Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ ishte njeriu më bujar, e bujaria e tij ishte kulmore gjatë muajit Ramazan, meqë e jepte atë që kërkohej për ata që kishin nevojë. Fakti se bujaria e tij ishte kulmore janë dy shkaqe: I pari: Takimi që e kishte me Xhibrilin (alejhi selam). I dyti: Mësimi i Kuranit së bashku, respektivisht leximi i tij përmendsh. Xhibrili (alejhi selam) i mësonte Profetit ﷺ çdo gjë që i qe shpallur nga Kurani, kësisoj i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më bujar, më bamirës dhe veprues i hairit, dhe më i shpejtë për t'u sjellë dobi njerëzve sesa era e mirë që e dërgon Allahu me shi e mëshirë.
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith tregon se askush, që e fal namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe i bën ato vazhdimisht, nuk do të hyjë në Zjarr. Ai i përmendi këto dy namaze, veçanërisht sepse janë namazet më të rënda, dhe sepse koha e sabahut është kur njeriu ndodhet në gjumë dhe shijon kënaqësinë e gjumit, ndërsa koha e ikindisë është kur njeriu është i angazhuar me punët e ditës dhe tregtinë e tij. Kështu që, ai që kujdeset dhe i fal vazhdimit këto dy namaze, edhe pse me vështirësi, do t'i ruajë dhe do të kujdeset edhe për namazet e tjera.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimani, i cili kur hyn koha e namazit të detyrueshëm, merr abdes me përpikëri dhe më pas qëndron i përulur gjatë faljes së namazit, duke i pasur të gjitha gjymtyrët të përkushtuara dhe të përqendruara te madhështia e Allahut, dhe duke i plotësuar veprimet e namazit, si: rukunë, sexhden dhe veprimet e tjera, atëherë ky namaz i shlyen mëkatet e tij të vogla që ka bërë më herët, për sa kohë që nuk vepron ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është e vazhdueshme gjatë gjithë kohës dhe në çdo namaz.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar për disa fjalë të dhikrit, të cilat kush i thotë, nuk dështon dhe nuk bëhet pishman, por do të marrë shpërblimin e këtyre fjalëve. Këto fjalë thuhen menjëherë pas namazit farz njëra pas tjetrës. Ato janë: "Subhanallah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë. "Elhamdulilah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë përsosurinë absolute të Allahut të Madhëruar, duke e shoqëruar me dashurinë ndaj Tij dhe madhërimin e Tij. "Allahu ekber" 34 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu është më i madh, më i madhërishëm dhe më i fuqshëm se çdo send.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se kush thotë kur dëgjon muezinin: "Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak." Domethënë: Pohoj, pranoj dhe njoftoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se çdo i adhuruar tjetër veç Tij është i kotë. Dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij" D.m.th: Ai është rob e nuk adhurohet dhe është i dërguar që nuk gënjen. "Jam i kënaqur me Allahun si Zot" Domethënë: jam i kënaqur me faktin që Allahu është Zot, i adhuruar dhe që ka cilësitë dhe emrat më të bukur. "Dhe me Muhamedin si pejgamber" Domethënë: jam i kënaqur me të gjitha çështjet që ai solli dhe që i predikoi. "Dhe me Islamin" Domethënë: jam i kënaqur me të gjitha ligjet e Islamit qofshin ato urdhëresa apo ndalesa. "Si fe" domethënë: si diçka që besohet dhe pasohet. "I falen mëkatet" domethënë: mëkatet e vogla.
Një njeri e pyeti Profetin ﷺ, duke thënë: Ne udhëtojmë me anije në det për peshkim, tregti dhe aktivitete të ngjashme, dhe marrim pak ujë të pijshëm me vete. Nëse e përdorim ujin e pijshëm për abdest dhe gusël, ai do të harxhohet dhe nuk do të kemi më ujë për të pirë. A na lejohet të marrim abdest me ujin e detit? Kësisoj, Profeti ﷺ i tha për ujin e detit: "Uji i tij është i pastër dhe pastrues; lejohet të merret abdest dhe gusël me të. Gjithashtu, është e lejuar të hahet çdo gjë që del prej tij, si peshqit, balenat dhe të tjera, edhe nëse gjendet e ngordhur dhe ka dalë në sipërfaqe pa u peshkuar.
I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për pastërtinë e ujit që përdoret nga kafshët e buta dhe të egra, për të pirë apo për gjëra të ngjashme. Kësisoj Profeti ﷺ tha: Nëse uji arrin sasinë e dy enëve të mëdha (rreth 210-të litra), atëherë ai konsiderohet ujë i shumtë dhe nuk bëhet i papastër, përveç nëse ndryshon një nga tre cilësitë e tij: ngjyra, shija ose era, me diç të papastër.
Profeti ﷺ në këtë hadith inkurajon atë që zgjohet nga gjumi ta shpërlajë hundën tri herë. Shpërlarja nënkupton nxjerrjen e ujit nga hunda pas futjes së tij, sepse shejtani kalon natën në zgavrat e hundës.
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) pa një burrë, i cili e kishte mbaruar marrjen e abdesit, por kishte lënë një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë gjatë abdesit. Ai i tha atij duke ia bërë me shenjë nga pjesa e palarë: "Kthehu dhe merr abdes mirë, duke e plotësuar atë dhe duke i dhënë çdo gjymtyre hisen e ujit që i takon." Burri u kthye, e plotësoi abdesin, pastaj u fal.