





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: kur flet, gënjen; kur bën marrëveshje, tradhton; kur premton, nuk e mban premtimin, si dhe kur polemizon, bëhet i pasjellshëm."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar për katër tipare, të cilat, nëse bashkohen te një musliman, do t'u shëmbëllente shumë hipokritëve, për shkak të këtyre tipareve. Kjo vlen për ata te të cilët mbizotërojnë këto tipare. E, sa u përket atyre te të cilët këto tipare janë të rralla, nuk përfshihen në këtë hadith. Këto tipare janë: E para: kur flet, qëllimisht gënjen dhe nuk thotë të vërtetën në bisedim. E dyta: kur bën një marrëveshje, nuk e përmbush atë dhe e tradhton personin me të cilin ka bërë marrëveshje. E treta: kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe nuk e mban atë. E katërta: nëse polemizon dhe grindet me dikë, bëhet i ashpër dhe mënjanohet nga e vërteta; tregohet dinak në refuzimin dhe zhvlerësimin e së vërtetës dhe thotë të pavërteta e gënjeshtra. Hipokrizia është shfaqja e së kundërtës së asaj që e fsheh. Ky kuptim është i pranishëm te njeriu që i ka këto tipare. Hipokrizia e tij vlen për atë njeri me të cilin flet, me atë që i premton, me atë që bën marrëveshje dhe me atë që polemizon, e jo se ai është hipokrit në Islam, në kuptimin që shfaq Islamin dhe fsheh kufrin (mosbesimin). Ndërkaq, ai që ka njërin nga këto tipare, ka një tipar të hipokrizisë, derisa ta braktis atë.
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen nga drejtimi i armëve kundër muslimanëve; për t'i frikësuar ose plaçkitur. Kushdo që e bën këtë pa ndonjë të drejtë, ka bërë një krim dhe një gjynah të madh, rrjedhimisht e meriton këtë kërcënim të rëndë.
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Muttefek alejhiOmer ibn Hatabi, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shkoi te Guri i Zi në këndin e Qabesë dhe e puthi atë. Pastaj, tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur, nuk bën as dëm as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)." E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!" Çdo gjë e dëgjon zërin e tij, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kur xhenazja, i vdekuri, vendoset në tabut dhe bartet mbi supe nga burrat, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)", për shkak të begative që sheh përpara. Ndërsa nëse nuk ka qenë vepërmirë, ai klith me një zë të tmerrshëm: “Mjerë unë, ku po më dërgoni?!”, për shkak të dënimit që sheh përpara. Zërin e tij e dëgjon çdo gjë përveç njeriut; sikur njeriu ta dëgjonte, do të alivanosej nga ashpërsia e asaj që do të dëgjonte.
Mikdad ibn Esvedi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Në Ditën e Kiametit, Dielli u afrohet njerëzve, saqë do të jetë në një afërsi prej një miljeje.” Sulejm ibn Amiri tha: “Pasha Allahun, me “milje" nuk e di a kishte për qëllim njësinë matëse të gjatësisë apo “miljen" me të cilën lyhet syri." Profeti ﷺ vazhdoi: “Njerëzit do të jenë në djersë sipas veprave të tyre. Dikush do të jetë i zhytur deri te nyjat e këmbëve, dikush deri te gjunjët, dikush deri te beli, dikush do të mbulohet me djersë tërësisht”, - dhe i Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga goja.
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ ka njoftuar se në Ditën e Gjykimit dielli do t’u afrohet njerëzve dhe do të jetë aq pranë, sa vetëm një milje larg nga kokat e tyre e ndan. Tabiini, Sulejm ibn Amiri, ka thënë: “Pasha Allahun, nuk e di se cilin prej dy kuptimeve kishte për qëllim: a miljen si masë distance në tokë, apo miljen që përdoret si surmë për sytë." Profeti ﷺ vazhdoi: "Njerëzit do të jenë të mbuluar nga djersa sipas veprave të tyre. Disa do ta kenë djersën deri te nyjat e këmbëve, disa deri te gjunjët, disa deri te beli, ndërsa disa do ta kenë djersën deri te goja, duke u penguar të flasin." I Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga goja.
Ebu Burde ibn Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Musai u sëmur rëndë, e në atë rast i ra të fikët, ndërsa kokën e kishte në prehrin e njërës prej grave të tij. Nuk mund të kundërshtonte asgjë (kur ajo qante), e, kur u këndell, tha: “Unë distancohem prej asaj që është distancuar edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.”
