Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith i lajmëroi shokët e tij për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha, kështu që ua përmendi këto tria: 1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij. 2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo dëm që u shkaktohet prindërve, qoftë me fjalë, qoftë me vepra, dhe lënia e bamirësisë ndaj tyre. 3. Fjala e rrejshme, e cila e përfshin edhe dëshminë e rrejshme. Kjo nënkupton çdo fjalë të rreme, me të cilën synohet nënçmimi i atij për të cilin është bërë kjo dëshmi, duke ia marrë pasurinë ose duke ia cenuar nderin, e të ngjashme. Profeti ﷺ e përsëriti (disa herë) tërheqjen e vërejtjes kundër fjalëve të rreme, duke paralajmëruar kështu për qortueshmërinë dhe efektet e këqija të saj në shoqëri, derisa sahabët thanë: "Ah, sikur të heshtte!", si mëshirë për të dhe moskënaqje me atë që e shqetëson atë.
Profeti ﷺ në këtë hadith shpjegon një nga shkaqet që forcojnë lidhjet ndërmjet besimtarëve dhe përhapin dashurinë mes tyre, që është se, nëse dikush e do vëllanë e tij, le ta lajmërojë se e do.
Profeti ﷺ në këtë hadith i sqaron mëkatet e mëdha, që janë ato, vepruesi i të cilave kërcënohet me një kërcënim të rëndë në këtë botë ose në botën tjetër. 1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij. 2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo gjë që u shkakton lëndim prindërve, qoftë fjalë e vepër, qoftë lënie e bamirësisë ndaj tyre. 3. Vrasja e njeriut në mënyrë të paligjshme, bie fjala, vrasja në mënyrë të padrejtë. 4. Betimi i rrejshëm (zhytës), respektivisht betimi i bërë nga një person që është i vetëdijshëm për gënjeshtrën e tij. Quhet kështu (ar. gamus - zhytës), sepse e zhyt vepruesin e tij në mëkat ose në në Zjarr.
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, ai që kujdeset për interesat e një gruaje, së cilës i ka vdekur burri dhe që nuk ka kush kujdeset për punët e saj, si dhe ndaj të varfrit nevojtar, ku shpenzon ndaj tyre duke pritur shpërblimin nga Allahu i Lartësuar, e ka shpërblimin si ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikur ai që falet natën e nuk lodhet dhe sikurse ai që agjëron e nuk e prish agjërimin.
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith urdhëron umetin e tij që të qëndrojë larg shtatë krimeve dhe mëkateve shkatërruese. E, kur u pyet se cilat janë ato, e sqaroi se janë: 1. Të bërët ortak Allahut (shirku), duke i shoqëruar Atij ndonjë të ngjashëm, në çfarëdo forme qoftë, si dhe duke ia drejtuar çfarëdo adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Profeti ﷺ filloi me shirkun, sepse është mëkati më i madh. 2. Sihri (magjia). Ai përbëhet nga nyja, lexime, ilaçe dhe tymëra që ndikojnë (me lejen e Allahut) në trupin e atij që i bëhet magji, duke e mbytur, duke i shkaktuar sëmundje ose duke i ndarë bashkëshortët mes vete. Sihri është një akt shejtanor dhe shumë (magjistarë) mund të arrijnë të bëjnë gjëra të tilla vetëm përmes bërjes shirk (duke dalë kështu nga feja) dhe afrimit te shpirtrat e këqij, nëpërmjet diçkaje që e dëshirojnë. 3. Vrasja padrejtësisht e atij që e ka ndaluar Allahu, përveçse me një justifikim legjitim të zbatuar nga sundimtari. 4. Përdorimi i kamatës duke e ngrënë ose duke e përdorur në forma të tjera përfitimi. 5. Shkelja e pasurisë së një të mituri, të cilit i ka vdekur babai duke qenë nën moshën e pubertetit. 6. Ikja nga fushëbeteja kur të ballafaqohet me jobesimtarët. 7. Akuzimi i grave të lira, të dëlira për kurvëri, si dhe akuzimi i burrave.
Profeti ﷺ me këtë hadith ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), sepse shdërrohen në varreza, në të cilat nuk falet namazi. Ai po ashtu e ndaloi të vizitohet varri i tij shpesh dhe të tubohen rregullisht tek ai, sepse kjo është shkak që çon në shirk (idhujtari). Në vend të kësaj, ai i urdhëroi që t'i çohen salavate e selame kudo qofshin nëpër botë, sepse këto do t'i arrijnë, nga i afërti e nga i largëti, krejt njëjtë, kështu që nuk ka nevojë ta vizitojnë shpesh varrin e tij.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për gjëra, të cilave, nëse u përmbahet muslimani, ka për të hyrë në Xhenet: E para: ruajtja e gjuhës nga të folurit e gjërave që e hidhërojnë Allahun e Lartësuar. E dyta: ruajtja e organit intim nga rënia në kurvëri. I përmendi këta dy organe, sepse përmes tyre më së shumti bëhet mëkat.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se dhikri (përmendja e Allahut) më i mirë është: “La ilahe il-lallah”, që do të thotë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, e lutja më e mirë është: "Elhamdulilah (çdo lavdërim i takon Allahut)", që nënkupton pranimin se Dhuruesi është Allahu i Lartësuar, Meritori për cilësitë e përsosura dhe të bukura.
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Xheneti dhe Zjarri janë afër njeriut, si lidhësja e këpucëve që është në pjesën e sipërme të këmbës, sepse ai mund të bëjë një vepër e ta fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartmadhëruar e përmes saj të futet në Xhenet, ose të bëjë një gjynah e të jetë shkak për të hyrë në Zjarr.