





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Përcillet nga Abdullah ibn Esh-Shikhir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "Shkova te i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) me delegacionin e Beni Amirit dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai tha: ‘Zotëria është Allahu!’ Ne i thamë: ‘Ti je më i virtytshmi dhe më superiori ndër ne!’ Ai tha: ‘Mund t'i thoni këto fjalë ose një pjesë të tyre, mirëpo kurrsesi mos e lejoni djallin që t'ju përdorë!’”
Transmetojnë Ebu Davudi dhe AhmediNjë grup njerëzish shkuan te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe kur mbërritën tek ai, e lavdëruan me disa fjalë që ai (paqja qoftë mbi të!) nuk i pëlqeu. Ata i thanë: "Ti je zotëria ynë" Ai (paqja qoftë mbi të!) tha: "Zotëria është Allahu!" Atij i takon zotërimi dhe sundimi i plotë mbi krijesat e Tij, ndërsa krijesat janë robërit e Tij. Ata i thanë: "Ti je më i virtytshmi ndër ne." D.m.th. më i larti ndër ne në pozitë, në fisnikëri dhe në veçori. Dhe: "Ti je më superiori ndër ne." Domethënë: ti je më superiori ndër ne, në bamirësi, në madhështi dhe në pozitë. Pastaj Profeti (paqja qoftë mbi të!) i këshilloi që të thonin fjalët e tyre të zakonshme dhe të mos viheshin në siklet në përzgjedhjen e fjalëve, si dhe të bënin kujdes gjithashtu që djalli të mos i shtynte drejt ekstremizmit dhe kalimit të caqeve, duke rënë në gjëra të paligjshme si shirku dhe mjetet që të çojnë në shirk.
Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se ka thënë: "Mëngjesin e Akabesë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndërsa qëndronte mbi devenë e tij, më tha: ‘Kap disa guralecë për mua!’ Unë kapa për të shtatë guralecë të vegjël sa gurët që përdoren për të qëlluar. Ai i shkundi ato në dorën e tij dhe tha: ‘Si këta gurët përdorni për të hedhur!’ Mandej, ai tha: ‘O njerëz, ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga ekstremizmi në fe!’”
Transmetojnë Ibn Maxhe, Nesaiu dhe AhmediIbën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se ai ishte me të Dërguarin e Allahut (paqja qofët mbi të!) në haxhin e lamtumirës, ditën e kurbanit në mëngjesin e hedhjes së gurëve te Xhemereja e Akabesë. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) e urdhëroi të mblidhte për të gurët e Xhemeres dhe ai mori për të shtatë gurë të vegjël, ku secili prej tyre ishte sa një qiqër apo sa një lajthi. Profeti (paqja qoftë mbi të!) i vuri në dorën e tij dhe pasi i shkundi tha: "Gjuani me gurë të kësaj madhësie!" Mandej Profeti (paqja qoftë mbi të!) paralajmëroi ruajtjen nga ekstremizmi, rreptësia dhe tejkalimi i caqeve në çështjet e fesë, ngase popujt e mëparshëm u shkatërruan pikërisht për shkak të tejkalimit të caqeve dhe ekstremizmit në fe.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk transmetohet vetvetiu te tjetri. Oguret nuk ndikojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Muaji i Seferit nuk është muaj ters. E, sa i përket të lebrosurit, ik prej tij siç ikën prej luanit!”