





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet dorë me dorë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith e ka sqaruar mënyrën e saktë të shitblerjes, kur ajo përfshin ndonjërën prej gjashtë kategorive që lidhen me kamatën, e ato janë: ari, argjendi, gruri, elbi, hurmat dhe kripa. Nëse mallrat janë të të njëjtit lloj, si p.sh: ari me ar apo argjendi me argjend, atëherë duhet të plotësohen dy kushte: Së pari: Pesha të jetë e barabartë, kur malli peshohet, si: ari dhe argjendi, ose masa të jetë e barabartë, kur matet, si: gruri, elbi, hurmat dhe kripa. Së dyti: Shitësi duhet ta marrë menjëherë pagesën dhe blerësi duhet ta marrë mallin në posedim në të njëjtën kohë ku lidhet kontrata e shitblerjes. Ndërsa, nëse këto kategori janë të ndryshme, si p.sh: ari me argjend ose hurmat me grurë, atëherë shitblerja lejohet vetëm me një kusht: që pagesa të kryhet dhe malli të merret në posedim në të njëjtën kohë ku bëhet kontrata. Përndryshe, shitblerja është e pavlefshme dhe si blerësi ashtu edhe shitësi kanë rënë në kamatën e ndaluar.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Pjesa e rrobës së poshtme, që është nën nyja, do të jetë në Zjarr.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith i ka paralajmëruar burrat që të mos i lëshojnë rrobat e tyre, të cilat mbulojnë pjesën e poshtme të trupit, (qoftë pantallona, shallvare apo diçka tjetër) poshtë nyjave të këmbëve. Çdo pjesë e rrobës që bie poshtë nyjave, për atë që e lëshon rrobën kështu, do të jetë në Zjarr si ndëshkim për këtë veprim.
Nga prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve), dhe padyshim çdonjëri do të marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t'u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë, për të cilën ai është shpërngulur."
رواه إماما المحدثين أبو عبد الله محمد بن إسماعيل بن إبراهيم بن المغيرة بن بردزبه البخاري وأبو الحسين مسلم بن الحجاج بن مسلم القشيري النيسابوري في صحيحيهما اللذين هما أصح الكتب المصنفةProfeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se të gjitha veprat llogariten me nijet. Ky vendim është i përgjithshëm për të gjitha adhurimet dhe transaksionet. Kushdo që me veprën e tij synon ndonjë dobi, nuk do të marrë asgjë tjetër përveç asaj dobie dhe nuk do të shpërblehet për të. Ndërkaq, kushdo që me veprën e tij synon t'i afrohet Allahut të Lartësuar, do ta marrë shpërblimin për veprën e tij, edhe nëse është vepër e zakonshme, siç janë ngrënia e pirja. Pastaj Profeti ﷺ solli një shembull për të treguar ndikimin e nijetit në vepra, pavarësisht se ajo është e njëjtë në formën e dukshme. Kështu, ai sqaroi se, kushdo që ka për qëllim me hixhretin (shpërnguljen) e largimin nga vendlindja kënaqësinë e Zotit të vet, atëherë hixhreti i tij është hixhret sheriatik dhe i pranuar, për të cilin shpërblehet, për shkak të sinqeritetit të tij. Ndërkaq, kushdo që me hixhretin e tij synon ndonjë dobi të kësaj bote, si: para, pozitë, tregti ose grua, i tilli nuk do të përfitojë nga hixhreti i tij gjë, përveçse atë dobi që ka pasur për qëllim dhe nuk do të ketë hise nga shpërblimi.
Nga Ebu Abdullah Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."
رواه البخاري ومسلمProfeti ﷺ na sqaroi në këtë hadith një rregull të përgjithshme në lidhje me gjërat dhe se ato në sheriat ndahen në tri kategori: hallall i qartë, haram i qartë dhe gjëra të dyshimta, vendimi i të cilave nuk është i qartë në aspektin e hallallit dhe haramit e këtë vendim nuk e dinë shumë njerëz. Kushdo që i braktis këto gjëra të dyshimta, feja e tij do të jetë e sigurt duke e larguar nga rënia në haram dhe nderi i tij do të jetë i sigurt nga fjalët e njerëzve, për faktin se ata do ta kritikonin për kryerjen e kësaj vepre të dyshimtë. Kushdo që nuk u shmanget të dyshmitave, e ka ekspozuar veten: ose duke rënë në haram, ose duke përfoluar njerëzit nderin e tij. Profeti ﷺ ka dhënë një shembull për të treguar gjendjen e atij që i vepron të dyshmitat, se i tilli është sikurse bariu që kullot bagëtinë e tij pranë një toke që e ka rrethuar pronari i saj, kështu që bagëtitë e bariut mund të kullotin në këtë zonë të rrethuar, për shkak të afërsisë me të. Po ashtu, kushdo që bën diçka të dyshimtë, atëherë ai i afrohet haramit dhe është gati për të rënë në të. Pas kësaj, Profeti ﷺ tregoi se në trupin e njeriut është një copë mishi (zemra), që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi.
