Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo gjë që shkakton humbjen e arsyes konsiderohet alkool dhe lëndë dehëse, pavarësisht nëse është pije, ushqim, apo substancë që thithet apo diçka tjetër. Çdo gjë që e deh njeriun dhe e bën të humbë mendjen, Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë haram dhe e ka ndaluar, qoftë pak apo shumë. Andaj, ai që pi diçka nga lëndët dehëse dhe vazhdon t'i pijë pa u penduar dhe vdes në këtë gjendje, e meriton dënimin e Allahut duke e privuar nga pirja e tyre në Xhenet.
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi të bëhet luftë kundër jobesimtarëve dhe dhënien e çdo mundi për t’u përballur me ta, me të gjitha mjetet e mundshme, sipas mundësive, në mënyrë që fjala e Allahut të jetë më e larta. Kjo përfshin: Së pari: Shpenzimin e pasurisë në rrugë të xhihadit kundër tyre, siç është blerja e armëve, furnizimi i luftëtarëve, e të ngjashme. Së dyti: Daljen vetë me trupin dhe shpirtin për t’u përballur me ta dhe për t’i mposhtur. Së treti: Thirrjen e tyre në Islam me anë të fjalës, ngritjen e argumenteve kundër tyre, qortimin dhe rrëzimin e pretendimeve të tyre.
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se veprat janë gjashtë lloje, kurse njerëzit janë katër sosh. Gjashtë veprat janë: E para: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti. E dyta: atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Këto të dyja janë dy obligueset. E treta: vepra e mirë e synuar. Nëse dikush ka bërë nijet të bëjë një vepër të mirë dhe është i sinqertë në nijetin e tij, derisa ta ndiejë atë në zemër dhe Allahu ta dijë këtë nijet prej tij, kështu që atij i paraqitet një punë dhe nuk ka mundësi ta bëjë atë vepër të mirë, atëherë atij i shënohet një vepër e mirë e plotë. E katërta: veprimi i së keqes. Atij që bën një të keqe, i shënohet vetëm një e keqe. Këto të dyja llogariten një për një, pa shumëfishim. E pesta: një vepër e mirë që vlen sa dhjetë të mira si ajo. Kështu, atij që ka për qëllim një vepër të mirë dhe e bën, i shkruhen dhjetë vepra të mira për veprën e tillë. E gjashta: një vepër e mirë që është e barabartë me shtatëqind vepra të mira. Kështu, kushdo që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Kjo është nga mirësia dhe bujaria e Allahut të Lartmadhëruar ndaj robërve të Tij. Ndërkaq, katër llojet e njerëzve janë: I pari: ai që ka furnizim të bollshëm në këtë botë dhe është i lumtur në të; gjen ç'të të dojë në të, por është ngushtuar në raport me botën tjetër dhe fundi i tij është Zjarri. Ky është jobesimtari i pasur. I dyti: ai të cilit i është ngushtuar furnizimi në këtë botë, por çështja i është zgjeruar në botën tjetër dhe fundi i tij është Xheneti. Ky është besimtari i varfër. I treti: ai që është ngushtuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është jobesimtari i varfër. I katërti: ai që ka me bollëk (dhe i është zgjeruar) në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është besimtari i pasur.
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet që i ka ligjësuar, siç janë lehtësimet sa u përket vendimeve dhe ibadeteve, ku të ngarkuarit me obligime fetare i jepet lehtësim për shkak të arsyes, bie fjala, shkurtimi dhe bashkimi i namazit gjatë udhëtimit. Ai gjithashtu do që të plotësohet obligimet e Tij. Pra, ato që janë vaxhibe, sepse urdhri i Allahut në lidhje me lehtësimet dhe obligimet është i njëjtë.
Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz farz, edhe nëse abdesi nuk i prishej. Kjo, për të marrë shpërblim dhe mirësi. Namazliut i lejohet të falë më shumë se një namaz farz me një abdes, përderisa vazhdon të ketë abdes.
Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit një herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët një herë. Kjo është pjesa e detyrueshme.
Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit dy herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët dy herë.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse diçka lëviz në barkun e namazliut dhe ai është në dyshim, a ka dalë diçka prej tij apo jo, nuk duhet të largohet nga namazi e ta ndërpresë për ta përsëritur abdesin, derisa të sigurohet se ka bërë ndonjë veprim që ia prish abdesin: duke dëgjuar zhurmën e gazrave ose duke e nuhatur erën, sepse gjënë e sigurt nuk e zhvleftëson dyshimi. Në fakt, ai është i sigurt për pastërtinë (se ka abdes), ndërsa prishja e abdesit është dyshimtë.
Në këtë hadith i Dërguari i Allahut ﷺ tregon se është obligim i përforcuar për çdo musliman, moshërritur e të mençur, që të lahet një herë në çdo shtatë ditë të javës dhe në këtë ditë të lajë kokën dhe trupin duke synuar kështu pastërtinë. Dita më parësore e këtyre ditëve është xhumaja, siç kuptohet nga disa transmetime. Gusli (larja e tërësishme trupit) në ditën e xhuma para namazit është një rekomandim i përforcuar, edhe nëse dikush lahet, bie fjala, të enjten. Ajo që dëshmon se një gjë e tillë nuk është obligim është thënia e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Njerëzit i kryenin vetë punët e tyre, andaj në namazin e xhumasë vinin në gjendjen që ishin duke punuar. Prandaj, Profeti ﷺ u tha: “Sikur të laheshit!” E shënon Buhariu dhe në transmetimin tjetër të tij qëndron: “Ndonjëherë kundërmonin erë të pakëndshme.” Pra, erë djerse e të ngjashme dhe, megjithatë, atyre u tha: “Sikur të laheshit”, kështu që të tjerëve pos tyre më parësore është t'u thuhet diçka e tillë.