





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përsëritet Kurani dhe të lexohet vazhdimisht, që të mos harrohet pasi është mësuar përmendsh në kraharor, dhe këtë e vërtetoi me betim, se Kurani largohet më shpejt nga kraharori sesa devetë e lidhura me litarë në mes të krahut. Nëse njeriu e përsërit atë, e kap (dhe e ruan), e, nëse e lëshon (nuk e përsërit), largohet dhe humbet.
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve."
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani më i mirë dhe me shkallën më të lartë tek Allahu është ai që e mëson Kuranin: për ta lexuar, e memorizon, e lexon ngadalë dhe qartë, si dhe i mëson çështjet e fikhut dhe të tefsirit që lidhen me të, si dhe ua mëson të tjerëve njohuritë që i ka rreth Kuranit dhe i jetëson (urdhrat e tij).
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ përmes këtij hadithi ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), e kështu të bëhen si varreza, në të cilat nuk falet namazi. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ ka njoftuar se kushdo që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, Allahu do t'i mjaftojë atij nga çdo gjë e keqe dhe çdo gjë që e urren. Po ashtu është thënë (si mendim se): i mjaftojnë kundrejt namazit të natës; i mjaftojnë kundrejt dhikreve të tjera; ato janë ajetet më të pakta që mjaftojnë për leximin e Kuranit gjatë namazit të natës dhe janë dhënë edhe mendime të tjera. Të gjitha mendimet që u përmendën janë të sakta dhe kjo shprehje i ngërthen në vete.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”
Transmeton TirmidhiuProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se çdo musliman që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Pastaj këtë gjë e sqaroi me fjalën e tij: "Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete”, pra këto tri shkronja janë të barabarta me tridhjetë të mira.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje."
Transmeton MuslimiAishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ i kushtonte shumë rëndësi përmendjes së Allahut të Lartësuar dhe se ai e përmendte Allahun e Lartësuar në çdo kohë, vend dhe situatë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam ndarë përgjysmë mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon. Kur robi thotë: "Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-Rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi." Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", - një herë pati thënë: "Robi Im më besoi çdo gjë të tij." Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon." Kur robi thotë: "Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dal-lin", Allahu thotë: "Kjo i përket robit Tim dhe atij i takon ajo që ka kërkuar.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar në hadithin kudsi thotë: "Në namaz e ndava suren el Fatiha përgjysmë mes Meje dhe robit Tim: gjysma është për Mua e gjysma është për të." Gjysma e parë është falënderim, lavdërim dhe madhërim kushtuar Allahut, për të cilin Allahu jep shërblim të madh. Gjysma e dytë është përgjërim dhe lutje, të cilit Allahu i përgjigjet e i jep çfarë kërkon. Kur namazliu të thotë: "Elhamdulil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi" e më falëderoi dhe kjo, njëherazi, është miratim nga ana e tij për Mua se Unë i begatoj të gjitha krijesat. Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", e ky është nderim i gjerë. Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim." Gjysma e parë e këtij ajeti është për Allahun, e cila është: "Ijjake nabudu - Vetëm Ty të adhurojmë", që nënkupton veçimin e Allahut me adhurim dhe duke iu përgjigjur me ibadet, e me të përfundon gjysma që i takon Allahut. Gjysma e dytë e ajetit është për robin: "ue ijjake nestein - vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë", që nënkupton kërkimin e ndihmës prej Allahut dhe është premtim prej Tij për ndihmë. E, kur ai thotë: “Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dalin - Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!", Allahu thotë: "Ky është përgjërim dhe lutje nga robi Im, e robit Tim i takon ajo që kërkoi, ndërsa Unë iu përgjigja lutjes së tij."
