





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”
Muttefek alejhiDisa burra nga shokët e Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Atëherë Profeti ﷺ tha: Po shoh se ëndrrat tuaja janë përputhur, se ajo është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Prandaj, kush e kërkon atë dhe është i përkushtuar për ta arritur, le ta kërkojë me zell dhe duke shtuar veprat e mira, sepse ajo ka më shumë gjasa të jetë në shtatë netët e fundit, të cilat fillojnë nga nata e 24-tër, nëse Ramazani është tridhjetë ditë, ose nga nata e 23-të nëse muaji është njëzetenëntë ditë.
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ i thanë atij: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i morën shpërblimet: ata falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin prej pasurisë që u tepron (e ne s'kemi për të dhënë). Atëherë Profeti ﷺ u tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - O i Dërguari i Allahut, a ndodh që të shpërblehemi edhe kur përmbushim epshin tonë? - thanë ata. - “Sikur dikush ta bënte në haram, a do të kishte mëkat? Rrjedhimisht, kur ta bëjë në hallall, do të ketë shpërblim”, - tha Profeti ﷺ.”
Transmeton MuslimiDisa nga shokët e varfër të Profetit ﷺ u ankuan tek ai për varfërinë e tyre dhe paaftësinë për të dhënë pasuri për bamirësi, për të fituar shpërblimet e mëdha që i fitonin vëllezërit e tyre të pasur, dhe për të bërë vepra të mira si ata. Ata thanë: “Ata e falin namazin siç e falim ne, agjërojnë siç agjërojmë ne, por ata japin nga pasuria e tyre tepricën, ndërsa ne nuk kemi çfarë të japim!” Profeti ﷺ i udhëzoi ata drejt bamirësive që ata mund të bënin dhe u tha: "A nuk ju ka dhënë Allahu diçka që mund ta bëni si bamirësi për veten tuaj? Të thoni subhanallah (I Lartësuar është Allahu) është sadaka për ju. Të thoni Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) është sadaka. Të thoni elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) është sadaka. Të thoni la ilahe il-lAllah (S’ka Zot të denjë për adhurim përveç Allahut) është sadaka. Urdhërimi për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, madje edhe kur ndonjëri prej jush bën marrëdhënie intime me gruan e tij, është sadaka. Ata u habitën dhe thanë: "O i Dërguar i Allahut! A do të marrë ndonjëri prej nesh shpërblim për përmbushjen e epshit të tij?" Ai tha: "A nuk e shihni se, nëse ai do ta përmbushte atë në mënyrë të ndaluar, si p.sh. nëpërmjet imoralitetit etj, do të kishte mëkat? Po ashtu, kur e përmbush në mënyrë të lejuar, ka shpërblim.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”
Muttefek alejhiMe fillimin e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, Profeti ﷺ e gjallëronte tërë natën me adhurime të ndryshme. Ai e zgjonte familjen për t’u falur, përpiqej më shumë në adhurim sesa zakonisht dhe i përkushtohej plotësisht adhurimit, duke u larguar nga marrëdhëniet intime me gratë e tij.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!” Po ashtu ajo tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme Rabbena, ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” Duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”
Muttefek alejhiAishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se kur iu shpall Profetit ﷺ sureja: "Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)", e interpretoi (zbatoi) Kuranin dhe nxitoi për ta jetësuar urdhrin e Allahut të Lartësuar në fjalën e Tij: "...atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai..." Për këtë arsye, ai shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde gjatë namazit: "subhaneke" - "i Lartmadhëruar qofsh!", pra, i pastër nga çdo mangësi, gjë që nuk të takon Ty. " Allahumme Rabbena, ve bihamdike" - "o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë!" Një lavdërim që të takon me të drejtë për përsosmërinë e qenies Tënde, cilësive dhe veprave Tua. "Allahumme gfir li" - "O Allah, më fal mua!” dhe fshije e anashkaloje mëkatin tim.
Ebu Umame Ijas ibn Thalebe Harithiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër betimit të rrejshëm në emër të Allahut me vetëdije, për të marrë padrejtësisht të drejtën e një muslimani. Dënimi për këtë është të jetë meritor i tilli për Zjarrin dhe i privuar nga Xheneti, dhe kjo vepër konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Një burrë tha: "O i Dërguar i Allahut, edhe nëse ajo për të cilën betohet është diçka e parëndësishme?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe nëse është një misvak (shkop i vogël për pastrimin e dhëmbëve) i marrë nga pema arak."
