





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibën Sahri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kur t'ju ndaloj nga diçka, largohuni prej saj, kurse atë që jua urdhëroj, bëjeni, aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve të tyre."
رواه البخاري ومسلمI Dërguari i Allahut ﷺ na ka sqaruar se kur na ndalon nga diçka, është detyrë për ne ta shmangim atë pa përjashtim, sikundër që, kur na urdhëron për diçka, duhet ta bëjmë atë sipas mundësisë. Pastaj na paralajmëroi që të mos bëhemi si disa nga popujt e mëparshëm, të cilët i shtronin shumë pyetje të dërguarve të tyre, duke i kundërshtuar ata; kështu Allahu i ndëshkoi me lloje të ndryshme shkatërrimi dhe dëmtimi. Prandaj, nuk duhet të jemi si ata, e të shkatërrohemi ashtu siç ata u shkatërruan.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë. Ai u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve, duke thënë: “O të dërguar! Hani të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (Kuran, 23:51) Si dhe: “O besimtarë! Hani ushqimet e lejuara që jua kemi dhënë.” (Kuran, 2:172) Pastaj, (Profeti) përmendi një njeri që kishte udhëtuar gjatë, flokëshprishur e i pluhurosur, kishte ngritur duart lart duke thënë: 'O Zot! O Zot!' Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t'i pranohet lutja?!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se Allahu është i pastër dhe i shenjtë, i paprekshëm nga mangësitë dhe të metat dhe se Ai posedon cilësitë e përsosura. Ai pranon vetëm veprat, fjalët dhe bindjet që janë të pastra, respektivisht që janë të sinqerta për Allahun dhe në përputhje me udhëzimin e Profetit ﷺ. Nuk duhet të afrohemi tek Allahu me diçka tjetër përveç kësaj. Ndër gjërat më të rëndësishme që e bëjnë veprën e një besimtari të mirë është ushqimi i tij i pastër dhe hallall. Kjo bën që vepra e tij të jetë e pranuar. Për këtë arsye, Allahu i ka urdhëruar besimtarët me të njëjtën gjë që ka urdhëruar të dërguarit: për të ngrënë hallall dhe për të bërë vepra të mira. Ai ka thënë: "O të dërguar! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!" (El Muminun, 51) Po ashtu ka thënë: "O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që jua kemi dhuruar." (El Bekare, 172) Pastaj, Profeti ﷺ paralajmëroi kundër ngrënies së haramit, e cila e prish veprën dhe pengon pranimin e saj, sado që të përpiqet njeriu të plotësojë shkaqet e dukshme për pranimin e veprës, siç janë: Së pari: udhëtimi i gjatë për akte adhurimi, si: haxhillëku, xhihadi, mbajtja e lidhjeve farefisnore dhe të tjera të ngjashme. Së dyti: flokët e shprishur nga moskrehja, ndryshimi i ngjyrës së tij dhe i rrobave të tij nga pluhuri, pra, ai gjendet në një situatë të rënduar dhe të mjeruar. Së treti: ngre duart drejt qiellit duke bërë lutje. Së katërti: i drejtohet Allahut duke e lutur përmes emrave të Tij dhe ngulmon në këtë: “O Zot! O Zot!” Megjithëse i ka plotësuar këto shkaqe për pranimin e lutjes, lutja e tij nuk merr përgigje. Kjo, sepse ushqimi, pija dhe veshja e tij ishin nga harami, si dhe ishte ushqyer me haram. Prandaj, është e largët që t’i pranohet lutja dikujt që është në këtë gjendje. E si mund t’i pranohet?!
Ebul Abasi, Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa të të Dërguarit të Allahut ﷺ më tha: “O djalosh, po t'i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, edhe nëse të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të munden të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjelltas; nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” Në një transmetim tjetër, krahas të Tirmidhiut, thuhet: “Ruaje Allahun, që ta kesh para vetes! Bëhu i njohur tek Allahu kur të jesh në rehati, që të të njohë kur të jesh në vështirësi! Gjithashtu, dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste. Po ashtu, ta dish se fitorja është me durimin, çlirimi me mundimin dhe vështirësia me lehtësimin.”
