Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith tërhoqi vërejtjen nga lëndimi e futja e dëmit dhe vështirësisë te një musliman, qoftë në veten e tij, qoftë në pasurinë a familjen e tij. Kushdo që i fut dëm dhe vështirësi një muslimani, Allahu do ta dënojë atë në të njëjtën mënyrë si puna e tij.
Sahabët ishin me Profetin ﷺ një natë, i cili shikoi drejt Hënës së plotë (katërmbëdhjetëshe) dhe tha: Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre me sy, realisht, pa asnjë dyshim; nuk do të shtyhen me njëri-tjetrin dhe nuk do të përjetojnë lodhje e vështirësi kur ta shohin Atë, të Lartësuarin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: Nëse jeni në gjendje t'i ndërprisni shkaqet që ju largojnë nga namazi i sabahut dhe namazi i ikindisë, atëherë veproni kështu dhe kryeni ato plotësisht në kohën e duhur me xhemat, sepse kjo është një nga shkaqet (që mundësojnë) të parët e Allahut të Lartmadhëruar. Pastaj Profeti ﷺ lexoi ajetin: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)
Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen nga vazhdimësia në padrejtësi përmes mëkatit, idhujtarisë dhe duke u bërë padrejtësi njerëzve në të drejtat e tyre. Allahu i Lartësuar i jep afat zullumqarit, e vonon e ia zgjat jetën dhe pasurinë, kështu që nuk ia përshpejton dënimin. E, nëse nuk pendohet, do ta dënojë dhe nuk do ta lërë, për shkak të padrejtësive të shumta që i ka bërë. Pastaj lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
Profeti ﷺ i dërgonte shokët e tij që të mos linin asnjë statujë - që nënkupton figurën e dikujt a diçkaje - pa e hequr a rrafshuar. Si dhe të mos lënë asnjë varr të ngritur, përveçse ta bëjnë rrafsh me tokën e të rrënojnë çdo ndërtim mbi varre, ose ta bëjnë në atë nivel që të mos jetë i ngritur shumë lart nga toka, por duke e ngritur rreth një pëllëmbe.
Profeti ﷺ në këtë hadith i kërcënoi ata nga umeti i tij që bënin disa vepra, duke thënë: “Nuk është sipas udhëzimit tonë”, prej të cilave theksojmë: E para: "Ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur.“ Origjina e kësaj është: lëshimi i zogut kur fillon një veprim, si: udhëtimi, tregtia ose ndonjë gjë tjetër; nëse fluturon në të djathtë, ai bëhet optimist dhe vazhdon ta bëjë atë që dëshiron, e, nëse fluturon në të majtë, ai bëhet pesimist dhe heq dorë nga ajo që dëshiron. Andaj, nuk i lejohet që ta bëjë këtë vetë e as të autorizojë ndokënd të bëjë këtë gjë për të. Në këtë pikë përfshihet pesimizmi për çdo gjë, qoftë që dëgjohet, qoftë që shihet, qofshin zogj, qofshin kafshë, qofshin njerëz me aftësi të kufizuara, numra, ditë e çdo gjë tjetër. E dyta: “E as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall.” Pra, kushdo që pretendon se e di të fshehtën duke përdorur yjet dhe gjëra të tjera ose shkon te ndokush që pretendon se e di të fshehtën, bie fjala, shkon te ndonjë falltar e të ngjashëm dhe i beson pretendimit që thotë se e di të fshehtën, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ. E treta: “E as ai që bën magji ose bëhet për të magji.” Pra, që ai vetë të bëjë magji ose ta porositë dikë që të bëjë magji për të, kësisoj të përfitojë ose të dëmtohet ndokush prej saj. Ose lidh nyja me fije për të bërë magji, ku i lexon në to magjitë e ndaluara dhe fryn në to.
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se kushdo që shkon te ndonjë fatthënës (ar. el arraf), që është një emër i përgjithshëm për falltarin, astrologun, atë që shikon në rërë e të ngjashëm, të cilët argumentojnë për njohjen e së fshehtës me anë të premisave që ata i përdorin, thjesht të pyeten për diçka nga çështjet e fshehta, bën që Allahu ta privojë atë nga shpërblimi i namazit për dyzet ditë, që është si dënim për këtë mëkat të madh.
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se kushdo që mëson dhe merr njohuri rreth astrologjisë dhe argumentohet me lëvizjet, hyrjet e daljet e yjeve për ngjarjet tokësore, siç është vdekja e filanit, jeta ose sëmundja e tij dhe gjërat e tjera që do të ndodhin në të ardhmen, veçse ka mësuar një pjesë të magjisë, ku sa më shumë që njeriu të shtojë nga kjo dituri, aq më shumë e ka mësuar magjinë.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka përmendur në këtë hadith gjynahet që konsiderohen më të mëdhatë, e ato janë: t'i bëhet Allahut ortak (shirk) në zotërimin ose adhurimin e Tij. Me këtë e filloi, sepse është mëkati më i madh. Pastaj këputja e shpresës nga Allahu, sepse ky është mendim i keq për Allahun dhe mosnjohje e mëshirës së Tij të gjerë, si dhe siguria nga afatizimi që ia bën robit, duke i dhënë begati, derisa ai ta dënojë duke qenë i shkujdesur. Ky hadith nuk ka për qëllim t'i kufizojë mëkatet e mëdha në ato që u përmendën, sepse mëkatet e mëdha janë të shumta, por të shpjegohen se cilat janë mëkatet më të mëdha.
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se imani ka shumë degë dhe virtyte, ku përfshihen veprat, besimet dhe fjalët. Virtyti më i lartë dhe më i mirë i imanit është të thuash: "La ilahe il-lallah", duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar në përputhje me të, se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet dhe askush tjetër nuk meriton një gjë të tillë. Më e vogla nga veprat e besimit është të largojmë mënjanë çdo gjë që i dëmton njerëzit në rrugët e tyre. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se turpi është një nga virtytet e imanit dhe është një moral që nxit ta bëjmë atë që është e bukur dhe ta braktisim atë që është e shëmtuar.