





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami, duke mos i interesuar asgjë tjetër përveçse falja e namazit me xhemat, për çdo hap që hedh, i shtohet një gradë dhe i shlyhet një gjynah, derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, fiton sevape njësoj sikur është duke falur namaz për aq kohë sa pret për të falur namazin. Derisa nuk largoheni prej vendit që falni namaz, nuk dëmtoni njeri dhe nuk e prishni abdesin, melekët luten duke thënë: «O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!»”
Muttefek alejhiProfeti (paqja qoftë mbi të!) na njofton se kur muslimani falet me xhemat, namazi i tij është njëzet e ca herë më i mirë se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në tregun e tij. Mandej ai (paqja qoftë mbi të!) përmendi dhe arsyen e kësaj, e cila është se kur njeriu merr abdes duke e plotësuar mirë atë dhe më pas niset për në xhami vetëm me qëllimin e faljes së namazit, saherë që të hedhë një hap i lartësohet një gradë dhe i fshihet një gabim. Dhe kur hyn në xhami dhe ulet për të pritur namazin, ai merr shpërblimin e namazit për sa kohë që e pret namazin. Ndërkohë melaiket luten për të, derisa të jetë në vendin e tij ku është falur. Ato thonë: "O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë! O Allah, pranoja pendimin!" Melaiket vazhdojnë të luten për të, derisa ai nuk e prish abdesin dhe nuk i lëndon njerëzit apo melaiket.
Ibn Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjaku i muslimanit, që dëshmon se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se unë jam i Dërguari i Tij, është i lejuar vetëm në këto tri raste: 1.I martuari lavir; 2. Ai që ka vrarë dikë padrejtësisht; dhe 3. Ai që ka dalë nga feja, që njëherazi është ndarë nga xhemati (bashkësia).”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e bëri të qartë se gjaku i muslimanit është i shenjtë (i ndaluar për t’u derdhur), përveç në këto tri raste: I pari: Ai që bie në mëkatin e zinasë, ndërkohë që është martuar me një kontratë të vlefshme (martesore), atëherë lejohet të dënohet me gurëzim deri në vdekje. I dyti: Ai që vret me qëllim, një shpirt të pafajshëm pa të drejtë, vritet sipas kushteve të përcaktuara për këtë rast. I treti: Ai që del nga xhemati (bashkësia e) muslimanëve; qoftë duke braktisur tërë fenë islame, duke bërë riddeh (dezertim), ose duke u ndarë pa bërë dezertim; duke lënë disa pjesë të saj, siç janë rebelët, kusarët dhe kryengritësit e armatosur si havarixhët etj.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."
رواه البيهقيProfeti ﷺ ka sqaruar në këtë hadith se, nëse njerëzve do t'u jepej thjesht në bazë të pretendimit të tyre, pa dëshmi e pa prova, do të kishte njerëz të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, mirëpo pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi dhe prova për pretendimin që po bën, e, nëse ai nuk ka asnjë dëshmi, atëherë pretendimi i paraqitet të pandehurit, i cili, nëse e mohon, e ka për detyë të betohet dhe në këtë mënyrë ai (i pandehuri) fiton pafajësinë.
Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Ai me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Profeti ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Profeti ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin).” Muslimi e shënon hadithin që e trasnmeton Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha nga këto perime, hudhra, - një herë tjetër ka thënë: Ai që ha qepë, hudhër ose presh, - kurrsesi të mos i afrohet xhamisë sonë, sepse edhe melekëve u pengojnë gjërat që u pengojnë bijve të Ademit.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ e ndaloi atë që ha hudhra ose qepë, që të shkojë në xhami, në mënyrë që të mos i pengojë e shqetësojë vëllezërit e tij, që marrin pjesë në namazin me xhemat për shkak të erës së tyre. Ky ndalim është për shkak të evitimit të shqetësimit të xhematit në xhami, jo për shkak të ngrënies së tyre, pasi hudhrat dhe qepët janë ushqime të lejuara. Një herë Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Me t'i nuhatur erën e tyre u njoftua për përbërësit, kësisoj nuk i hëngri dhe ia afroi enën disave prej shokëve të tij që të hanin prej saj. Për këtë arsye, njëri prej tyre hezitoi të hante, nga dëshira për të ndjekur shembullin e tij. Kur Profeti ﷺ e pa këtë, tha: "Ha, sepse unë flas me melekët përmes shpalljes." Profeti ﷺ njoftoi se melekët shqetësohen dhe irritohen nga erërat e pakëndshme, ashtu siç shqetësohen edhe njerëzit prej tyre.
