





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua. Jam me të kur ai më përmend: nëse më përmend në vete, edhe Unë e përmend në Vete, e, nëse më përmend në grup (para të tjerëve), Unë e përmend në një grup më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ ka njoftuar se Allahu i Lartmadhëruar thotë: Unë jam ashtu siç mendon robi im për Mua, dhe e trajtoj robin Tim sipas mendimit që ka për Mua kur shpreson dhe pret faljen Time, si dhe veproj me të sipas asaj që ai pret prej Meje, qoftë e mirë apo tjetër gjë. Unë jam me të, me mëshirën, suksesin, udhëzimin, kujdesin dhe ndihmën, kur ai më përmend Mua. Nëse më përmend në veten e tij, kur është vetëm dhe i tërhequr, me tesbih (duke thënë: sunhanallah), tehlil (duke thënë: la ilahe il-lallah), apo forma të tjera, Unë e përmend atë në Veten Time. Dhe nëse më përmend Mua në një tubim, Unë e përmend atë në një tubim më të madh dhe më të mirë. Dhe kushdo që i afrohet Allahut sa një pëllëmbë, Allahu do ta shtojë këtë dhe do t’i afrohet atij sa një kut, nëse i afrohet Atij sa një kut, Ai i afrohet sa një pash, e nëse shkon tek Allahu duke ecuar, Ai shkon tek ai duke vrapuar. Pra, robi kur i afrohet Zotit të tij me bindje dhe angazhim ndaj Tij, Zoti i Lartësuar do ta afrojë atë më tepër si shpërblim për veprat e tij. Sa më i përsosur të jetë adhurimi i besimtarit ndaj Zotit të tij, respektivish të qenët e tij rob ndaj Tij, aq më afër e afron Allahu i Lartësuar, sepse dhurata dhe shpërblimi i Allahut kalojnë veprat dhe mundin e robit. Në të vërtetë, shpërblimi i Allahut është më i madh se veprat e robit, si në cilësi ashtu edhe në sasi. Besimtari ka mendim të mirë për Allahun, vepron, nxiton dhe i shton veprat e tij të mira derisa të takojë Allahun.
Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një burrë flokëshprishur, banor i Nexhdit, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Jehona e zërit të tij dëgjohej, por s'kuptohej çfarë thoshte, derisa u afrua tek i Dërguari i Allahut dhe kuptuam se po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Ke obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka tjetër përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze vullnetare”, - i tha Profeti ﷺ. - “Ke obligim ta agjërosh muajin Ramazanin”, - tha pastaj Profeti ﷺ. - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - e pyeti burri në fjalë. - “Jo, përveç nëse do të shtosh agjërim vullnetar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ. Pastaj Profeti ﷺ ia përmendi zekatin. Ai ia ktheu: - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - “Jo, përveç nëse do të japësh vullnetarisht”, - i tha Profeti ﷺ. Në fund, ky njeri u largua duke thënë: “Betohem në Allahun se, as do të shtoj, as do të pakësoj kurrgjë nga kjo." Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse po thotë të vërtetën.”
