





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Abdullah ibn Amër ibnul Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu do ta shpëtojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra (me mëkatet e tij), ku madhësia e secilit regjistër është aq sa shikon syri. Pastaj (Allahu) thotë: "A mohon diçka prej tyre? A të kanë bërë padrejtësi (melekët) e Mi shkruajtës e ruajtës?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj (Allahu) i thotë: "A ke arsyetim?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Atëherë (Allahu) i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." (Allahu) thotë: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri thotë: "O Zot, e çfarë është kjo skedë përballë gjithë këtyre regjistrave?!" (Allahu) thotë: "Ty nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me mëkate) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër të saj dhe fluturojnë regjistrat e rëndon skeda, dhe se nuk peshon me emrin e Allahut asgjë."
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn MaxheProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu do të zgjedhë - do të shpëtojë një njeri nga umeti i tij para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë, kështu që ai do të thirret që të japë llogari. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra, të cilët janë fletushka të veprave të tij të këqija që i bënte në këtë botë dhe gjatësia e çdo regjistri është aq e gjatë sa mund të shikojë syri. Pastaj Allahu i Lartmadhëruar thotë: "A mohon diçka prej asaj që është shkruar në këta regjistra?" A të kanë bërë padrejtësi melekët e Mi shkruajtës e ruajtës?" Ky njeri thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "A ke arsyetim për veprat që i ke bërë në këtë botë, fjala vjen, mos i ke bërë me harresë, gabimisht ose nga padituria. Ky njeri thotë: "Jo, o Zot! Nuk kam kurrfarë arsyetimi." Atëherë Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." Allahu i Lartmadhërishëm i thotë këtij njeriu: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri i habitur thotë: "O Zot! Sa do të peshojë kjo skedë përballë këtyre regjistrave?!" Allahu i Lartmadhëruar i thotë: "Nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me gjynahe) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër, ndërsa fluturon dhe rëndon ana në të cilën është skeda, kështu që Allahu e fal.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet dhe i tha: "Shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi dhe u kthye, pastaj tha: "Pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të (mundohet të) hyjë në të." Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Xheneti) me vështirësi. Sërish i tha: "Shko dhe shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me vështirësi, kështu që tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të." (Allahu) i tha: "Shko shikoje Zjarrin dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi atë, kur ja, ishte ndërtuar në shtresa një mbi një, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, askush nuk do (të dëshirojë) të hyjë në të!" Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Zjarri) me epshe. Sërish i tha: "Kthehu dhe shikoje!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me epshe, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të!"
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe NesaiuProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se, kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, i tha Xhibrilit (alejhi selam): "Shko në Xhenet dhe shikoje atë!" Kështu ai shkoi dhe e shikoi, e pastaj u kthye. Xhibrili tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kushdo që dëgjon për të dhe për begatinë, nderimet dhe mirësitë që i përmban, do të dëshirojë të hyjë në të e të punojë për të. Pastaj Allahu e rrethoi Xhenetin me gjëra të padëshiruara dhe me vështirësi, bie fjala, me: kryerjen e urdhrave dhe shmangien e ndalesave. Andaj, kushdo që dëshiron të hyjë në Xhenet, duhet t'i kalojë këto vështirësi. Pastaj Allahu i Larmadhëruar i tha: "O Xhibril! Shko shikoje Xhenetin, pasi e kam rrethuar me vështirësi!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, pastaj erdhi dhe tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të, për shkak të vështirësive që janë në rrugën drejt tij!" Ndërkaq, kur Allahu e krijoi Zjarrin, tha: "O Xhibril! Shko dhe shikoje atë!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, pastaj erdhi dhe Xhibrili tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kushdo që dëgjon për dënimin, mundimin dhe torturën që gjendet në të, do ta urrejë të hyjë në të, kështu që do të qëndrojë larg shkaqeve që çojnë drejt tij!" Më pas, Allahu i Lartmadhëruar e rrethoi Zjarrin dhe e bëri rrugën që çon tek ai (të përbërë) me epshe dhe kënaqësi. Pastaj tha: "O Xhibril, shko dhe shikoje atë!" Kështu, Xhibrili shkoi dhe e shikoi atë, pastaj u kthye dhe tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të shpëtojë prej tij, për shkak se është i rrethuar me epshe dhe kënaqësi."
