





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith na ka treguar se nuk ka ndonjë musliman, që viziton një musliman tjetër në sëmundjen e tij, në të cilën ende nuk i ka ardhur koha e vdekjes, e pastaj vizitori lutet për të sëmurin duke thënë: “E lus Allahun e Madhërishëm", i Cili është i tillë në Veten e Tij, cilësitë dhe veprat e Tij, "Zotin e Arshit të Madh, që të të shërojë”, dhe e përsërit këtë shtatë herë, veçse Allahu e shëron nga ajo sëmundje.
Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Profetit ﷺ, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ai që dëshiron të therë kurban, të mos presë asgjë nga flokët, as nga sqetullat, as nga mustaqet, as nga ndonjë pjesë tjetër e trupit; as nga thonjtë e duarve apo të këmbëve, pasi të jetë parë hëna e re e muajit Dhulhixhe, derisa të kryejë therjen e kurbanit.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ ka njoftuar se, kur vjen muaji i Ramazanit, ndodhin tri gjëra: E para: Hapen dyert e Xhenetit dhe asnjëra prej tyre nuk mbyllet. E dyta: Mbyllen dyert e Xhehenemit dhe asnjëra prej tyre nuk hapet. E treta: Shejtanët dhe xhindët kryeneçë lidhen, kështu që nuk arrijnë të bëjnë atë që zakonisht bëjnë jashtë Ramazanit. E gjithë kjo bëhet për ta nderuar këtë muaj dhe për t’i motivuar njerëzit t'i shtojnë adhurimet ndaj Allahut, si: namazi, lëmosha, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit dhe veprat e tjera të mira, si dhe për t’u larguar nga gjynahet dhe veprat e këqija.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i Jacisë dhe ai i Sabahut, do të shkonin për t'i falur, qoftë dhe këmbadoras .”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se sikur njerëzit ta dinin vlerën, mirësinë dhe bekimin që gjendet në ezan (thirrjen për namaz) dhe në rreshtin e parë, e sikur të mos kishin asnjë mënyrë tjetër për t'i dhënë përparësi dikujt përveçse përmes hedhjes së shortit për të përcaktuar se kush i meriton më shumë, ata do ta bënin këtë. Sikur ta dinin shpërblimin e nxitimit për në namaz në kohën e tij më të hershme, do të garonin për të. Dhe sikur ta dinin shpërblimin e ardhjes në namazin e Jacisë dhe të Sabahut, do ta kishin të lehtë të shkonin edhe sikur t'u duhej të ecnin këmbadoras, ashtu siç nis të ecë fëmija.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që hidhet prej një shkëmbi dhe e mbyt veten, do të jetë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vazhdojë të hidhet në të njëjtën mënyrë pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ai që pi helm dhe e mbyt veten, do të vazhdojë ta pijë atë helm me dorën e tij në zjarrin e Xhehenemit pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ai që e mbyt veten me një copë metali, do ta mbajë atë copë metali në dorë, duke e goditur veten në barkun e tij pambarim dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër vetëvrasjes me qëllim në këtë botë, duke treguar se një person i tillë do të dënohet në Xhehenem Ditën e Kiametit, me të njëjtën mënyrë me të cilën ia mori jetën vetes, si shpërblim i përshtatshëm për veprën e tij. Kush hidhet nga mali dhe vdes, ai do të vazhdojë të bjerë nga malet e Xhehenemit, në luginat e tij, duke qëndruar aty përgjithmonë e pambarim. Kush pi helm për ta vrarë veten, do ta ketë helmin në dorën e tij dhe do ta pijë vazhdimisht në Xhehenem, përgjithmonë e pambarim. Ndërsa, kush e shpon barkun e tij me një copë hekuri, do ta ketë atë copë hekuri në dorën e tij dhe do ta shpojë barkun me të vazhdimisht në Xhehenem, duke qëndruar aty përgjithmonë e pambarim.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij: 1. Prijësin e drejtë. 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun. 3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë. 4. Dy persona që duhen mes vetes për hir të Allahut. Bashkohen dhe ndahen vetëm për Të. 5. Personin, që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut". 6. Personin që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.” 7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka përgëzuar shtatë kategori besimtarësh, të cilët Allahu i Lartësuar do t’i fusë nën hijen e Arshit të Tij, në një Ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Arshit të Tij: I pari: Një prijës i drejtë në veten e tij, jo mëkatar dhe i shthurur. I drejtë me ata që i ka nën përgjegjësi, jo zullumqar. Në këtë, hyn ai që mban pushtetin më të lartë, por edhe çdo njeri që ka ndonjë përgjegjësi mbi çështjet e muslimanëve dhe vepron me drejtësi në to. I dyti: Një i ri që rritet duke e adhuruar Allahun, duke ia kushtuar rininë dhe fuqinë e tij kësaj rruge, derisa të vdesë në atë gjendje. I treti: Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë. Edhe kur largohet prej saj, dashuria e madhe për të e kthen sërish tek ajo. Shkuarja e shpeshtë në xhami bën që zemra e tij të mbetet e lidhur me të, edhe nëse fizikisht ndodhet jashtë saj për ndonjë arsye. I katërti: Dy njerëz që janë dashur sinqerisht për hir të Allahut, duke e ruajtur këtë dashuri fetare mes tyre, pa lejuar që ndonjë interes i dynjasë ta ndërpresë atë lidhje, qoftë edhe nëse janë takuar apo jo, derisa t’i ndajë vdekja. I pesti: Një burrë, të cilin e fton një grua me prejardhje, pozitë, pasuri dhe bukuri për të bërë zina me të, por ai refuzon dhe i thotë: “Unë i frikësohem Allahut.” I gjashti: Një njeri që jep sadaka, qoftë pak apo shumë, me sinqeritet dhe pa synuar syefaqësi, përkundrazi, e fsheh atë aq shumë, saqë dora e majtë nuk e di çfarë ka dhënë dora e djathtë. I shtati: Një njeri, që e përmend Allahun në vetmi, qoftë me zemër përmes meditimit, apo me gjuhë përmes dhikrit, dhe sytë e tij mbushen me lot nga frika dhe madhërimi ndaj Allahut të Lartësuar.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në humnerë të Zjarrit.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ ka paralajmëruar se muslimani nuk duhet t’ia drejtojë vëllait të tij musliman asnjë lloj arme, sepse ai nuk e di, ndoshta shejtani e shtyn që ta lëvizë armën në dorën e tij, e kështu mund ta vrasë ose ta dëmtojë vëllanë e tij. Si pasojë, ai do të bjerë në një mëkat që mund ta çojë në një humnerë të Zjarrit.
Ebu Shurejhu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ai (besimtar), fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt prej të këqijave të tij.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith u betua dhe e përforcoi betimin e tij tri herë, duke thënë: “Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar!” Sahabët e pyetën: “Kush nuk ka besuar, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Ai, prej të cilit fqinji i tij nuk është i sigurt nga tradhtia, padrejtësia dhe e keqja e tij.”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Këshilla më e shpeshtë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur iu afrua vdekja, ishte: “Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi! Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!" I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa gjoksi i tij po gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte."
رواه النسائي في السنن الكبرى وابن ماجهKëshilla më e shpeshtë e Profetit ﷺ për umetin e tij, ndërsa ishte në agoninë e vdekjes, ishte: "Përmbajuni namazit, kujdesuni për të dhe mos e neglizhoni! Po ashtu, përmbushini të drejtat e atyre që i këni nën përgjegjësinë tuaj, përfshirë robërit dhe robëreshat, dhe silluni mirë me ta!" Ai vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa fyti i tij gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte.