Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo sëmundje, brengë, pikëllim, ankth, fatkeqësi, vështirësi, frikë dhe uri që e godet muslimanin, edhe nëse e godet ndonjë gjemb dhe i shkakton dhimbje, do të jenë shlyerje për gjynahet e tij.
Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith se Zjarri është i rrethuar nga gjëra që i dëshiron shpirti, bie fjala, kryerja e gjërave të ndaluara ose lënia pas dore e vaxhibeve (obligimeve fetare); andaj, kushdo që ndjek tekat dhe dëshirat e veta në këtë, e meriton Zjarrin. Ndërkaq, Xheneti është i rrethuar me gjëra që shpirti i urren, si: vazhdimësia në gjërat e urdhëruara, lënia e gjërave të ndaluara dhe durimi në këtë gjë, kështu që, nëse përpiqet për këtë, meriton të hyjë në Xhenet.
Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith disa detyra të muslimanit ndaj vëllait të tij musliman. Detyra e parë: kthimi i selamit ndaj atij që të ka dhënë selam. Detyra e dytë: vizita e të sëmurit. Detyra e tretë: përcjellja e xhenazes prej shtëpisë së të vdekurit deri në xhami, më pas deri në varreza derisa të varroset. Detyra e katërt: përgjigjja ndaj ftesës, kur ta thërrasin për në gosti të martesës dhe të tjera. Detyra e pestë: lutja për atë që teshtin e thotë: "Elhamdulilah", duke i thënë: "Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)", e më pas ai që teshtiu i thotë: "Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen)!”
Profeti ﷺ bëri lutje për mëshirë për këdo që tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë në shitjen e tij, meqë nuk ia vështirëson çmimin blerësit dhe e trajton atë njerëzishëm. Pra, i tilli tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë: nuk e nënvlerëson e as ul vlerën e artikullit. Tregohet i lehtë, bujar dhe zemërgjerë kur ta kërkojë borxhin që ia kanë të tjerët, pra, nuk tregohet i ashpër ndaj të varfrit e nevojtarit, por ia kërkon me butësi e dashamirësi dhe e afatizon huamarrësin.
Profeti ﷺ na tregon për një burrë që njerëzve u jepte borxh ose i shiste me pritje. Ai i thoshte shërbëtorit të vet, i cili ua kërkonte njerëzve borxhin e marrë: "Nëse shkon te ndonjë huamarrës e nuk ka asgjë për të shlyer borxhin që ka, për shkak të pamundësisë së tij, atëherë toleroje, ose duke ia shtyrë afatin dhe duke mos këmbëngulur në kërkimin e borxhit, ose duke ia pranuar atë që e ka, edhe nëse ka më pak se ajo që kërkohet." Kjo, duke shpresuar dhe dëshiruar që Allahu ta tolerojë e ta falë. E, kur vdiq, Allahu e fali dhe nuk e ndëshkoi për gjynahet e tij.
Kuptimi është: ai që del prej shtëpisë a vendit të tij duke kërkuar dije fetare, e ka vendimin si të atij që del për të bërë xhihad në rrugë të Allahut të Lartësuar, derisa të kthehet te familja e tij, për faktin se i tilli është sikurse muxhahidi, sa i përket gjallërimit të fesë, përçmimit të shejtanit dhe lodhjes së vetes.
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron për tri gjëra: E para: Frikën ndaj Allahut (devotshërinë), e cila arrihet duke kryer detyrimet dhe duke lënë të ndaluarat, në çdo vend, kohë dhe gjendje: në fshehtësi dhe në publik, në mirëqenie dhe në sprovë, e në çdo rrethanë tjetër. E dyta: Nëse e bën një mëkat, atëherë pas tij bëje një vepër të mirë si; namaz, sadaka, bamirësi, mbajtje të lidhjeve farefisnore, pendim...etj, sepse këto e fshijnë mëkatin. E treta: Sillu me njerëzit me sjellje të mirë: duke u buzëqeshur në fytyrë, duke qenë i butë dhe i sjellshëm, duke bërë mirësi dhe duke mos u shkaktuar dëm.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se, kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, ku secili synon ta shkatërrojë tjetrin, atëherë vrasësi do të jetë në Zjarr për shkak se fillimisht e vrau tjetrin. Sahabëve u bëri problem çështja e të vrarit: si të jetë vallë ai në Zjarr. Kështu, Profeti ﷺ u tregoi se i tilli do të jetë në Zjarr po ashtu, sepse ishte i vendosur për ta vrarë tjetrin, e nga vrasja e tij e pengoi vetëm fakti se vrasësi shpejtoi dhe e vrau përpara.
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se të gjitha veprat llogariten me nijet. Ky vendim është i përgjithshëm për të gjitha adhurimet dhe transaksionet. Kushdo që me veprën e tij synon ndonjë dobi, nuk do të marrë asgjë tjetër përveç asaj dobie dhe nuk do të shpërblehet për të. Ndërkaq, kushdo që me veprën e tij synon t'i afrohet Allahut të Lartësuar, do ta marrë shpërblimin për veprën e tij, edhe nëse është vepër e zakonshme, siç janë ngrënia e pirja. Pastaj Profeti ﷺ solli një shembull për të treguar ndikimin e nijetit në vepra, pavarësisht se ajo është e njëjtë në formën e dukshme. Kështu, ai sqaroi se, kushdo që ka për qëllim me hixhretin (shpërnguljen) e largimin nga vendlindja kënaqësinë e Zotit të vet, atëherë hixhreti i tij është hixhret sheriatik dhe i pranuar, për të cilin shpërblehet, për shkak të sinqeritetit të tij. Ndërkaq, kushdo që me hixhretin e tij synon ndonjë dobi të kësaj bote, si: para, pozitë, tregti ose grua, i tilli nuk do të përfitojë nga hixhreti i tij gjë, përveçse atë dobi që ka pasur për qëllim dhe nuk do të ketë hise nga shpërblimi.