Muttefek alejhiNjë burrë flokëshprishur nga banorët e Nexhdit, shkoi te Profeti ﷺ. Zëri i tij ishte i lartë dhe ai nuk kuptohej se çfarë thoshte, derisa iu afrua Profetit ﷺ dhe e pyeti për obligimet e Islamit? Profeti ﷺ e filloi me namazin dhe i tregoi se Allahu e ka bërë obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës. Ai tha: "A jam i detyruar të fal ndonjë namaz tjetër përveç këtyre pesë namazeve?" Profeti i tha: "Jo, përveç nëse fal namaze vullnetare." Pastaj Profeti ﷺ i tregoi se ndër gjërat që Allahu t'i ka bërë obligim është dhe agjërimi i muajit të Ramazanit. Ky njeri tha: "A kam obligim ndonjë agjërim, pos agjërimit të muajit të Ramazanit?" Profeti ﷺ i tha: "Jo, përveç nëse agjëron vullnetarisht." Më pas Profeti ﷺ i përmendi zekatin. Ky njeri tha: "A kam obligim pas zekatit të detyrueshëm ndonjë lëmoshë tjetër?" I tha: "Jo, veç nëse jep vullnetarisht." Pasi personi në fjalë i dëgjoi këto obligime nga Profeti ﷺ, u largua dhe u betua në Allahun e Lartësuar se do t'u përmbahej atyre, pa shtuar e pa cunguar gjë. Kësisoj, Profeti ﷺ, pas kësaj, i tha: "Nëse ky burrë është i sinqertë në atë për të cilën u betua, atëherë ai do të shpëtojë."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli: në këtë ditë është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe në këtë ditë është nxjerrë prej tij, dhe kiameti nuk do të ndodhë vetëm se në ditën e premte.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Prej veçorive të kësaj ditë është se Allahu e krijoi Ademin (paqja qoftë mbi të!) në këtë ditë dhe po në këtë ditë e futi në Xhenet, gjithashtu në këtë ditë e nxori prej Xhenetit dhe e zbriti në tokë. Po ashtu në ditën e premte do të ndodhë dhe kiameti.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk e mbulon një musliman vëllanë e tij musliman në ndonjë çështje, veçse Allahu i Lartmadhëruar do ta mbulojë në Ditën e Kiametit; sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës. Mbulimi i Allahut ndaj tij mund të jetë duke fshehur të metat dhe mëkatet e tij, që të mos përhapen te banorët e vendtubimit (Mahsherit), dhe mund të jetë gjithashtu duke mos e marrë në llogari për to dhe duke mos ia përmendur ato.
Nga Ebu Muslim el-Khaulani përcillet se ka thënë: "Më ka treguar ai, i cili ishte për mua i shtrenjtë dhe besnik; Auf ibn Malik el-Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!): 'Ishim nëntë apo tetë, apo shtatë veta te Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) dhe ai tha: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Duke qenë se nuk kishim shumë kohë që ia kishim dhënë besën, i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut!' Ai e përsëriti: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Ne i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut!' Ai e përsëriti sërish: 'A nuk do t'ia jepni besën Profetit të Allahut?' Atëherë ne shtrimë duart tona dhe i thamë: 'Ne ta kemi dhënë besën ty o Profet i Allahut, për çfarë ta japim besën?' Ai tha: 'Të adhuroni Allahun dhe të mos i bëni Atij ortak, të falni pesë namazet dhe të jeni të dëgjueshëm'. Pastaj ai tha me zë të ulët: 'Dhe të mos kërkoni asgjë nga njerëzit!" I kam parë disa nga ata që i dhanë besën që kur i binte kamxhiku nga dora, nuk i kërkonin askujt që t'ia jepte."'
Transmeton MuslimiProfeti (paqja qoftë mbi të!) ishte duke ndenjur me disa shokë të tij dhe me këtë rast ai kërkoi tri herë nga ata që t'i jepnin besën dhe t'i premtonin se do t'i përmbaheshin gjërave të mëposhtme: E para: adhurimi i Allahut të Vetmit, duke i përmbushur urdhëresat e Tij, duke qëndruar larg ndalesave të Tij dhe duke mos i bërë Atij ortak. E dyta: falja e pesë namazeve të detyrueshme gjatë ditës dhe natës. E treta: dëgjimi dhe bindja në mënyrë të arsyeshme ndaj udhëheqësve të muslimanëve. E katërta: parashtrimi i të gjitha nevojave Allahut të Madhëruar, duke mos i kërkuar asgjë njerëzve. Këtë Profeti (paqja qoftë mbi të!) e tha me zë të ulët. Faktikisht sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) iu përmbajtën besës së dhënë, saqë transmetuesi i hadithit ka thënë që i ka parë disa prej tyre t'u binte kamxhiku në tokë dhe nuk kërkonin prej askujt që t'ua jepte, por zbrisnin (nga deveja) në tokë dhe e merrnin vetë.
Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjë që e përshkruan ajeti: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)
Muttefek alejhiBesimtari pyetet në varr nga dy melekët e ngarkuar për ta bërë këtë. Ata quhen "Munkeri dhe Nekiri". Emrat e tyre përmenden në disa hadithe profetike. Ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Profeti ﷺ tregoi se kjo është fjala e qëndrueshme, për të cilën Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)
Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë e tyre, përveçse me të drejtë të Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu."
