





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"
Muttefek alejhiProfeti ﷺ thekson se kushdo që dëshiron të shkojë në namazin e xhumasë, është e pëlqyeshme për të që të marrë gusl (të lahet), ashtu siç merr gusël nga xhenabeti (të qenët i papastër).
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që merr abdes mirë dhe shkon në xhuma, pastaj dëgjon (hutben) me vëmendje dhe hesht, do t'i falen mëkatet mes kësaj dhe xhumasë së kaluar, madje edhe tri ditë shtesë. Ndërkaq, ai që luan me guralecë, tashmë e ka humbur shpërblimin.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith se ai që merr abdes mirë duke i plotësuar shtyllat e tij dhe duke ndjekur sunetet dhe rregullat e tij, pastaj shkon për ta falur namazin e xhumasë e hesht dhe e dëgjon ligjëruesin; nuk flet biseda boshe, Allahu do t'ia falë mëkatet e vogla për dhjetë ditë, nga namazi i xhumasë deri në xhumanë e dytë dhe tri ditë shtesë, sepse vepra e mirë dhjetëfishohet. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen që zemra të mos largohet nga këshillat që thuhen gjatë hutbes (ligjëratës së të premtes), duke luajtur me gjymtyrët e veta; duke i prekur guralecët dhe lloje të tjera të lojërave dhe angazhimit (me telefon etj). Ai që vepron kështu, e ka humbur shpërblimin, e ai që e ka humbur shpërblimin, nuk ka hise në shpërblimin e namazit të plotë të xhumasë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e përgëzoi atë që shkon në xhami për adhurim, për nxënie të diturisë, ose për çdo qëllim tjetër të mirë në çdo kohë, qoftë në mëngjes ose në mbrëmje, duke thënë se Allahu i ka përgatitur një vend dhe një mikpritje në Xhenet, çdoherë që ai shkon në xhami, qoftë natën apo ditën.
Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."
Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe AhmediKur Profeti ﷺ vajti në Medinë dhe njerëzit e panë, nxituan drejt tij. Prej të tillëve ishte edhe hebreu, Abdullah ibën Selami. Kur e pa, e kuptoi se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari, për shkak të dritës, bukurisë dhe dinjitetit të sinqertë që shfaqej. Gjëja e parë që e dëgjoi prej Profetit ﷺ ishte inkurajimi për të vepruar disa vepra, që janë shkak për të hyrë në Xhenet. Prej tyre: E para: Përhapja e përshëndetjes islame (Es selamu alejkum), shfaqja dhe shtimi i saj sa më shumë ndaj atyre që i njohim dhe nuk i njohim. E dyta: Ushqimi dhënë të tjerëve, përmes sadakasë, dhuratave dhe mikpritjes. E treta: Mbajtja e lidhjeve farefisnore me ata që ke lidhje gjaku dhe afërsie, nga ana e babait dhe nënës. E katërta: Namazi vullnetar, namazi i natës, kur njerëzit janë në gjumë.
Nga Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”
Muttefek alejhiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se të gjithë muslimanët kanë nga një përgjegjësi në shoqëri dhe ata duhet të kujdesen dhe ta mbartin atë. Prijësi dhe udhëheqësi janë barinj të atyre që Allahu i ka vendosur në përgjegjësinë e tyre. Andaj ata duhet të ruajnë të drejtat e tyre, t'i mbrojnë nga agresorët, të përballen me armiqtë e tyre dhe të mos i neglizhojnë të drejtat e tyre. Burri është përgjegjës për shpenzimet e jetesës së familjes së tij, për sjelljen e mirë me ta dhe për arsimimin dhe edukimin e tyre. Gruaja është përgjegjëse për menaxhimin e mirë të shtëpisë së burrit të saj dhe edukimin e fëmijëve të tij. Shërbëtori dhe punëtori janë përgjegjës për ruajtjen e pasurisë së pronarit të tyre që e kanë në menaxhimin e tyre dhe për kryerjen e shërbimeve që i detyrohen atij. Kësisoj, çdo njeri është bari i detyrës që i është ngarkuar dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e saj.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith i nxiti ata që janë në gjendje të kryejnë marrëdhënie intime dhe i kanë mundësitë për martesë, që të martohen, sepse ajo ua mbron shikimin nga gjërat e ndaluara, ua mbron organin (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe i pengon të bien në imoralitet. Ai që nuk i ka mundësitë për martesë, ndërkohë është i aftë të kryejë marrëdhënie intime, atëherë duhet të agjërojë, pasi kjo do t'ia ndërpresë dëshirën epshore dhe të keqen e spermës.
Ukbe ibën Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: "O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?" - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Profeti ﷺ.
