Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ ishte në një udhëtim dhe njerëzit ishin në vendin ku flinin natën në kampet dhe çadrat e tyre. Kështu, dërgoi dikë te njerëzit duke i urdhëruar t'i këpusin qaforet që vareshin në qafat e deveve, qofshin prej teli ose prej diçkaje tjetër, bie fjala, zilja e këpucët, për faktin se ua vendosnin për t'i ruajtur nga mësyshi, andaj u urdhëruan t'i këpusnin, për shkak se ato nuk u largojnë asgjë atyre dhe se dobia e dëmi janë vetëm në dorën e Allahut, i Cili nuk ka ortak.
Kushdo që i drejtohet me zemrën ose veprimet e tij ose me të dyja diçkaje nga e cila shpreson të përfitojë ose ta pengojë dëmin, Allahu e lë në atë gjë tek e cila ai është lidhur. Atij që lidhet me Allahun, Ai do t'i mjaftojë dhe do t'ia lehtësojë çdo vështirësi, sikundërqë ai që lidhet pas të tjerëve, Allahu do ta lërë tek ajo gjë dhe do ta braktisë.
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që thotë dhe dëshmon me gjuhën e tij: "La ilahe il-lallah”, që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe distancohet nga të gjitha fetë përveç Islamit, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara për muslimanët, kështu që ne i shikojmë vetëm veprat që i shfaq botërisht, kësisoj nuk i merret pasuria e as nuk i derdhet gjaku, përveç nëse ai kryen ndonjë krim që e bën të domosdoshme këtë gjë sipas dispozitave të Islamit. Në Ditën e Kiametit, Allahu do ta marrë në llogari: nëse ka qenë i sinqertë, do ta shpërblejë, e, nëse ka qenë hipokrit, do ta ndëshkojë.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ata që i mëshirojnë të tjerët, do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit përfshin çdo gjë, si shpërblim përkatës (të veprave të tyre). Pastaj Profeti ﷺ urdhëroi të mëshirohen të gjitha krijesat e Tokës, qofshin njerëz, kafshë, zogj, qofshin lloje të tjera, ndërsa shpërblimi për këtë është se Allahu mbi qiejt e Tij do të mëshirojë.
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartësuar do t'i thotë njeriut me dënimin më të lehtë në Zjarr, pasi të hyjë në të: "Sikur ta posedoje këtë botë dhe gjithçka që gjendet në të, a ta flijoje për të shpëtuar nga ky dënim?!" - Po, - do të thotë. E Allahu do t'i thotë: "Unë të kërkova dhe të urdhërova diçka më të lehtë se kaq, kur besëlidhja u mor prej teje, kur ishe në palcën e Ademit, që të mos më bësh ortak asgjë (në adhurim), por ti refuzove, kur të nxora në këtë botë, veçse të më bësh ortak (shirk)."
Profeti ﷺ është pyetur për ata që tregojnë për gjërat e panjohura që do të ndodhin në të ardhmen dhe tha: "Mos u kushtoni rëndësi atyre. Mos ua merrni fjalët dhe të mos ju preokupojë çështja e tyre!" Ata thanë: "Ndonjëherë ajo që ata thonë është në përputhje me realitetin, bie fjala, nëse tregojnë për ndodhjen e ndonjë çështjeje të padukshme në filan muajin e në filan ditën, atëherë kjo ndodh sipas asaj që kanë thënë ata." Profeti ﷺ tha: "Xhinët e grabitin atë që dëgjojnë nga lajmet e qiellit, kështu që zbresin te bashkëpunëtorët e tyre në mesin e falltarëve dhe u tregojnë atë që dëgjuan e kështu falltari i shton asaj që dëgjoi prej Qiellit edhe njëqind gënjeshtra."
Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte hipur pas Profetit ﷺ mbi kafshën e tij dhe ai e thirri: "O Muadh!", ku këtë thirrje e përsëriti tri herë; duke e konfirmuar kështu rëndësinë e asaj që do t'i thoshte. Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu përgjigj të gjitha këtyre thirrjeve duke thënë: “Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!” Domethënë, unë të përgjigjem ty, o i Dërguari i Allahut, përgjigje njëra pas tjetrës dhe e kërkoj lumturinë kur të të përgjigjem. Kështu, Profeti ﷺ tregoi se nuk ndodh që ndokush të deklarojë sinqerisht nga zemra, pa përgënjeshtruar, se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe vdes në këtë gjendje, e Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit. Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi nga Profeti ﷺ që t'i informojë njerëzit, në mënyrë që të gëzohen dhe të marrin sihariq për hair! Profeti ﷺ kishte frikë mos mbështeteshin (te kjo fjalë) e i pakësonin veprat. Muadhi nuk ia tha askujt këtë hadith, deri para vdekjes së tij, nga frika mos binte në mëkatin e fshehjes së diturisë.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se Allahu i Lartmadhëruar zbret në qiellin e kësaj bote çdo natë kur mbetet e treta e fundit e natës dhe i inkurajon robërit e Tij ta lusin Atë, e Ai u përgjigjet atyre; i inkurajon që t'i kërkojnë atë që duan, e Ai ua jep atë që e kërkojnë; i inkurajon që të kërkojnë falje nga mëkate, e Ai i fal robërit e Vet besimtarë.
Profeti ﷺ e ka ndaluar uljen mbi varre. Gjithashtu e ndaloi faljen në drejtim të varreve, pra, që varri të jetë në drejtim të kibles së namazliut, sepse kjo është mjet drejt shirkut (idhujtarisë).