





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit. Ajo, për të cilën thotë se është Xheneti, në realitet është Zjarri. Po ju paralajmëroj për të (Dexhalin) ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith u tregoi shokëve të tij për Dexhalin, karakteristikat dhe shenjat e tij, gjëra që asnjë pejgamber para tij nuk i kishte treguar. Ndër këto gjëra janë: Ai është i verbër në njërin sy. Allahu do t'ia mundësojë që të ketë me vete diçka që i ngjason xhenetit dhe zjarrit, sipas asaj që shihet me sy. Por, xheneti i tij është zjarr dhe zjarri i tij është xhenet. Kushdo që i bindet, do ta fusë në këtë xhenet, sipas asaj që shohin njerëzit, por ai në fakt është zjarr i përcëllues, sikundër që, kushdo që nuk i bindet, do të futet në zjarr, sipas asaj që shohin njerëzit, por, në fakt, është xhenet i këndshëm. Pastaj Profeti ﷺ na tërhoqi vërejtjen nga sprova e Dexhalit, ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!"
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu i ngjan mikut dhe shokut të tij të ngushtë në sjelljen e zakonet e tij dhe se kjo miqësi ndikon në moralin, sjelljen dhe veprimet e njeriut. Për këtë arsye Profeti ﷺ udhëzoi të përzgjidhet miku, sepse ai e udhëzon shokun e tij drejt besimit, udhëzimit dhe mirësisë dhe është ndihmë për shokun e tij.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë sprova si copëzat e natës së errët, në atë kohë njeriu do të gdhihet besimtar, e do të ngryset jobesimtar, ose do të ngryset besimtar e do të gdhihet jobesimtar: e shet fenë për një interes të dynjasë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith e nxit besimtarin që të shpejtojë dhe të bëjë sa më shumë vepra të mira para se ato të bëhen të pamundura për shkak të preokupimit me shfaqjen e sprovave dhe dyshimeve që e pengojnë besimtarin nga kryerja e punëve të mira. Këto sprova janë si errësira e natës, në të cilën e vërteta përzihet me të kotën dhe për rrjedhojë bëhet e vështirë për njerëzit të bëjnë dallimin mes tyre. Ato janë aq të rënda saqë njeriu çoroditet deri në atë pikë sa në mëngjes është besimtar e në mbrëmje bëhet jobesimtar, si dhe në mbrëmje është besimtar, ndërsa në mëngjes bëhet jobesimtar, duke e braktisur fenë e tij për shkak të kënaqësive kalimtare të kësaj dynjaje.
Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri i frikësuar tek ajo duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). I thashë: "O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?" - “Po, nëse përhapet paturpësia”, - u përgjigj ai.
Muttefek alejhiProfeti ﷺ hyri te Zejneb bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i frikësuar duke thënë: “La ilahe il-lallah!" - duke sinjalizuar me këtë se do të ndodhë diçka e keqe dhe se nuk ka shpëtim prej saj veçse duke iu drejtuar Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ tha: "Mjerë arabët nga sherri që u është afruar të ndodhë! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve." Respektivisht diga që ndërtoi Dhulkarnejni sa kjo - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). Zejnebja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Si, vallë, të na shkatërrojë Allahu, kur në mesin tonë ka besimtarë të drejtë?" Profeti ﷺ i tha: "Nëse shtohet paturpësia, si: dhënia pas epsheve, shthurja, mëkatet, zinaja, alkooli dhe gjëra të tjera, atëherë të gjithë do të shkatërrohen."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."
Transmetojnë Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se sprovat dhe provimi nuk pushojnë kurrë për besimtarin e besimtaren, në vetet e tyre: shëndetin dhe trupin, fëmijët: në aspektin e sëmundjes, vdekjes, mosbindjes ose të tjera, dhe në pasuri: varfëri, zhdukje të tregtisë, vjedhje, ngecje në jetesë dhe vështirësi në furnizim, derisa Allahu përmes këtyre sprovave t'ia shlyejë të gjitha mëkatet, që, kur ta takojë Allahun, të jetë i pastër nga të gjitha mëkatet që i ka kryer.
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe AhmediProfeti ﷺ ndaloi që muslimani të thotë gjatë të folurit të tij: “Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!" Ose: "Siç dëshiron Allahu dhe filani!!" Kjo është për shkak se dëshira dhe vullneti i Allahut janë absolut, ku askush nuk është bashkëpjesëmarrës me Të në to. Kur të përdoret lidhëza "dhe" - (ar. ve), lë për të kuptuar bashkëpjesëmarrjen e ndokujt me Allahun ose barazimin mes tyre. Por, të thotë: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!" Kësisoj, dëshirën e njeriut e bën pasuese të dëshirës së Allahut, me ndajfoljen "pastaj", - (ar. thumme), në vend të lidhëzës "dhe", për faktin se ndajfolja "pastaj" tregon për diçka që vjen dhe e pason një gjë më pas.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do t'i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush: pëllëmbë për pëllëmbe, e kut për kuti. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, ju do t'i ndiqnit.” Ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën se do t'i ndjekim hebrenjtë dhe të krishterët?" Ai tha: “E kë tjetër?”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na tegon se si do të jetë gjendja e disa pjesëtarëve të umetit të tij pas vdekjes së tij, të cilët do të ndjekin rrugën e hebrenjve dhe të krishterëve në besimet, veprimet, zakonet dhe traditat e tyre, duke i ndjekur me shumë kujdes, pëllëmbë për pëllëmbe, kut për kuti. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, ata do të hynin pas tyre.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre, por edhe ai që thërret në lajthitje, do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që i udhëzon dhe i nxit njerëzit drejt një rruge në të cilën ka hak (të vërtetë) dhe mirësi, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, do të ketë shpërblim të ngjashëm me atë të atyre që e pasojnë, pa iu zvogëluar shpërblimi i këtyre të fundit. Po ashtu, ai që i udhëzon e i përudh njerëzit drejt një rruge të kotë dhe të keqe që përmban mëkat dhe të bërët keq ose diçka që nuk lejohet, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, atëherë ai do ta bartë barrën e barabartë të mëkatit të atyre që e ndjekin, pa u zvogëluar asgjë nga mëkatet e tyre.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër tijeras (besimit në ogure të zeza), që nënkupton besimin në ndjelljen e së keqes të diçkaje që dëgjohet ose shihet, përfshirë zogjtë, kafshët, njerëzit me të meta, numrat, ditët etj. Fjala tijera, që nënkupton besimin në ogure të zeza, rrjedh nga fjala “tajr”, që do të thotë “zog”, sepse në periudhën paraislame, arabët, kur dëshiron të bënin ndonjë punë, qoftë udhëtim e tregti, qofshin gjëra të tjera, e kishin zakon të lëshonin një zog. Nëse ai fluturonte në anën e djathtë, atëherë kishin mendim të mirë dhe nisnin punën që ia kishin mësyrë. Por, nëse zogu fluturonte në anën e majtë, atëherë mendonin se kjo ishte një shenjë ogurzezë, prandaj hiqnin dorë nga ajo punë. Profeti ﷺ tregoi se kjo është shirk. Besimi në ogure të zeza është shirk, për faktin se askush nuk e sjell të mirën përveç Allahut dhe askush nuk e largon të keqen përveç Tij, të Vetmit, i Cili nuk ka ortak. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se njëfarë mendimi ogurzi mund ta godasë zemrën e një muslimani, por ai duhet ta largojë atë duke u mbështetur tek Allahu dhe duke i marrë masat.