Muttefek alejhiProfeti (paqja qoftë mbi të!) njofton se Allahu e ka urdhëruar që t'i luftojë idhujtarët, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak. Dhe të dëshmojnë se Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) është i dërguari i Tij. Si dhe përmbushja e kërkesave të kësaj dëshmie, duke treguar kujdes ndaj pesë namazeve gjatë ditës dhe natës dhe duke ia dhënë zekatin e detyrueshëm atyre që e meritojnë. Nëse ata i zbatojnë këto gjëra, atëherë Islami garanton gjakun dhe pasurinë e tyre. Kështu që nuk lejohet vrasja e tyre, vetëm nëse kryejnë një krim apo një vepër penale, nga e cila meritojnë të vriten në bazë të legjislacionit islam. Ndërsa në Ditën e Gjykimit do të jetë Allahu, Ai i Cili do t'i gjykojë ata në bazë të dijes së Tij mbi të fshehtat e tyre.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”
رواه ابن ماجه والبيهقي وغيرهماProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu ia ka falur umetit të tij tri gjëra: E para: Gjërat e bëra gabimisht. Pra, ato gjëra që janë bërë nga ata pa qëllim, d.m.th. kur muslimani synon me veprimin e tij diçka, mirëpo ndodh diçka tjetër nga ajo që ai kishte synuar. E dyta: Gjërat e bëra nga harresa. Si rasti i një muslimani i cili e di diçka, por në momentin e veprimit e harron. Në këtë rast nuk ngarkohet me mëkat. E treta: Gjërat e bëra me detyrim. Njeriu mund të detyrohet të bëjë diçka që nuk e dëshiron, duke mos pasur mundësi ta shmangë imponimin, në këtë rast ai nuk ngarkohet me mëkat. Këtu duhet sqaruar se konteksti i hadithit lidhet me detyrimet e robit ndaj Zotit të tij në rastin kur vepron një gjë të ndaluar. E, sa i përket rastit kur ai lë një urdhëresë nga harresa, ai nuk lirohet nga ajo urdhëresë. Po ashtu, nëse nga një veprim i tij shkaktohet një krim ndaj krijesave, ai nuk lirohet nga detyrimet që ka ndaj tyre. drejta e tyre, si p.sh. nëse dikush vret dikënd gabimisht, ai duhet të paguajë gjakun e viktimës, ose nëse dëmton një makinë gabimisht, ai duhet të paguajë dëmin.
Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin: “E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)?” Ai tha: “E kam dëgjuar të thotë: “Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij: “Të kujtohet (filan mëkati)?” (Ai thotë): “Po, o Zoti im, më kujtohet!” Allahu i drejtohet: “Ta kam mbuluar në dynja, ndërsa sot po ta fal.” Pastaj i jepet fletushka e veprave të tij të mira. Ndërkaq, jobesimtarët dhe hipokritët thirren në mesin e krijesave duke u thënë: “Këta gënjenin ndaj Allahut.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për bisedën e fshehtë mes Allahut dhe robit besimtar në Ditën e Gjykimit, duke thënë: "Besimtari do të sillet afër Zotit të tij në Ditën e Gjykimit dhe Allahu do ta mbulojë atë nga sytë e krijesave të tjera, ashtu që askush përveç tij të mos e dijë atë që ndodh mes tyre. Allahu do t’i thotë: "A e di për këtë e atë mëkat?" Duke e bërë atë të pranojë mëkatet që janë mes tij dhe Zotit të tij. Besimtari do të thotë: "Po, o Zoti im." Kur besimtari të ndiejë frikë dhe shqetësim, Allahu i Lartësuar do t’i thotë: "Unë t’i kam mbuluar ato në jetën e kësaj bote dhe sot po t’i fal." Pastaj atij do t’i dorëzohet libri i veprave të mira. Ndërsa jobesimtari dhe hipokriti do të thirren me zë të lartë para të gjithë dëshmitarëve: “Këta janë ata që gënjyen kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.”