رواه الترمذي وغيرهIbën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë kur ishte i vogël kishte hipur (mbi kafshë) me Profetin ﷺ dhe ai i tha: "Unë po të mësoj disa çështje dhe gjëra, përmes të cilave Allahu do të të bëjë dobi: Ruaje Allahun duke i ruajtur urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij, në mënyrë që Ai të të gjejë duke bërë adhurime e të mos gjejë duke bërë mëkate. E, nëse e bën këtë, shpërblimi yt do të jetë që Zoti të të ruajë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, si dhe do të të ndihmojë në punët e tua kudo që të shkosh. Nëse dëshiron të lypësh diçka, lypi vetëm Allahut, sepse vetëm Ai u përgjigjet kërkesave të atyre që e lusin. Nëse dëshiron ndihmë, mos e kërko prej askujt pos Allahut. Duhet të jesh i bindur se nuk do të kesh asnjë dobi, edhe nëse të gjithë njerëzit e tokës mblidhen për të të bërë ndonjë dobi, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nuk do të të ndodhë asnjë e keqe, edhe nëse të gjithë njerëzit e tokës mblidhen për të të bërë ndonjë dëm, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Kjo çështje është caktuar nga Allahu i Lartmadhëruar dhe është vendosur sipas asaj që përkon me urtësinë dhe diturinë e Tij, e nuk ka ndryshim të asaj që ka caktuar Ai. Ai që e ruan Allahun duke i ruajtur urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, atëherë Allahu i Lartësuar do të jetë përpara robit, e di gjendjen e tij, e ndihmon dhe e përkrah. Nëse besimtari i bindet Allahut në rehati, Allahu do t’i bëjë atij në kohë vështirësish rrugëdalje dhe lehtësim. Çdo njeri le të jetë i kënaqur me atë që Allahu ia ka caktuar, qoftë e mirë apo e keqe. Gjatë sprovave dhe vështirësive, njeriu duhet të durojë, sepse durimi është çelësi i lehtësimit; kur vështirësia bëhet e rëndë, lehtësimi vjen nga Allahu, dhe kur vjen vështirësia, Allahu e pason atë me lehtësim.
Nga Ebu Amër ose Ebu Amra Sufjan ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ka thënë: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Transmeton MuslimiSahabiu, Sufjan ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ që t'i mësonte një thënie që përfshin në mënyrë gjithëpërfshirëse kuptimet e Islamit, në mënyrë që ai t'i përmbahej asaj dhe të mos pyeste askënd tjetër në lidhje me të. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "E veçoj Allahun me adhurim dhe i besoj Zotit tim, Krijuesit tim dhe të Adhuruarit tim të vërtetë, i Cili nuk ka shok. Më pas i nënshtrohet Allahut, duke iu bindur me kryerjen e obligimeve që ka ndaj Tij dhe duke i braktisur ndalesat e Tij, si dhe vazhdon në këtë rrugë.
Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i tha: “Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? Ai tha: “Po.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që i fal pesë namazet e detyrueshme dhe nuk shton pos tyre asnjë namaz vullnetar, e agjëron Ramazanin dhe nuk agjëron vullnetarisht, beson se ajo që është hallall është e lejuar dhe e vepron atë si dhe beson se ajo që është haram është e ndaluar e i shmanget asaj, kësisoj do të hyjë në Xhenet.
Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Ai tha: “Vërtet ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë vetëm për atë të cilit Allahu ia lehtëson: ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar asgjë në adhurim, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh haxhillëkun.” Pastaj tha: “A dëshiron të të udhëzoj drejt dyerve të së mirës? Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës.” Pastai lexoi: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Kuran 32:16-17) Më pas tha: “A të të tregoj për kreun, shtyllën dhe kulmin e çështjes?” Thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi.” Më tej shtoi: “A dëshiron të të tregoj për boshtin e të gjitha këtyre?” Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: “Ruaje këtë!” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe për atë që themi u marrkemi në llogari?!” Ai më tha: “Mos të pastë nëna, o Muadh! S’e ditke se njerëzit do të hidhen me fytyrë (në Zjarr) vetëm për shkak të asaj që korrin me gjuhët e tyre?!”
Transmeton TirmidhiuMuadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha me Profetin ﷺ gjatë një udhëtimi dhe një mëngjes isha afër tij teksa po ecnim, kështu që i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Në atë rast Pejgamberi i tha: "Më ke pyetur për një vepër, veprimi i së cilës është i rëndë për shpirtrat, por ajo është e lehtë dhe e thjeshtë për atë që Allahu ia lehtëson; kryeji obligimet e Islamit!" E para: ta adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh asgjë në adhurim. E dyta: t'i falësh pesë namazet farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahun, drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. E treta: të japësh zekatin e detyrueshëm, që është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. E katërta: të agjërosh muajin e Ramazanit, i cili nënkupton vetëpërmbajtjen nga ushqimi, pija dhe gjërat e tjera që e prishin agjërimin, me qëllim adhurimi, nga agimi deri në perëndim të diellit. E pesta: të kryesh haxhillëkun (pelegrinazhin) në Shtëpinë e Shenjtë duke pasur si qëllim udhëtimin drejt Mekës për kryerjen e riteve të haxhit, në formë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ tha: "A të të tregoj për rrugën që të çon te dyert e mirësive? Obligimet fetare t'i shoqërosh me vepra vullnetare (nafile): Së pari: Agjërimi vullnetar, i cili është një pengesë për rënien në gjynahe, duke e thyer epshin dhe duke dobësuar forcën (që çon në gjynahe). Së dyti: Lëmosha vullnetare e cila shuan mëkatin pas kryerjes së tij, e largon atë dhe fshin gjurmën e tij. Së treti: namazi i natës në një të tretën e fundit të natës. Pastaj Profeti ﷺ e lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar: "Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre (me namaz, dhikër lexim të Kuranit dhe lutje) me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ta (në jetën tjetër dhe në Xhenet), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë." Pastaj Profeti ﷺ tha: A të tregoj për bazën e fesë, shtyllën në të cilën mbështetet dhe kulmin e saj? Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: "Patjetër, o i Dërguari i Allahut." Profeti ﷺ tha: "Kreu i çështjes është Islami, i cili përfshin dy dëshmitë (dy shehadetet), me të cilat njeriu fiton bazën e fesë." Shtylla e Islamit është namazi, pasi nuk ka Islam pa namaz, ashtu siç nuk mund të ketë shtëpi pa shtylla. Atij që falet, i forcohet dhe i lartësohet fetaria. Lartësimi i fesë arrihet përmes xhihadit, duke dhënë mund në luftën kundër armiqve të fesë për të lartësuar fjalën e Allahut. Pastaj Profeti ﷺ tha: "A dëshiron të të tregoj për mënyrën më të saktë dhe më të përkryer për atë që thamë?" E kapi gjuhën e tij (me dorë) dhe tha: "Ndaloje këtë dhe mos fol për atë që nuk të përket!" Muadhi tha: "A do të na ndëshkojë dhe do të na marrë në llogari Zoti ynë për gjithçka që flasim?!" Profeti ﷺ tha: "Mos të pastë nëna!" Këtu nuk është qëllimi të bëhet lutje kundër tij, por kjo është një shprehje arabe që shërben për të tërhequr vëmendjen ndaj një çështjeje që duhet ta kishte kuptuar dhe ditur. Pastaj Profeti ﷺ tha: “A ka diçka tjetër që i hedh njerëzit dhe i rrëzon me fytyrë në Zjarr, përveçse të korrat e gjuhëve të tyre" si: kufri, akuza e rrejshme, fyerja, përgojimi, bartja e fjalëve, shpifja dhe gjëra të tjera të ngjashme me to.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë: “Vërtet Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe ato të këqija, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe.”