Ebu Hamza Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shërbëtori i të Dërguarit të Allahut ﷺ, transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se besimi i plotë nuk mund të realizohet tek asnjë musliman derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, si: kryerja e adhurimeve dhe llojet e ndryshme të mirësive të kësaj bote dhe të botës tjetër. Si dhe të mos dëshirojë për të ato gjëra që nuk i dëshiron për veten e tij. Nëse sheh mangësi te fetaria e vëllait të tij musliman, duhet të përpiqet ta përmirësojë, e, nëse sheh shenja të mira tek ai, duhet ta orientojë, ta ndihmojë dhe ta këshillojë në çështjet e fesë dhe të jetës.
Ibën Mesud Ukbe ibën Amër el-Ensari el-Bedri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se ndër gjërat që janë përcjellë si këshillë nga profetët e mëparshëm dhe janë transmetuar mes njerëzve brez pas brezi, derisa mbërritën te ky umet, është dhe kjo këshillë: shikoje atë që dëshiron të bësh; nëse është diçka nga e cila nuk kihet turp, atëherë veproje, por nëse është diçka nga e cila kihet turp, atëherë lëre, sepse pengesa për të kryer veprime të shëmtuara është turpi. Ai që nuk ka turp, zhytet në çdo gjë të pahijshme dhe të keqe."
Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
رواه الإمام أحمد والترمذي والنسائي وابن ماجه وابن حبان في صحيحه والحاكمProfeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.
Nevas ibën Sem'ani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Mirësia është sjellja e mirë ndërsa mëkati është ajo që të bren në zemër dhe nuk dëshiron që njerëzit të mësojnë për të.” Vabisa ibën Mabedi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Vajta tek i Dërguari i Allahut ﷺ i cili më tha: "Erdhe të më pyesësh për mirësinë dhe mëkatin?' Po, - i thashë. Më tha: "Pyete zemrën tënde. Mirësi është ajo me të cilën të qetësohet shpirti dhe zemra e mëkat është ajo që të bren në shpirt dhe ta ngacmon kraharorin, edhe nëse njerëzit të thonë ndryshe."
الحديث الأول: رواه مسلم، والحديث الثاني: رواه أحمد والدارميProfeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për mirësinë dhe mëkatin dhe ka thënë se vetitë më të mëdha të mirësisë janë morali i mirë me Allahun, pra duke qenë i devotshëm dhe morali i mirë me njerëzit, pra duke i duruar dëmet që ata shkaktojnë, duke u zemëruar sa më pak, duke pasur fytyrë të buzëqeshur, fjalë të mira, duke i mbajtur lidhjet farefisnore, duke bërë adhurime, duke qenë i butë, bamirës dhe duke u shoqëruar me të tjerët në formën më të mirë dhe se mirësia është ajo që zemra dhe shpirti ndihen të qeta me të. Sa i përket mëkatit, ai është ajo gjë e dyshimtë që nuk gjen qetësi në shpirt dhe zemra nuk pajtohet me të, për rrjedhojë në zemër krijohet mëdyshje dhe frikë se mos është gjynah, dhe njeriu nuk dëshiron ta shfaqë atë, sepse është e pahijshme sipas njerëzve të nderuar dhe të devotshëm. Kjo, sepse njeriu nga natyra e tij dëshiron që njerëzit t'i shohin veprat e tij të mira, prandaj kur ai e urren që diçka prej veprave të tij të shihet nga të tjerët, kjo është shenjë se ajo është mëkat dhe nuk ka mirësi në të. Edhe nëse njerëzit të japin fetva, mos e merr fetvanë për sa kohë që shenja e dyshimit endet në shpirtin tënd, sepse fetvaja nuk e largon dyshimin kur dyshimi e ka një bazë të drejtë dhe kur fetvadhënësi jep fetva pa qenë i ditur. Por nëse fetvaja bazohet në një argument fetar, atëherë është detyrë për atë që pyet t'i përmbahet asaj, edhe nëse zemra e tij nuk gjen qetësi me të.
Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj na trego diçka përmbledhëse, që të kapemi pas saj!" Ai tha: "Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut." Në një transmetim nga Muadh bin Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thuhet: “Gjëja e fundit me të cilën u ndava nga i Dërguari i Allahut ﷺ ishte se e pyeta: "Cila është vepra më e mirë dhe që të afron më tepër me Allahun?" Ai tha: "Të vdesësh, ndërsa gjuha jote është e njomë nga përmendja e Allahut.”
رواه أحمد والترمذي وابن ماجه وابن حبانNjë njeri iu ankua Profetit ﷺ se adhurimet vullnetare ishin shtuar aq shumë, saqë ai nuk mund t'i përballonte për shkak të dobësisë së tij. Pastaj e pyeti Profetin ﷺ që t’i tregonte një vepër të lehtë, e cila sjell shpërblim të madh dhe tek e cila ai mund të kapet fort. Atëherë Profeti ﷺ e udhëzoi që gjuha e tij të jetë e freskët dhe në lëvizje të vazhdueshme në përkujtimin e Allahut të Lartësuar në çdo kohë dhe gjendje, qoftë me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), istigfar (duke thënë: estagfirullah), si dhe lutje dhe gjëra të tjera të ngjashme.