Seid ibn Musejebi ka përcjellë nga babai i tij se ka thënë: “Profeti (paqja qoftë mbi të!) shkoi tek Ebu Talibi kur ai ishte në prag të vdekjes dhe pranë tij gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebi Umeje ibn Mugiren. Ai i tha: ‘O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah” që me këtë fjalë të ndërmjetësoj për ty tek Allahu!' Menjëherë Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeje i thanë: ‘A do të braktisësh fenë e Abdulmutalibit!’ Profeti (paqja qoftë mbi të!) vazhdoi t’ia parashtronte kërkesën e tij dhe ndërkohë ata të dy vazhdonin t’ia përsërisnin fjalët e tyre, derisa fjalët e fundit që Ebu Talibi u tha atyre ishin se ai i qëndronte fesë së Abdulmutalibit dhe refuzoi të thoshte “la ilahe il-lallah”. Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Betohem për Allahun se do të vazhdoj të kërkoj falje për ty për sa kohë që nuk më ndalohet ta bëj!' Atëherë Allahu shpalli: “Nuk i takon profetit dhe atyre që kanë besuar që të kërkojnë falje për idhujtarët.” (Teube,113) Allahu shpalli gjithashtu lidhur me Ebu Talibin dhe i tha të dërguarit të Tij: “Ti nuk udhëzon kë të duash, por Allahu është Ai që udhëzon kë të dojë.” (Kasas, 56)
Muttefek alejhiProfeti (paqja qoftë mbi të!) shkoi te xhaxhai i tij në kohën që ai po jepte shpirt dhe i tha: “O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah” që unë të dëshmoj për ty para Allahut për këtë fjalë!" Në këtë çast, Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn ebi Umeje thanë: “O Ebu Talib, po e braktis fenë e babait tënd Abdulmutalibit?! (E cila konsistonte në adhurimin e idhujve.) Ata vazhduan t’i flisnin atij, derisa fjalët e tij të fundit që tha ishin se ai i qëndronte fesë së Abdulmutalibit, fesë së politeizmit dhe idhujtarisë. Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: “Unë do të kërkoj falje për ty përderisa Zoti im nuk më ndalon ta bëj." Sakaq, Allahu i Madhëruar shpalli: “Nuk i takon Profetit dhe atyre që kanë besuar që të kërkojnë falje për idhujtarët edhe nëse ata janë të afërm, kur u është bërë e qartë se ata janë nga banorët e Zjarrit.” (Teube,113) Lidhur me Ebu Talibin, u shpall: “Ti nuk udhëzon kë të duash, por Allahu është Ai që udhëzon kë të dojë. Ai e di më mirë se cilët janë të udhëzuarit.” (Kasas,56) Pra, ti nuk e udhëzon dot atë që ti do që të udhëzohet. Ti ke për detyrë vetëm të kumtosh. Allahu është Ai që udhëzon kë të dojë.
Nga Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël. Shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin është si shembulli i borzilokut, i cili ka aromë të mirë, por shijen e ka të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër, i cili nuk ka aromë, por dhe shijen e ka të hidhur.”
Muttefek alejhiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur llojet e njerëzve lidhur me leximin e Kuranit dhe përfitimin prej tij: Lloji i parë: Besimtari që e lexon Kuranin dhe përfiton prej tij. Ky besimtar është si fruti i qitros, i cili ka shije të mirë, aromë të këndshme, ngjyrë të bukur dhe vlera të shumta. Ai e lexon Kuranin dhe i sjell dobi robërve të Allahut. Lloji i dytë: Besimtari që nuk e lexon Kuranin. Ky besimtar është si fruti i hurmës, i cili ka shije të ëmbël, por nuk ka aromë. Pra, në zemrën e tij ka besim siç ka ëmbëlsi në brendësinë dhe në shijen e frutit të hurmës. Por, ky besimtar duke mos e lexuar Kuranin nuk i qetëson njerëzit me leximin e tij, ashtu sikurse fruti i hurmës, që nuk ka aromë të cilën mund ta nuhasin njerëzit. Lloji i tretë: Hipokriti që e lexon Kuranin. Ai është si borziloku, i cili ka aromë të këndshme, por shija e tij është e hidhur. Pra, hipokriti nuk e ka përmirësuar zemrën e tij me besim dhe nuk e ka zbatuar Kuranin. Megjithatë ai shfaqet para njerëzve si besimtar. Aroma e këndshme e borzilokut ngjason me leximin e Kuranit, ndërsa shija e tij e hidhur ngjason me mosbesimin e hipokritit. Lloji i katërt: Hipokriti që nuk e lexon Kuranin. Ai është si kungulli i egër, i cili nuk ka aromë dhe shijen e ka të hidhur. Mungesa e aromës së kungullit të egër i përngjan mungesës së leximit të Kuranit. Ndërsa shija e tij e hidhur i përngjan shijes së hidhur të mosbesimit të hipokritit. Pra, brendësia e hipokritit është e zbrazët nga besimi, ndërsa e jashtmja e tij jo vetëm që nuk sjell dobi, por është edhe e dëmshme.