Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Një nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kërkoi Profetit ﷺ ta urdhërojë atë të bëjë diçka që do t'i bënte dobi, kështu që ai e urdhëroi që të mos zemërohej. Kjo do të thotë se ai duhet t'i shmangë arsyet që e çojnë drejt zemërimit dhe ta kontrollojë veten nëse i ndodh zemërimi, në mënyrë që të mos zgjatet zemërimi i tij e kjo të çojë drejt vrasjes, rrahjes, sharjes e të ngjashme. Ky njeri e rikërkoi porosinë disa herë, por Profeti ﷺ nuk shtoi në porosi më shumë se: "Mos u zemëro!"
Profeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i tij se, nëse njeriu bën mëkat dhe pastaj thotë: "O Allah, më fal mëkatin!", Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur atë." Pastaj njeriu bëri mëkat përsëri dhe tha: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur robin Tim." Sërish ky njeri bën mëkat dhe thotë: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur robin Tim. Le të bëjë çfarë të dojë, përderisa sa herë që bën një mëkat, e braktis mëkatin dhe pendohet e vendos që të mos kthehet në të, por ja që atë e pushton vetja e kësisoj bie përsëri në mëkat, kështu që përderisa e bën këtë: mëkaton dhe pendohet, Unë do ta fal, sepse pendimi e shkatërron atë që ka ndodhur më herët."
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se ata që gjykojnë me drejtësi dhe me hak mes njerëzve, të cilët i kanë nën përgjegjësinë, gjykimin e tyre dhe janë nga familja e tyre, do të ulen në karrige të larta, që janë krijuar prej dritës, si nderim për ta në Ditën e Kiametit. Këto podiume janë në të djathtë të të Gjithëmëshirshmit të Lartësuar, ndërkohë të dyja Duart e Tij janë të djathta.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kush privohet prej butësisë, nuk i jepet sukses në çështjet fetare e të kësaj bote dhe në atë që bën për veten e tij dhe në atë që bën me të tjerët, pra, i tilli është i privuar nga çdo mirësi.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron realitetin e përgojimit, që është: përmendja për muslimanin që nuk është i pranishëm diçka që atij nuk i pëlqen, qoftë kjo një nga cilësitë e tij fizike, qoftë morale. Për shembull, i verbri, mashtruesi, gënjeshtari, e cilësi të ngjashme përçmuese, edhe nëse këto cilësi janë të pranishme tek ai. Por, nëse ai nuk i ka ato cilësi që u përmendën, atëherë kjo është më e rëndë se përgojimi, sepse është shpifje ndaj njeriut me diçka që nuk e ka.
Profeti ﷺ lajmëroi për disa njerëz që i përdorin pasuritë e muslimanëve padrejtësisht dhe i marrin ato pa hak. Ky është një kuptim i përgjithshëm i pasurisë, për sa i përket grumbullimit dhe fitimit të saj në mënyrë të paligjshme dhe shpenzimit të saj në vende të gabuara. Këtu përfshihet ngrënia e pasurisë së jetimëve dhe pasurisë së institucionit të vakëfit. Gjithashtu përfshihet mohimi i amaneteve dhe marrja padrejtësisht nga fondet publike. Më pas Profeti ﷺ lajmëroi se të tillët do të dënohen me zjarr në Ditën e Kiametit.
Profeti ﷺ në këtë hadith ndalon dhe tërheq vërejtjen nga disa gjëra që çojnë në përçarje dhe armiqësi mes muslimanëve, prej të cilave: Praragjykimi, që nënkupton akuzën (për tjetrin) që vendoset në zemër, pa asnjë provë, si dhe sqaroi se është gënjeshtra më e madhe. Përgjimi, që nënkupton hulumtimin për pjesët private të njerëzve, qoftë me sy, qoftë me vesh. Spiunazhi, që nënkupton hulumtimin rreth gjërave të fshehta, e kjo më së shpeshti thuhet për të keqen. Zilia, që nënkupton të urrehet që e mira t'u arrijë të tjerëve. Kthimi i shpinës, që nënkupton se njëri e shpërfill tjetrin, nuk i jep selam dhe nuk e viziton vëllanë e vet musliman. Urrejtja e njëri-tjetrit, që nënkupton urrejtjen dhe largimin mes vete, si: dëmtimi i të tjerëve, vrenjtja dhe sjellja e keqe gjatë takimit mes vete. Pastaj tha një fjalë gjithëpërfshirëse, me të cilën gjendjet e muslimanëve rregullohen mes vete: "... por jini robër të Allahut, vëllezër!” Vëllazëria është një lidhje që shëron marrëdhëniet mes njerëzve dhe rrit dashurinë e familjaritetin mes tyre.
Nuk shpëton ndonjë njeri nga mëkati, për shkak se u krijua me këtë dobësi dhe për shkak të mosnënshtrimit ndaj Zotit tij për kryerjen e asaj për të cilën e ka obliguar dhe braktisjen e asaj që e ka ndaluar, por Allahu i Lartësuar ua hapi derën e pendimit robërve të Tij dhe i lajmëroi se mëkatarët më të mirë janë ata që shpesh pendohen.