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar disa çështje të kohës paraislame (xhahilietit), si paralajmërim ndaj tyre dhe si shpjegim se çështja është në dorë të Allahut dhe se asgjë nuk ndodh pa urdhrin dhe caktimin e Tij. Këto gjëra janë: E para: njerëzit e kohës paraislame besonin se sëmundja ishte ngjitëse vetvetiu, kështu që Profeti ﷺ ndaloi të besohet se sëmundja transmetohet vetvetiu nga i sëmuri te të tjerët, për faktin se Allahu është Ai që e ka në dorë universin dhe është Ai që e lëshon sëmundjen dhe e largon, dhe këto ndodhin vetëm me vullnetin dhe caktimin e Tij. Së dyti: nëse njerëzit e kohës paraislame dilnin për udhëtim ose tregti, i trembnin zogjtë: nëse fluturonin djathtas, e merrnin si shenjë të mirë, e, nëse fluturonin majtas, e quanin si shenjë tersi dhe ktheheshin, kështu që Profeti ﷺ ndaloi që njeriu ta konsiderojë ters veprimin e zogjve dhe sqaroi se ky është besim i kotë. Së treti: njerëzit e kohës paraislame thoshin se, nëse kukuvajka ulet në një shtëpi, familjes së saj do t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi, kështu që Profeti ﷺ e ndaloi që njerëzit ta quajnë ters këtë gjë. E katërta: e ndaloi ta quajmë ters muajin e Seferit, i cili është muaji i dytë hënor. Mendohet gjithashtu se seferi është një parazit që ndodhet në stomak, që i prek bagëtitë dhe njerëzit. Ata pretendonin se ky parazit ishte më ngjitës sesa lebra, kështu që e ndaloi këtë bindje. E pesta: Profeti ﷺ urdhëroi të qëndrohet larg personit që ka sëmundje të lebrës, ashtu siç njeriu qëndron larg nga një luan. Kjo është një masë parandalimi dhe sigurie për veten, si dhe zbatim i shkaqeve që ka urdhëruar Allahu për t'i bërë. Lebra është një sëmundje (që shfaqet në lëkurë), nga e cila konsumohen organet e njeriut.
Nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur të zi, mirëpo mua më pëlqen optimizmi (ndjellja e së mirës)" Dikush i tha: Çfarë është optimizmi (ndjellja e së mirës)? Ai tha: "Fjala e mirë!"
Muttefek alejhiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se transmetimi i sëmundjeve ngjitëse vetvetiu, nga një njeri te tjetri, pa iu nënshtruar caktimit të Zotit, siç besonin njerëzit e periudhës së injorancës, është koncept i gabuar. Po ashtu, besimi në ogure të zeza është koncept i gabuar. Oguret e zeza nënkuptojnë ndjelljen e së keqes nga gjëra të ndryshme, si: shpendët, kafshët, njerëzit me të meta, numrat, ditët etj., qoftë përmes dëgjimit, qoftë përmes shikimit. Në kohën paraislame, shpendët ishin më të njohur për oguret se gjërat e tjera. Ata e lëshonin shpendin në fillim të një pune qoftë ajo udhëtim, qoftë tregti, qoftë diçka tjetër; nëse shpendi merrte djathtas, ata bëheshin optimistë dhe e ndërmerrnin punën që synonin, e nëse merrte majtas, ata bëheshin pesimistë dhe e linin punën që synonin. Pastaj Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tregoi se atij i pëlqente optimizmi, i cili nënkupton ndjesinë e gëzimit dhe të lumturisë, që ndjen njeriu nga një fjalë e mirë që e dëgjon nga dikush dhe e bën atë të mendojë mirë për Zotin e tij.
Nga Berau (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti (paqja qoftë mbi të!) në lidhje me ensarët ka thënë: “Ata i do vetëm besimtari dhe i urren vetëm hipokriti. Atë që i do ata, e do Allahu dhe atë që i urren ata, e urren Allahu.”
