





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Uabisa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin.
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ pa një burrë duke u falur vetëm prapa rreshtit, dhe e urdhëroi që ta përsëriste namazin, sepse namazi i tij në atë gjendje ishte i pavlefshëm.
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut dhe tha: “A është i pranishëm filani?” - Jo, - i thanë. Tha: “Po filani, është i pranishëm?” - Jo, - i thanë sërish. Atëherë tha: “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi. Safi i parë është si safi i melekëve. Sikur ta dinit vlerën e tij, do të garonit për ta zënë. Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i vlefshëm se namazi i vetëm; e namazi i tij me dy burra është më i vlefshëm se namazi me një burrë. Sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (ai namaz) për Allahun e Lartësuar.”
رواه أبو داود والنسائي وأحمدNjë ditë Profeti ﷺ e fali namazin e sabahut dhe pyeti: "A ishte filani i pranishëm me ne në këtë namaz?" Sahabët thanë: "Jo." Pastaj tha: A ishte i pranishëm filani? - një personit tjetër. Ata thanë: "Jo." Kështu, Profeti ﷺ tha: "Namazi i sabahut dhe i akshamit janë namazet më të vështira për hipokritët, sepse mbizotëron dembelizmi gjatë kryerjes së tyre dhe për shkak se nuk arrihet dëshira e njeriut që këtë vepër ta bëjë për ta parë të tjerët, meqë nuk mund të shihen në errësirë." Sikur ta dinit, o besimtarë, shpërblimin shtesë që e arrini në namazin e sabahut dhe të jacisë, - sepse shpërblimi është në varësi të vështirësisë, - do të vinit për t'i kryer edhe zvarrë gjunjazi. Rreshti i parë në afërsinë e tyre me imamin është si rreshti i melekëve në afërsinë e tyre me Allahun e Lartësuar. Sikur besimtarët ta dinin se çfarë vlere ka rreshti i parë, do të garonin për të. Namazi i një njeriu me një tjetër është më i madh në shpërblim dhe më me ndikim sesa namazi që e fal i vetëm, si dhe namazi i tij me dy njerëz të tjerë është më i mirë sesa me një njeri. Namazi në të cilin ka shumë namazfalës është më i dashur dhe më me vlerë tek Allahu.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi se një grua nuk duhet ta japë veten në martesë, pa lejen e kujdestarëve të saj, dhe se martesa e saj konsiderohet e pavlefshme, ku këtë gjë e përsëriti tri herë, sikur martesa të mos kishte ndodhur fare. Nëse ai që është martuar me të, pa lejen e kujdestarit të saj, ka kryer marrëdhënie me të, atëherë ajo ka të drejtë të marrë të gjithë mehrin (dhuratën martesore) për shkak të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse kujdestarët polemizojnë për kujdestarinë e kontratës së martesës dhe janë të barabartë në këtë drejtim, atëherë kontrata i takon atij prej tyre që e fillon i pari, me kusht që kjo të bëhet duke pasur parasysh interesin më të mirë të saj. Nëse kujdestari refuzon ta martojë atë, atëherë është sikur ajo të mos ketë kujdestar; në këtë rast, sundimtari ose përfaqësuesi i tij, si gjykatësi dhe të ngjashmit me të, bëhet kujdestar i saj. Përndryshe, sundimtari nuk ka kujdestari, nëse është i pranishëm një kujdestar legjitim.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij."
Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi se burri që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij është i mallkuar dhe i përjashtuar nga mëshira e Allahut, dhe se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale."
رواه الترمذي والنسائي في الكبرىProfeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi kërcënimin e rëndë për burrin që i afrohet një burri ose një gruaje në mënyrë anale, se Allahu nuk do ta shikojë atë me mëshirë, dhe tregoi se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.
Muavi Kushejriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe AhmediI Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për të drejtën e gruas ndaj burrit të saj, dhe ai përmendi disa gjëra, ndër të cilat janë: E para: Mos e veço veten me ushqim ndaj saj; përkundrazi, ushqeje atë kur ushqehesh vetë. E dyta: Mos e veço veten me veshje; përkundrazi, vishu dhe vishe edhe atë kur ke mundësi dhe kur fiton pasuri. E treta: Gruaja nuk duhet të rrihet, përveçse në rast nevoje dhe me arsye të vlefshme. Nëse ka nevojë për disiplinim, si për neglizhencë në obligimet e saj, goditja duhet të jetë e lehtë dhe jo e dëmshme. Për më tepër, nuk lejohet të goditet në fytyrë, sepse ajo është pjesa më e nderuar dhe më e dukshme e trupit, që përmban tiparet më të ndjeshme dhe fisnike. E katërta: Mos e fyej dhe mos i thuaj: “Allahu ta poshtëroftë fytyrën!”, apo të lidhësh ndonjë pjesë të trupit të saj me shëmtim, që është e kundërta e bukurisë. Kjo, sepse Allahu i Lartësuar është Ai që e ka formësuar fytyrën dhe trupin e njeriut dhe Ai e ka përsosur krijimin e Tij. Kritika ndaj krijesës është një mënyrë e tërthortë për të kritikuar Krijuesin, e ne kërkojmë strehim tek Allahu prej një vepre të tillë. E pesta: Mos e braktis përveçse në shtrat, dhe mos u largo fizikisht prej saj, as mos e nxirr nga shtëpia. Kjo vlen për rastet normale të braktisjes, që mund të ndodhin mes bashkëshortëve.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمدProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se kush ka më shumë se një grua dhe nuk mban drejtësi mes tyre, sa të ketë mundësi, duke i trajtuar njësoj në aspektin e mbështetjes financiare, strehimit, veshjes dhe qëndrimit të natës, gjysma e trupit të tij do të jetë e shtrembër në Ditën e Gjykimit, si dënim për të. Ky shtrembërim është pasojë e padrejtësisë së tij dhe pasqyrë e trajtimit të pabarabartë, që u ka bërë grave të tij.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani nuk merret në llogari për përshpëritjet e këqija të shpirtit që i kalojnë nëpër mendje, përderisa ai nuk vepron sipas tyre ose nuk i shpreh me gojë. Allahu e ka hequr përgjegjësinë dhe ka falur, duke mos e ngarkuar umetin e Muhamedit ﷺ për ato që ndodhen në mendje dhe luhaten në shpirt, përderisa nuk zënë vend dhe nuk janë stabile tek ai. Megjithatë, nëse ato janë stabile në zemrën e tij, bie fjala, mendjemadhësia, arroganca, hipokrizia ose, nëse vepron përmes gjymtyrëve ose flet përmes gojës së tij, atëherë për këto njeriu do të merret në llogari.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se njerëzit janë të ngarkuar me obligme fetare, përpos tre prej tyre: 1. Fëmija i vogël, derisa të rritet dhe ta arrijë moshën e pubertetit. 2. I çmenduri, të cilit i ka ikur mendja, derisa t'i kthehet ajo. 3. Ai që është në gjumë, derisa të zgjohet. Përgjegjësia për të kryer obligime fetare është hequr prej tyre dhe mëkatet që i bëjnë nuk u shkruhen, por veprat e mira u shkruhen fëmijëve të vegjël, ndryshe nga të çmendurit dhe ata që janë në gjumë, sepse këta të fundit janë në kategorinë e atyre që nuk janë të aftë për të kryer adhurime të vlefshme për shkak të mungesës së vetëdijes.