رواه البخاري ومسلم في صحيحيهما بهذه الحروفProfeti ﷺ sqaron në këtë hadith se Allahu i caktoi veprat e mira e të këqijat dhe ua sqaroi dy melekëve se si t'i shkruajnë ato: Kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të mirë, do t'i shënohet një vepër e mirë, edhe nëse nuk e bën, e, nëse e bën, do t'i shënohet dhjetëfish deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Shtimi i shpërblimit është sipas sinqeritetit që është në zemër dhe tejkalimit të dobisë (së asaj vepre te të tjerët) e kështu me radhë. Dhe kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të keqe, pastaj e lë atë për hir të Allahut, i shënohet një vepër e mirë. E, nëse e lë atë për shkak se ishte i angazhuar, duke mos bërë shkaqet për veprimin e saj, atëherë nuk i shënohet gjë. Ndërkaq, nëse e ka lënë për shkak se nuk ka mundur ta bëjë, atëherë i shënohet nijeti (që e ka pasur për ta bërë), e, nëse e ka bërë, i shënohet një vepër e keqe.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Unë i kam shpallur luftë atij që armiqëson një mik Timin. Gjërat më të dashura tek Unë, e me të cilat më afrohet robi janë ato që ia kam obliguar. Ai vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua, e, kur ta dua, i bëhem dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin sheh, dora me të cilën prek dhe këmba me të cilën ecën. Nëse më kërkon diçka, ia jap dhe, nëse më kërkon mbrojtje, e mbroj."
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ ka treguar në hadithin kudsij se Allahu i Lartësuar ka thënë: ''Atij që e lëndon një mik Timin, e zemëron dhe e urren, ia kam bërë të ditur dhe ia kam shpallur armiqësinë Time.'' Miku i Allahut (velij) është besimtari i devotshëm. Sipas shkallës së imanit dhe devotshmërisë që ka robi, është edhe hisja e tij nga miqësia e Allahut. Muslimani nuk i afrohet Zotit të tij me asgjë më të dashur për Të sesa me atë që Ai ia ka bërë obligim: kryerjen e adhurimeve dhe lënien e harameve. Pastaj, muslimani vazhdon t’i afrohet Zotit të tij me veprat vullnetare, bashkë me obligimet, derisa të fitojë dashurinë e Allahut. Kur Allahu e do robin e Tij, Ai e udhëzon dhe e drejton kah e mbara në këto katër gjymtyrë: I drejton dëgjimin kah e mbara e ai dëgjon vetëm ato fjalë që kënaqin Allahun. I drejton shikimin kah e mbara e ai sheh vetëm atë që Allahu do dhe pëlqen të shihet. I drejton dorën kha e mbara e ai bën me dorën e tij vetëm atë që i pëlqen Allahut. I drejton këmbën kah e mbara e ai shkon vetëm atje ku i pëlqen Allahut dhe vetëm te punët e mira. Veç kësaj, nëse Ai i kërkon diçka Allahut, Ai ia jep atë atij. Kështu, ai bëhet njeri që i pranohet lutja. E nëse kërkon mbrojtjen e Allahut, Ai e mbron atë nga gjërat që i frikësohet.
Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”
رويناه في كتاب الحجة بإسناد صحيحProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu nuk e ka plotësuar imanin që i kërkohet, derisa dashuria e tij të jetë në përputhje me atë që ka sjellë Profeti ﷺ, qoftë nga urdhrat, ndalesat e gjëra të tjera. Pra ta dojë atë që ai e ka urdhëruar dhe ta urrejë atë që ai e ka ndaluar.