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) duke thënë: “Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?! Të pranishmit thanë: 'Nuk do të mbetej asnjë papastërti në trupin e tij!' Ai tha: 'Ky është dhe shembulli i namazeve me të cilat Allahu shlyen mëkatet.'”
Muttefek alejhiProfeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) i përngjasoi pesë namazet e ditës dhe të natës në shlyerjen e mëkateve dhe gabimeve të vogla me një lumë që rrjedh para derës së shtëpisë së njeriut, ku ai lahet pesë herë në ditë dhe nga kjo në trupin e tij nuk mbetet asnjë papastërti.
Amër ibën Shuajbi ka përcjellë nga i ati e ai nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
Transmeton Ebu DavudiProfeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se prindi e ka për detyrë t'i urdhërojë djemtë dhe vajzat e tij të falin namazin në moshën shtatë vjeçe dhe t'u mësojë atyre njohuritë e nevojshme për faljen e tij. E kur të arrijnë moshën dhjetë vjeçe, ai duhet ta përforcojë urdhrin e tij, duke i disiplinuar ata nëse tregojnë shkujdesje në faljen e namazit. Gjithashtu, në këtë moshë, ai duhet t'i ndajë ata në shtretër të veçantë.
Abdurrahman ibn ebi Lejla ka treguar se Ka'b ibn Uxhrah e ka takuar dhe i ka thënë: "A të të jap një dhuratë? Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).
Muttefek alejhiSahabët e pyetën Profetin (paqja qoftë mbi të!) për mënyrën e dërgimit të salavateve mbi të në uljen e teshehudit, pasi mënyrën e dërgimit të selamit e kishin mësuar më parë; "Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu." Profeti (paqja qoftë mbi të!) u tregoi atyre mënyrën e dërgimit të salavateve, kuptimi i të cilave është: "Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed" D.m.th: lavdëroje në praninë e kuvendit të lartë Muhamedin bashkë me pasuesit e tij dhe të afërmit e tij besimtarë. "kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm." Begatoje Muhamedin (paqja qoftë mbi të!) ashtu siç begatove familjen e Ibrahimit, familja e të cilit përbëhej nga Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, pasardhësit dhe pasuesit e tyre besimtarë. "Inneke Ḥamĩdun Mexhĩd." D.m.th: i Përlëvduar në qenien, cilësitë dhe veprimet e Tua dhe i Lartmadhëruar në madhështinë, sundimin dhe mirësinë Tënde. "Allãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm" d.m.th: jepi atij mirësinë dhe begatinë më të madhe, shtoje atë për të dhe bëj që ajo të jetë e pashterueshme!
Nga Ubadeh ibën Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Nuk ka namaz ai që nuk këndon Hyrjen e Kuranit (suren el-fatiha)."
Muttefek alejhiPejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se namazi nuk është i saktë pa këndimin e sures el-fatiha, ngaqë ajo është një ndër shtyllat e namazit në çdo rekat të tijin.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve. Ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një lopë. Ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një dash me brirë. Ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një pulë. Ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikurse të ketë dhënë sadaka një vezë. E, kur imami të ngjitet në minber, melekët ndalen për ta dëgjuar dhikrin (hutben).”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ na tregon në këtë hadith vlerën e vajtjes herët në namazin e xhumasë. Hershmëria fillon nga lindja e diellit deri në ardhjen e imamit. Këto janë pesë çaste dhe ndahen në pesë pjesë sipas kohës ndërmjet lindjes së diellit derisa imami të hyjë dhe të ngjitet në minber për të mbajtur hutben: I pari: ai që pastrohet me gusël të plotë, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami për ta falur namazin e xhumasë në çastet e para, koniderohet sikur të ketë dhënë sadaka një deve. I dyti: ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një lopë. I treti: ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një dash me brirë. I katërti: ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një pulë. I pesti: ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një vezë. Kur imami të hipën në minber për ta mbajtur hutben, melekët që rrinë ulur te dyert ndalen së shkruari emrat e atyre që futen në xhami dhe shkojnë për ta dëgjuar hutben.