





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se: "Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ lahej nga xhunubllëku me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë dhe dhe merrte abdes me një palë grushte. Një saë është sa katër muddë, e një mudd është sa sasia e mbushur e dy grushteve të një njeriu mesatar.
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne i ruanim devetë dhe, kur erdhi radha ime, i ktheva devetë në shtëpi në mbrëmje. Të Dërguarin e Allahut ﷺ e gjeta duke u ligjëruar njerëzve dhe i zura fjalët: “Çdo musliman që merr abdes me përsosuri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, i përqendruar në të me zemër dhe trup, e meriton hyrjen në Xhenet.” Thashë: “Sa e bukur kjo!” Sakaq dikush nga mbrapa më tha: “Para kësaj ishte një edhe më e mirë.” Kur shikova, pashë Omerin. Ai më tha: “Të pashë se erdhe tash vonë." Pejgamberi ﷺ tha: “Secili që merr abdes me përsosuri, pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, që të hyjë nga cila të dojë.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ, teksa ligjëronte, i sqaroi dy virtyte madhështore: I pari: ai që merr abdes me përsosuri, e plotëson dhe e përkryen sipas metodës profetike e i jep çdo gjymtyre sasinë e duhur të ujit, e pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, të hyjë nga cila të dojë.” I dyti: ai që e merr këtë abdes të plotë dhe të përkryer, pastaj ngrihet pas këtij abdesi dhe i fal dy rekate, i përqëndruar në të me zemrën e tij me sinqeritet dhe përkushtim, duke ia dorëzuar fytyrën dhe të gjitha gjymtyrët e tij Allahut, Xheneti do t'i bëhet obligim.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut."
Transmeton DarakutniuProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se nëse një musliman i mbath mestet (çorapet lëkurore) pasi ka marrë abdest, pastaj bie në gjendjen e hadethit të vogël (papastërtisë së vogël) dhe dëshiron të marrë abdes, atij i lejohet t’i fshijë sipër tyre nëse dëshiron. Ai mund të falet me to pa i hequr për një periudhë të caktuar, përveç nëse bie në gjendjen e xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), në të cilën rast duhet t’i heqë mestet për marrë gusël (larjen e tërë trupit).
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli në namazgjah për Bajramin e Kurbanit, - ose ka thënë: Fitrit, - dhe kaloi pranë grave e u tha: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - "E çfarë mangësie ka në fenë dhe mendjen tonë, o i Dërguari i Allahut?" - pyetën ato. - “A nuk konsiderohet dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?” - i pyeti Profeti ﷺ. - Po, ashtu është, - thanë ato. - “Kjo konsiderohet mangësi në mendje. Po ashtu, kur i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin?” - Po, ashtu është, - thanë gratë. - “Kjo konsiderohet mangësi në fe”, - u tha Profeti ﷺ.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ doli në namazgjah ditën e Bajramit. Ai kishte premtuar që t’u mbante një hutbe të veçantë grave dhe e përmbushi premtimin e tij atë ditë. Ai tha: O ju gra, jepni sadaka (dhe kërkoni shpesh falje nga Allahu), sepse të dyja janë prej shkaqeve më të mëdha që fshijnë mëkatet. Vërtet, unë ju pashë në Natën e Israsë se ju ishit shumica e banorëve të Zjarrit. Atëherë një grua nga mesi i tyre, e mençur, largpamëse dhe e respektuar, tha: "O i Dërguar i Allahut, përse ne jemi shumica e banoreve të Zjarrit?" Ai tha: "Për disa arsye: ju shpesh mallkoni dhe përdorni fjalë fyese, dhe mohoni të drejtat e burrave tuaj." Pastaj Profeti ﷺ i përshkroi, duke thënë: "Nuk kam parë askënd me mangësi në mendje dhe në fe, që të jetë më dominues ndaj një njeriu të mençur, të arsyeshëm, të vendosur dhe të përmbajtur sesa ju." Ajo tha: "O i Dërguar i Allahut, cila është mangësia në mendje dhe në fe?" Ai tha: "Sa i përket mangësisë në mendje, ajo është fakti se dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri; kjo është ajo që nënkuptohet me mangësi në mendje. Sa i përket mangësisë në fe, ajo është pakësimi i veprave të mira, sepse gruaja kalon net dhe ditë pa falur namaz për shkak të menstruacioneve dhe agjëron më pak ditë në Ramazan për të njëjtën arsye; kjo është ajo që nënkuptohet me mangësi në fe. Megjithatë, ato nuk kritikohen dhe as nuk janë përgjegjëse për këtë, sepse kjo është pjesë e natyrës së tyre, ashtu siç njeriu është krijuar i atillë që e do pasurinë, nxiton në çështjet e tij, është i paditur dhe me cilësi të tjera të ngjashme. Megjithatë, kjo është përmendur si paralajmërim ndaj mahnitjes pas tyre.
