





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Muttefek alejhiNëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tregoi Profetit ﷺ në mënyrë të çuditshme se, kur ishte në Abisini, kishte parë një kishë, të cilën e quanin Maria, ku kishte piktura (frymorësh), dekorime dhe portrete. Profeti ﷺ sqaroi shkaqet e vendosjes së këtyre pikturave, e në atë rast tha: "Ata njerëz që po i përmend, kur u vdes ndonjë burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore, ku falen dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla." Si dhe sqaroi se ai që e bën këtë është krijesa më e keqe tek Allahu i Lartësuar, sepse veprimi i tij shpie në shirk (idhujtari).
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Muttefek alejhiNë këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith urdhëron të ndryshohet e keqja, respektivisht gjithçka që Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar, gjë që duhet bërë sipas mundësive. Kështu, nëse sheh një të keqe, duhet ta ndryshojë me dorë, nëse ka forcë (ekzekutuese). E, nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij, respektivisht duke e ndaluar personin që po e vepron atë, duke ia shpjeguar dëmin e saj dhe duke e udhëzuar në mirësi, në vend të asaj të keqeje. Nëse nuk është në gjendje ta arrijë ndryshimin në këtë nivel, atëherë duhet ta ndryshojë me zemër, respektivisht duke e urryer këtë të keqe dhe duke vendosur që, po të ishte në gjendje ta ndryshonte, do ta bënte. Ndryshimi me zemër është niveli më i dobët i besimit në raport me ndryshimin e së keqes.
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një person pyeti: "O i Dërguari i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e kemi vepruar në periudhën paraislame?" Profeti ﷺ tha: “Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e sqaron vlerën e hyrjes në Islam, rrjedhimisht, kushdo që bëhet musliman, e zbaton mirë Islamin, është i sinqertë dhe e i çiltër; nuk do të llogaritet për gjynahet që ka bërë gjatë periudhës paraislame (para ardhjes së Profetit ﷺ). E, kushdo që bën keq në Islam, duke qenë hipokrit ose duke dezertuar nga feja; do të llogaritet për atë që ka bërë teksa ishte jobesimtar dhe për atë që ka bërë duke qenë musliman.
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: "Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet?" I Dërguari tha: "Po." Ai tha: "Betohem për Allahun se nuk do të shtoj asgjë."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që i fal pesë namazet e detyrueshme dhe nuk shton pos tyre asnjë namaz vullnetar, e agjëron Ramazanin dhe nuk agjëron vullnetarisht, beson se ajo që është hallall është e lejuar dhe e vepron atë si dhe beson se ajo që është haram është e ndaluar e i shmanget asaj, kësisoj do të hyjë në Xhenet.
Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se pastërtia e jashtme arrihet me abdes e gusël dhe ajo (pastërtia) është kusht i namazit. Thënia: "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) e rëndon peshoren", është falënderim ndaj Allahut të Lartësuar dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, të cilat do të peshojnë në Ditën e Kiametit dhe do ta mbushin peshoren e veprave. Thëniet: "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) janë dëlirësim i Allahut nga të gjitha mangësitë dhe përshkrim i Tij me cilësi të përkryera, që i përshtaten madhështisë së Tij, së bashku me dashurinë dhe madhërimin e Tij, gjë që e mbush hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. "Namazi është nur” për robin në zemrën e tij, në fytyrën e tij e në varrin e tij kur të ringjallet. "Lëmosha është dëshmi” dhe dëshmi për besimin e çiltër të besimtarit dhe për dallimin e tij nga hipokriti, i cili nuk jep, sepse nuk u beson premtimeve që përmenden për vlerën e saj. "Durimi është ndriçim", që nënkupton vetëpërmbajtjen nga mosdurimi dhe pakënaqësia. Është ndriçim që sjell nxehtësi dhe djegie, si drita e Diellit, sepse është i vështirë dhe kërkon që shpirti të përpiqet e ta ndalojë kundrejt asaj që dëshiron, kësisoj durimtari vazhdon të jetë i ndritur, i udhëzuar dhe vazhdon të jetë në të drejtën. (Durimi ndahet në tri lloje): durimi në bindje ndaj Allahut, durimi për të mos e kundërshtuar Atë dhe durimi përballë fatkeqësive dhe të gjitha llojeve të vështirësive në këtë botë. “Kurani është argument, për” duke e lexuar dhe vepruar sipas tij, “ose kundër teje” duke e lënë atë pa e jetësuar dhe pa e lexuar. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se të gjithë njerëzit japin mund, shpërndahen, zgjohen nga gjumi dhe largohen nga shtëpitë e tyre për punët e tyre të ndryshme: prej tyre ka që i përmbahen bindjes ndaj Allahut dhe çlirohen nga Zjarri, gjithashtu ka prej tyre që devijojnë prej kësaj dhe bien në mëkat, kështu që shkatërrohen duke hyrë në Zjarr.
Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e sqaron të drejtën e Allahut kundrejt njerëzve dhe të drejtën e njerëzve tek Allahu, e që e drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos i dënojë monoteistët (besimdrejtët) që nuk i bëjnë ortak Atij asgjë. Pastaj Muadhi tha: "O i Dërguar i Allahut! A nuk duhet t'i përgëzoj njerëzit, që ata të gëzohen e të zgazëllehen me këtë begati?" Kështu, Profeti ﷺ e ndaloi nga frika se mos i mbështeteshin asaj (duke i lënë veprat).
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?" Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Transmeton MuslimiNjë burrë e pyeti Profetin ﷺ për dy veçoritë: atë që e shkakton hyrjen në Xhenet dhe atë që e shkakton hyrjen në Zjarr? Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veçoria që shkakton hyrjen në Xhenet është që njeriu të vdesë duke e adhuruar vetëm Allahun dhe duke mos i bërë shok Atij. Ndërkaq, veçoria që shkakton hyrjen në Zjarr është që një person të vdesë duke i bërë shok Allahut diçka, kështu që i bën Allahut të barabartë e të ngjashëm ndokënd në të drejtën e Tij për t'u adhuruar, në zotrueshmërinë e Tij ose në emrat dhe cilësitë e Tij.
Sufjan ibën Abdullah Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Transmetojnë Muslimi dhe AhmediSahabiu, Sufjan ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ që t'i mësonte një thënie që përfshin në mënyrë gjithëpërfshirëse kuptimet e Islamit, në mënyrë që ai t'i përmbahej asaj dhe të mos pyeste askënd tjetër në lidhje me të. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "E veçoj Allahun me adhurim dhe i besoj Zotit tim, Krijuesit tim dhe të Adhuruarit tim të vërtetë, i Cili nuk ka shok. Më pas i nënshtrohet Allahut, duke iu bindur me kryerjen e obligimeve që ka ndaj Tij dhe duke i braktisur ndalesat e Tij, si dhe vazhdon në këtë rrugë.