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i shkroi hollësisht caktimet e të gjitha krijesave, të cilat do të ndodhin, përfshirë: jetën, vdekjen, riskun dhe gjëra të tjera. Këto i shkroi në Leuhul Mahfudh (Pllakën e Ruajtur Mirë) pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt dhe Tokën, të cilat do të ndodhin sipas asaj që ka paracaktuar Allahu i Lartmadhëruar. Çdo gjë që ndodh, ndodh me kadanë dhe kaderin e Allahut (caktimin dhe paracaktimin e Tij). Ajo që e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi të mos e godiste, ndërsa ajo që nuk e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi ta godiste.
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ ka tërhequr vërejtjen për lënien e namazit farz (të detyrueshëm) dhe ka thënë se ndërmjet njeriut dhe rënies në shirk e kufër është lënia e namazit, pasi namazi është shtylla e dytë e Islamit dhe rëndësia e tij është e madhe në Islam. Kush e lë atë duke e mohuar obligueshmërinë e tij, ka bërë kufër sipas konsensusit të muslimanëve. Edhe nëse e lë atë plotësisht nga pakujdesia dhe përtacia është jobesimtar. Për këtë gjë është transmetuar konsensusi i sahabëve (se ai është jobesimtar). E, nëse ndonjëherë e lë e ndonjëherë falet, atëherë ai i ekspozohet këtij kërcënimi të rëndë.
Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se besa dhe besëlidhja ndërmjet muslimanëve dhe të tjerëve, qofshin jobesimtarë, qofshin hipokritë, është namazi, e kushdo që e lë atë bën kufër.
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar ndalon të betohemi në baballarët, kështu që, kushdo që dëshiron të betohet, le të betohet vetëm në Allahun dhe të mos betohet në askënd tjetër. Pastaj Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se nuk ishte betuar qëkurse e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar një gjë të tillë, as qëllimisht e as duke e përmendur betimin e dikujt tjetër që është betuar në dikë tjetër përveç Allahut.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith përmendi se gjëja e parë që do të gjykohet mes njerëzve në lidhje me padrejtësinë që ua kanë bërë njëri-tjetrit në Ditën e Kiametit është gjaku, si: vrasja dhe plagët e shkaktuara.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: "Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?" Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta dy persona në këto dy varre po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh, sipas tyre, edhe pse tek Allahu është i madh. Sa i përket njërit prej tyre, ai nuk kujdesej për ruajtjen e trupit dhe rrobave nga urina kur e kryente këtë proces. Ndërkaq, tjetri bartte fjalë midis njerëzve, ku i transmetonte ato te të tjerët, me qëllim që të shkaktonte dëm, mosmarrëveshje dhe përçarje midis tyre.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Profeti ﷺ. - Asgjë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - i tha Profeti ﷺ. Enesi vazhdon: "Me asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e Profetit ﷺ: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Profetin ﷺ, Ebu Bekrin e Omerin, andaj shpresoj të jem me ta, në saje të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse nuk kam bërë vepra (të mira) sikurse ata."
Muttefek alejhiNjë beduin që jetonte në shkretëtirë e pyeti Profetin ﷺ se kur do të ndodhë Kiameti. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "Çfarë veprash të mira ke përgatitur për atë Ditë?" Pyetësi tha: "Nuk kam përgatitur ndonjë vepër të madhe për atë Ditë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ai nuk përmendi ndonjë adhurim tjetër të zemrës, trupit ose të financave, sepse të gjitha janë degë të dashurisë që rrjedhin prej dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe se dashuria e sinqertë e motivon njeriun të përpiqet të bëjë vepra të mira. Kësisoj Profeti ﷺ i tha: "Ti do të jesh në Xhenet me atë që ke dashur." Shokët e Profetit ﷺ u gëzuan skajshmërisht me këtë sihariq. Pastaj Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se e do Profetin ﷺ, Ebu Bekrin dhe Omerin, si dhe shpreson të jetë me ta (në Xhenet), edhe nëse veprat e tij nuk ishin si veprat e tyre.