Muttefek alejhiProfeti (paqja qoftë mbi të!) ka treguar se dashuria për ensarët e popullit të Medines është tregues i përsosurisë së besimit. Kjo, për arsye se ata ishin të parët që e mbështetën Islamin dhe Profetin (paqja qoftë mbi të!), i ofruan strehë muslimanëve dhe dhanë pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut. Ndërsa urrejtja ndaj tyre është tregues i hipokrizisë. Mandej Profeti (paqja qoftë mbi të!) shpjegoi se Allahu e do atë që i do ensarët dhe e urren ata që i urren ensarët.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Afrojuni përsosmërisë dhe jini mesatarë! Dijeni se asnjëri prej jush nuk do të shpëtojë (nga Zjarri) me veprat e tij. - O i Dërguari i Allahut, as ti?! - e pyetën të pranishmit. - “As unë, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën dhe mirësinë e Tij, - tha Profeti ﷺ."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ i inkurajonte sahabët që të veprojnë dhe t'i frikësohen Allahut aq sa munden, pa teprim dhe cungim, dhe që me veprat e tyre të synonojnë saktësinë, duke qenë të sinqertë me Allahun dhe ta ndjekin sunetin, në mënyrë që veprat e tyre të pranohen dhe të bëhen shkak për zbritjen e mëshirës mbi ta. Pastaj tregoi se askënd nuk do ta shpëtojnë vetëm veprat e tij, por medoemos kjo ndodh përmes mëshirës së Allahut. Ata thanë: "Edhe ti, o i Dërguari i Allahut, a nuk do të shpëtohesh me veprat e tua, pavarësisht madhështisë së pozitës sate?" Ai tha: "Edhe unë, përveç nëse Allahu më mbulon me mirësinë e mëshirës së Tij."
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij. Pas tyre vijnë breza që flasin çfarë nuk punojnë dhe punojnë çfarë nuk janë urdhëruar. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se çdo profet para tij, që Allahu e ka dërguar te një popull, ka pasur nga umeti i tij njerëz të sinqertë, ndihmëtarë dhe luftëtarë të përkushtuar, të cilët kanë qenë të denjë për të marrë përsipër udhëheqësinë pas tyre, ndiqnin traditën e tyre dhe u përmbaheshin urdhrave të tyre. Më pas, pas këtyre paraardhësve të devotshëm, do të vijnë njerëz që nuk kanë asnjë të mirë: thonë atë që nuk e veprojnë dhe e veprojnë atë që nuk janë të urdhëruar të bëjnë. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim, toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty (duke marrë tejemum me dhé të pastër). Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt para meje. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat). Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit."
Muttefek alejhiNë këtë hadith Profeti ﷺ tregoi se Allahu ia dhuroi pesë tipare që nuk ia dha asnjë pejgamberi para tij: Së pari: jam ndihmuar me lemerinë, e cila hidhet në zemrat e armiqve të mi, edhe nëse mes meje dhe tyre ka një distancë rrugëtimi prej një muaji. Së dyti: toka na është bërë vendfalje dhe ne mund të falemi kudo që të jemi, si dhe na është bërë mjet pastrimi me dhé, kur nuk mund të gjejmë ujë. Së treti: na janë lejuar plaçkat e luftës, rrjedhimisht ato që i marrin muslimanët në luftën e tyre kundër jobesimtarëve. Së katërti: më është dhënë ndërmjetësimi (shefati) i madh për t’i rehatuar njerëzit nga tmerri i qëndrimit në Ditën e Kiametit. Së pesti: jam dërguar te të gjithë krijesat, përfshirë njerëzit e xhinët, ndryshe nga profetët para meje, të cilët ishin dërguar vetëm te popujt e tyre.
Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”
Muttefek alejhiNë këtë hadith Profeti ﷺ tregoi për disa cilësi të banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit. Shumica e banorëve të Xhenetit janë: “Çdo i dobët e modest”, domethënë ai që është i thjeshtë dhe i përulur ndaj Allahut të Lartësuar, që e ul veten para Tij, aq shumë, saqë disa njerëz mund ta shtypin dhe ta përçmojnë. Nëse ky person, që është i përulur ndaj Allahut, betohet në Allahun, Allahu do ta përmbushë betimin e tij, do ta bëjë të realizojë atë që kërkon dhe do t’i përgjigjet lutjes së tij. Shumica e banorëve të Zjarrit janë: Çdo "utul", domethënë i vrazhdë, arrogant, i egër në debat ose person i pamoralshëm që nuk bën asnjë të mirë; "xhevadh", domethënë njeri arrogant dhe i pangopur, që ka një trup të madh dhe ecën me një qëndrim mburravec, duke pasur sjellje të këqija; dhe "mustekbir", ai që refuzon të vërtetën dhe i shikon të tjerët me përçmim.