Nga Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila i pati dhënë besën Pejgamberit (paqja qofët mbi të!) përcillet se ka thënë: "Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit".
رواه أبو داود بهذا اللفظ ورواه البخاري بدون زيادة (بعد الطهر)Sahabija Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gratë në kohën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) nuk i konsideronin pjesë të menstruacioneve sekrecionet që anonin nga ngjyra e zezë apo e verdhë, që dilnin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet. Kështu që ato nuk e linin namazin dhe as agjërimin për shkak të tyre.
Nga Aishja nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Umu Habibja, e bija e Xhahshit, e cila ishte në kurorën e Abdurrahman ibn Aufit, iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e gjakut. Ai i tha:"Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!"
Transmeton MuslimiNjë sahabije iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e vazhdueshme të gjakut dhe ai e urdhëroi të mos falej për aq kohë sa zgjasnin menstruacionet e saj para se të shfaqej kjo situatë e re dhe më pas të lahej dhe të falej. Ajo lahej në mënyrë vullnetare për çdo namaz.
Nga Amr ibn Sulejm el-Ensari përcillet se ka thënë se dëshmoj që Ebu Seidi ka thënë që dëshmoj se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët dhe të parfumoset, nëse ka parfum."
Muttefek alejhiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se larja e trupit në ditën e xhuma është dispozitë e fortë si vaxhibi në raport me të gjithë meshkujt muslimanë të rritur, të cilët e kanë për detyrë të falin xhumanë. Po ashtu duhet t’i pastrojmë dhëmbët me misvak ose me mjete të tjera të ngjashme, si dhe të parfumosemi me ndonjë parfum të këndshëm.
Nga Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili pati marrë pjesë në dymbëdhjetë beteja me Pejgamberin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), përcillet se ka thënë që kam dëgjuar nga Pejgamberi i Allahut (paqja qoftë mbi të!) katër gjëra, që më kanë bërë përshtypje të veçantë: "Femra nuk duhet të ndërmarrë udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa një mashkull të familjes. Nuk lejohet të agjërohet në këto dy ditë: dita e festës së fitrit dhe dita e festës së kurbanit. Nuk lejohet të falet namaz pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli e as pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli. Dhe nuk bën të ndërmerret udhëtim i gjatë vetëm se për te këto tri xhami: Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Aksasë dhe Xhamia ime".
Muttefek alejhiNë këtë hadith, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka ndaluar nga katër gjëra: 1. Gruaja e ka të ndaluar të ndërmarrë një udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa dikë nga familjarët e saj, nga ata të cilët e kanë të ndaluar kategorikisht të martohen me të, si: i biri, i ati, djali i vëllait, djali i motrës, xhaxhai, daja etj. 2. E ka bërë të ndaluar agjërimin e ditës së festës të fitrit dhe të ditës së festës të kurbanit, qoftë agjërim zotimi, vullnetar apo shpagimi. 3. E ka ndaluar namazin vullnetar pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli dhe pasi të agojë, derisa të lindë dielli. 4. E ka ndaluar që të ndërmerret udhëtim i gjatë drejt një vendi, duke besuar se ai ka një mirësi të veçantë apo se shpërblimi në të është shumëfish, përveç këtyre tri xhamive; Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Pejgamberit dhe Xhamia e Aksasë. Kësisoj, nuk ndërmerret udhëtim i gjatë drejt vendeve të tjera për t'u falur në to, veç këtyre tri xhamive, ngase vetëm në këto tri xhami shumëfishohet shpërblimi.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos falet me një rrobë të vetme pa pasur diçka mbi supet e tij.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi atë që falet me një rrobë të vetme që të lërë supet, pra pjesën mes shpatullës dhe qafës, të pambuluar; pa vendosur diçka mbi to për t’i mbuluar. Kjo sepse, edhe pse supet nuk janë pjesë e avretit (pjesët e trupit që duhet të mbulohen), mbulimi i tyre siguron një fshehje më të mirë të avretit, gjithashtu është më afër tregimit të respektit dhe madhërimit ndaj Allahut të Lartësuar gjatë qëndrimit para Tij në namaz.