





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atë që dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është i Vetëm e pa ortak, se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, se Isai është rob i Allahut, i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij (bëhu), të cilën ia ka drejtuar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) prej Tij, dhe se Xheneti është i vërtetë e Zjarri është i vërtetë, Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar."
Muttefek alejhiI Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e shqipton fjalën e teuhidit (monoteizmit), duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas saj, si dhe dëshmon se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguari i Tij, gjithashtu e pranon se Isai (alejhi selam) është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se Allahu e krijoi atë me fjalën e Tij: "Bëhu", e ai sakaq u krijua. Gjithashtu beson se ai është një nga shpirtrat që i krijoi Allahu dhe e dëlirësoi nënën e tij (Merjemen) nga ajo që hebrenjtë ia veshën. Po ashtu beson se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, duke besuar se ata ekzistojnë (tani) dhe se ata janë begatia dhe dënimi i Allahut, si dhe vdes në këtë (besim), vendi i tij është Xheneti, edhe nëse është i shkujdesur ndaj adhurimeve dhe ka mëkate.
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që vdes pa i bërë shirk Allahut fare, fundi i tij do të jetë në Xhenet, edhe nëse dënohet për disa mëkate të tij, si dhe kushdo që vdes duke i bërë shirk Allahut, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ ka thënë një fjalë, ndërsa unë kam thënë një tjetër. Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkaq, unë kam thënë: "Ai që vdes pa i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i kushton dikujt tjetër pos Allahut diçka që duhet t'i kushtohet Atij, si: lutja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar ose kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër përveç Tij, e vdes në këtë gjendje, ai është prej banorëve të Zjarrit. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shtoi se kushdo që vdes pa i bërë shok Allahut, vendi i tij është Xheneti.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë).” Këtë e tha tri herë.
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith për dështimin dhe humbjen që do t'i godasë tepruesit, - të cilët veprojnë pa udhëzim (fetar) e pa dituri, - në fenë e tyre, në jetën e kësaj bote, si dhe në fjalët e veprimet e tyre. Pra, tepruesit, të cilët e tejkalojnë kufirin ligjor që e solli Profeti ﷺ.
Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut, të cilët, kur vdiqën, shejtani i frymëzoi pasardhësit e tyre që nëpër ndejat e veta të vendosin disa figura e t'i emërtojnë sipas emrave të tyre. Ata vepruan kështu, por nuk i adhuronin. E, kur kjo gjeneratë u ndërrua dhe kur historia e tyre u harrua, filluan të adhuroheshin."
E shënon BuhariuIbn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegon këtë ajet fisnik se këta idhuj të cilët i ka përmendur Allahut i Lartësuar, populli i Nuhut këshilloi njëri-tjetrin në vazhdimësi që adhurimi t'u kushtohet atyre, pasi Nuhu (alejhi selam) i pat ndaluar që Allahut t'i bëhet shirk (idhujtari). Ç'është e vërteta, këta qenë emra të burrave të devotshëm prej tyre, ku ata e tepruan në raport me ta, sepse shejtani i mashtroi deri në atë masë, saqë i vendosën figurat e tyre. Kështu, erdhi puna, saqë këto fotografi u shndërruan në idhujt që u adhuruan krahas Allahut.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."
Transmetojnë Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ na lajmëroi se atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, shpërbimi i tij do të jetë se Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, në të cilën Dielli u afrohet robërve dhe nxehësia e tij shtohet. Së këndejmi, askush nuk do të gjejë asnjë hije, pos hijes në të cilën do t'i strehojë Allahu.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë të cilit Allahu i do mirësi, e sprovon."
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon, se nëse Allahu ia do të mirën ndokujt prej robërve të Tij besimtarë, do t'a sprovojë në veten e tij, në pasuri dhe në familje, për shkak se besimtari gjatë sprovës kthehet tek Allahu i Lartësuar me lutje, i shlyhen gjynahet e veprave të këqija dhe i ngrihen shkallët (në Xhenet).
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre. Andaj, nëse jua ndaloj një gjë, largohuni prej saj, e, nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni sa të keni mundësi.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur se vendimet fetare ndahen në tri kategori: ato për të cilat është heshtur, ndalesat dhe urdhëresat. E para: ajo për të cilën feja ka heshtur: ku nuk ka asnjë vendim fetar për të e, sipas parimit gjërat nuk janë të obligueshme për sa kohë që nuk ka tekst. Gjatë kohës së Profetit ﷺ ishte e obligueshme të mos parashtrohej pyetje për diçka që nuk kishte ndodhur, nga frika se mund të bëhej obligim ose mund të ndalohej për shkak të pyetjes. Allahu i Madhëruar nuk i bëri të obligueshme apo të ndalueshme këto gjëra në formë mëshire ndaj robërve të Tij. Ndërkaq, pas vdekjes së Profetit ﷺ, nëse pyetja është në formë fetvaje ose mësimi për gjëra të nevojshme në lidhje me çështjen e fesë, atëherë na lejohet madje jemi të urdhëruar ta parashtrojmë, e, nëse është në formë kokëfortësie dhe ekzagjerimi, atëherë kjo formë pyetjeje është ajo që duhet ta braktisim sipas këtij hadithi, për faktin se kjo mund të çojë në diçka të tillë si ajo që ndodhi me bijtë e Israilit kur u urdhëruan të therin një lopë e, sikur të thernin çfarëdo lope, do ta kishin zbatuar urdhrin, por ata u treguan të rreptë e për rrjedhojë Allahu u tregua i rreptë me ta. E dyta: ndalesat, që janë gjëra për të cilat mosvepruesi shpërblehet, ndërsa vepruesi dënohet, kësisoj duhet të ruhemi nga të gjitha ndalesat. E treta: urdhëresat, që janë gjëra për të cilat vepruesi shpërblehet, ndërsa mosvepruesi dënohet, kësisoj besimtari duhet t'i zbatojë ato sa të ketë mundësi.
Abdullah Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu i shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ sqaron në këtë hadith se Allahu i caktoi veprat e mira e të këqijat dhe ua sqaroi dy melekëve se si t'i shkruajnë ato: Kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të mirë, do t'i shënohet një vepër e mirë, edhe nëse nuk e bën, e, nëse e bën, do t'i shënohet dhjetëfish deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Shtimi i shpërblimit është sipas sinqeritetit që është në zemër dhe tejkalimit të dobisë (së asaj vepre te të tjerët) e kështu me radhë. Dhe kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të keqe, pastaj e lë atë për hir të Allahut, i shënohet një vepër e mirë. E, nëse e lë atë për shkak se ishte i angazhuar, duke mos bërë shkaqet për veprimin e saj, atëherë nuk i shënohet gjë. Ndërkaq, nëse e ka lënë për shkak se nuk ka mundur ta bëjë, atëherë i shënohet nijeti (që e ka pasur për ta bërë), e, nëse e ka bërë, i shënohet një vepër e keqe.