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër përzierjes me gratë e huaja dhe ka thënë: "Ruajuni që të mos hyni te gratë dhe gratë që të mos hyjnë tek ju!" Një ensar tha: "Po si është rasti me të afërmit e burrit, si vëllai i tij (kunati), djali i vëllait, xhaxhai, djali i xhaxhait, djali i motrës dhe të ngjashëm me ta, me të cilët do t’i lejohej martesa, po të mos ishte e martuar?" Profeti ﷺ tha: "Ruajuni e mos hyni te to, ashtu siç ruheni nga vdekja!" Kjo është sepse vetmia me të afërmit e burrit (si vëllai i tij) çon në sprova dhe shkatërrim në fe. Të afërmit e burrit, përveç babait dhe djemve të tij, janë më të ndaluar se të huajt, sepse vetmia me ta është më e shpeshtë sesa me të tjerët. Nga ta pritet më shumë e keqja, si dhe sprova me ta është më e mundshme, për shkak të lehtësisë së arritjes së tyre tek gruaja dhe mundësisë për të qëndruar vetëm me të pa ndonjë qortim. Për më tepër, prania e tyre është e pashmangshme dhe nuk mund të pengohet, pasi zakonisht njerëzit janë të shkujdesur në këtë çështje. Kështu, ndodh që burri të qëndrojë vetëm me gruan e vëllait të tij, gjë që është e ngjashme me vdekjen, për shkak të neverisë dhe dëmit që sjell, ndryshe nga burri i huaj, ndaj të cilit njerëzit janë më të kujdesshëm.
Malik ibën Eus ibën Hadethani tregon: "Vajta te disa dhe u thashë: "Kush shet dërhemë?" Atëherë Talha ibën Ubejdullahu, i cili ishte tek Omer ibën Hatabi, tha: "Na e trego arin tënd (lëre këtu), pastaj eja te ne, që, kur të na vijë shërbëtori ynë, ta japim argjendin që të takon." Atëherë Omer ibën Hatabi tha: "Jo, assesi! Për Allahun, ose jepja argjendin në dorë, ose ktheja arin e vet, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Këmbimi i argjendit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë; këmbimi i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë me dorë dhe këmbimi i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehen dorë me dorë.”
Muttefek alejhiTabiini, Malik ibën Eusi tregon se kishte disa dinarë ari dhe dëshironte t’i shkëmbente me dërhemë argjendi. Talha bin Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: "Na jep dinarët e tu që t’i shoh!" Pasi vendosi për blerjen e tyre, i tha: "Hajde tek ne kur të vijë shërbëtori ynë më vonë, që të të japim dërhemët e argjendit." Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte i pranishëm në atë mbledhje dhe e kundërshtoi këtë lloj marrëveshjeje. Ai iu përbetua Talhasë që t’ia jepte argjendin menjëherë ose t’ia kthente arin që kishte marrë prej tij, si dhe ia shpjegoi arsyen, duke thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ kishte thënë që shkëmbimi i argjendit me ar, ose anasjelltas, duhet të kryhet dorë më dorë dhe menjëherë, përndryshe, një marrëveshje e tillë konsiderohet si kamatë e ndaluar dhe tregti e pavlefshme. Ai sqaroi më tej se ari nuk duhet të shitet për argjend, as argjendi për ar, përveçse dorë më dorë, dhe duke marrë menjëherë të dyja palët atë që shkëmbejnë. Po ashtu, nuk lejohet të shitet gruri me grurë, elbi me elb, apo hurmat me hurma, përveçse në mënyrë të barabartë, peshë për peshë, sasi për sasi, e dorë më dorë. Gjithashtu, nuk lejohet që këto të shkëmbehen, duke marrë diçka tani, për t'i dozëzuar diçka me vonesë, as të ndahen palët para se të dorëzohet malli i shkëmbyer
Othman ibën Ebi As Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pasi i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për një dhembje që ndiente në trupin e tij, qëkur kishte pranuar Islamin, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
Transmeton MuslimiOthman ibën Ebi Asin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e goditi një dhimbje që gati e çoi në shkatërrim, kësisoj Profeti ﷺ shkoi ta vizitojë dhe ia mësoi një lutje që Allahu t'ia largonte sëmundjen që e kishte goditur. Lutja ishte që ai të vendoste dorën mbi vendin ku ndiente dhimbje dhe të thoshte: "Bismilah" (Me emrin e Allahut) tri herë, pastaj të thoshte shtatë herë: "Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem." Respektivisht kërkoj strehim tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja që ndiej tani prej dhimbjes, në këtë moment të tashëm, dhe ruhem e kam frikë nga ndonjë e keqe që mund të ndodhë në të ardhmen, qoftë prej pikëllimit apo frikës, ose që kjo sëmundje të vazhdojë e të përhapet dhimbja e saj në trup.