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Muttefek alejhiSa herë që Profeti ﷺ vizitonte një të sëmurë, ai lutej për të duke thënë: "O Allah, largoje dhe zhduke sëmundjen e rëndë, o Zot i njerëzve, Krijuesi i tyre dhe Furnizuesi i tyre, dhe shëroje këtë të sëmurë, sepse Ti, i Lartësuar qofsh, je Shëruesi. Të lutem me emrin Tënd, Shëruesi. Nuk ka shërim që mund t’i ndodhë të sëmurit, përveç shërimit Tënd dhe mirëqenies Tënde, një shërim që nuk lë pas asnjë sëmundje dhe nuk mban asnjë lloj sëmundjeje tjetër.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prej dinarit që e shpenzon në rrugën e Allahut, dinarit që e shpenzon për lirimin e robit, dinarit që e jep lëmoshë për nevojtarin dhe dinarit që e shpenzon për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ke për atë që e shpenzon për familjen tënde.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith i përmendi disa lloje shpenzimesh, duke thënë: "Një dinar që e shpenzon në rrugën e Allahut, një dinar që e shpenzon për lirimin e një robi nga robëria, një dinar që ia dhe sadaka një nevojtari të varfër dhe një dinar që e shpenzove për familjen, dhe ata që i ke nën përkujdesjen tënde." Pastaj ai njoftoi se shpërblimin më të madh tek Allahu e ka dinari që e shpenzon për familjen dhe ata për të cilët është përgjegjës financiarisht.
Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ i tha: “Agjëron tërë kohën dhe falesh tërë natën?” - Po, - i thashë. - “Nëse vepron kështu, do të të thahen sytë dhe do të të lodhet shpirti. Ai që agjëron gjatë gjithë kohës, nuk agjëron. Agjërimi i tri ditëve (në muaj) është sikurse agjërimi i tërë vitit”, - tha ai. - Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë. - “Agjëro sikurse Davudi (alejhi selam), i cili një ditë agjëronte, një ditë hante dhe nuk ikte kur e takonte armikun”, - tha Profeti ﷺ.
Muttefek alejhiProfetit ﷺ i erdhi lajmi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) agjëronte pandërprerë gjatë gjithë vitit, pa e ndërprerë agjërimin, dhe falej tërë natën pa fjetur. Atëherë ai e ndaloi nga kjo dhe i tha: “Agjëro e ndërprite agjërimin, falu e fli!” E ndaloi nga agjërimi i pandërprerë dhe nga qëndrimi në namaz gjithë natën, duke i thënë: “Nëse vepron kështu, sytë e tu do të dobësohen e do të fundosen, dhe shpirti yt do të lodhet e rraskapitet.” Ai që agjëron gjithë vitin në të vërtetë nuk ka agjëruar, sepse nuk e merr shpërblimin e agjërimit, për shkak se bie ndesh me ndalesën, dhe nuk e përjeton as dobinë e iftarit, ngase gjithmonë është i përmbajtur. Më pas, i tregoi se mjafton të agjërojë tre ditë çdo muaj, pasi kjo është e barabartë me agjërimin e gjithë vitit, ngase çdo ditë shpërblehet me dhjetë, që është minimumi i shumëfishimit të një vepre të mirë. Abdullahu tha: “Unë mundem më shumë se kaq.” Atëherë Profeti ﷺ tha: Atëherë agjëro si agjërimi i Davudit (alejhi selam!). Ai është agjërimi më i mirë, sepse ai agjëronte një ditë e hante një ditë, dhe nuk ikte kur përballej me armikun, ngase mënyra e tij e agjërimit nuk ia dobësonte trupin.
Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nëna ime, e bija e Revahës, i kërkoi babait tim të më dhurojë diç prej pasurisë së tij. Ai ia vonoi kërkesën për një vit, pastaj, kur atij iu mbush mendja, ajo i tha: “Nuk pranoj pa e bërë dëshmitar të Dërguarin e Allahut ﷺ për dhuratën që po ia jep djalit.” Kështu, babai më mori për dore, ndërsa unë isha i ri e më çoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna e këtij, e bija e Revahës, ka dëshirë që ti të jesh dëshmitar për atë që ia kam dhuruar djalit.” - “O Beshir, a ke fëmijë të tjerë, përveç tij?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - tha ai. - “A u ke dhënë të gjithëve sikurse këtij?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Jo, - tha ai. - “Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
متفق عليه، وله ألفاظ عديدةNuman ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se nëna e tij, Amra, e bija e Revahas (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi babait të tij t’i jepte djalit të saj një dhuratë nga pasuria e tij. Ai hezitoi dhe e shtyu këtë për një vit, pastaj vendosi t'ia plotësonte kërkesën dhe t’i jepte dhuratë djalit të tij, Numanit. Atëherë ajo tha: "Nuk jam e kënaqur, derisa të dëshmojë i Dërguari i Allahut ﷺ për atë që i dhurove djalit tim." Atëherë babai më mori për dore, ndërkohë që unë isha djalë i vogël, erdhi te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, nëna e këtij (djalit), bija e Revahas, dëshiron që të të marrë dëshmitar për atë që i dhurova djalit të saj. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha:" "O Beshir, a ke fëmijë tjetër përveç këtij?" - Po, - tha ai. Ai tha: "A u ke dhuruar të gjithëve të njëjtën gjë si këtij?" - Jo, - tha ai. Profeti ﷺ i tha: "Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi.” Kurse në transmetimin e Muslimit, ai tha duke e qortuar: "Atëherë, merr dëshmitar tjetër përveç meje për këtë padrejtësi."