Muttefek alejhiEbu Burde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se babai i tij, Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u sëmur rëndë derisa i ra të fikët. Koka e tij ishte në prehërin e njërës prej grave të tij, e cila bërtiti dhe vajtoi, por ai nuk mundi t’i përgjigjej për shkak të gjendjes së pavetëdijshme. Kur u këndell, tha: Unë distancohem nga kushdo që është distancuar prej tij i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar prej: Es Salikah: gruaja që ngrit zërin me vajtime kur e godet ndonjë fatkeqësi. El Halikah: gruaja që rruan flokët në shenjë pikëllimi për fatkeqësinë që e ka goditur. Esh Shakkah: gruaja që shqyen rrobat nga mërzia për fatkeqësinë që e ka goditur. Kjo, ngase këto veprime janë prej zakoneve të kohës së injorancës paraislame (xhahilijetit). Në vend të tyre, njeriu urdhërohet të jetë i durueshëm në kohë fatkeqësie dhe ta kërkojë shpërblimin te Allahu.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë detyrime: I pari: Ta përshëndesë me selam kur e takon, duke i thënë: Es-selamu alejkum, dhe ai duhet t’ia kthejë përshëndetjen duke thënë: Ue alejkumus selam. I dyti: T'i përgjigjet ftesës së tij kur e fton në gosti apo ndonjë rast tjetër. I treti: T’i japë këshillë kur ai kërkon, pa hipokrizi e pa mashtrim. I katërti: Kur ai teshtin dhe thotë: Elhamdulilah (çdo falënderim i takon Allahut), t’i thotë: Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!); dhe ai t’i përgjigjet: Jehdikumullah ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!). I pesti: Ta vizitojë dhe ta pyesë për gjendjen e tij kur është i sëmurë. I gjashti: T’ia falë xhenazen dhe ta përcjellë deri sa të varroset.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë sëmundjes, prej së cilës nuk u çua më, ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët. Varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Po të mos ishte kjo fjalë, do të ekspozohej varri i tij. Ai frikësohej se varrin do t'ia shndërronin në faltore.”
Muttefek alejhiAishja, e bija e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!), ka treguar se Profeti ﷺ, gjatë sëmundjes së tij, e cila iu rëndua dhe çoi në vdekjen e tij, tha: "Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët dhe i largoftë nga mëshira e Tij, sepse ata i morën varret e profetëve të tyre si vende adhurimi, duke ndërtuar mbi to, duke u falur tek ato, ose duke u drejtuar nga ato gjatë adhurimit." Pastaj, ajo (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Po të mos ishte ai ndalim dhe ai paralajmërim nga Profeti ﷺ, si dhe frika e sahabëve se varri i tij mund të trajtohej ashtu siç hebrenjtë dhe të krishterët trajtuan varret e profetëve të tyre, varri i tij do të ishte bërë i dukshëm dhe i theksuar."
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ali ibn Ebu Talibi, i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak ar të papërpunuar, prej Jemenit, në një trastë prej lëkure të regjur. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedrit, Akra ibn Habisit dhe Zejd Hajlit, ndërsa i katërti ishte ose Alkame, ose Amir ibn Tufejli. Një burrë nga shokët e tij tha: “Ne jemi më meritorë për këtë sesa ata.” Profeti ﷺ dëgjoi për këto fjalë dhe tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Një njeri me sy të futur, me mollëza e ballë të dalë, mjekërdendur dhe flokërruar, me rrobë të poshtme të përvjelë, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!” Profeti ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: "O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën?" - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër! - tha Halidi. - “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të vijnë njerëz që e lexojnë Librin e Allahut vazhdimisht, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e tej gjahut.” Më duket se ka thënë: “Nëse i arrij ata, do t'i vrisja sikurse është vrarë, shfarosur populli i Themudit.”
Muttefek alejhiAli ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ nga Jemeni një copë ari në një trastë lëkure të regjur. Copa e arit nuk ishte pastruar ende nga dheu i saj. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedër Fezariut, Akra ibn Habis Handheliut, Zejd Hajl Nebhaniut dhe Alkame ibn Ulathe Amiriut. Një burrë prej shokëve të tij tha: "Ne kishim më shumë të drejtë për këtë sesa ata." Kjo i arriti Profetit ﷺ, i cili tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Më pas, u ngrit një burrë me sy të futur brenda, me mollëza të dala e të larta, me ballë të ngritur, me mjekër të dëndur, por jo të gjatë, me kokë të rruar dhe me rrobën e poshtme të ngritur, e tha: "O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!", atëherë Profeti ﷺ tha: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën? - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Halidi tha: "Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër!" - “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre. Jam urdhëruar të gjykoj vetëm sipas asaj që e shfaqin.”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: "Vërtet, nga pasardhësit e këtij njeriu dhe shokëve të tij, ose nga fisi i tij, do të dalin njerëz të shkathët në leximin e Librit të Allahut. Me zë të bukur, me gjuhët e tyre të njoma nga leximi i shpeshtë, por Kurani nuk do t'ua kalojë fytin që ta përthithin zemrat e tyre e t'i përmirësojë ato. Allahu as nuk do ta lartësojë e as nuk do ta pranojë atë. Ata do të dalin nga Islami me shpejtësi dhe lehtësi, ashtu siç kalon shigjeta tejpërtej gjahut." Dhe besoj se tha: "Nëse arrij shfaqjen e tyre kundër muslimanëve me shpatë, do t'i vras ata me një vrasje të ashpër, ashtu siç u vra, shfarros populli i Themudit."