





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Kajs ibën Asimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe NesaiuKajs ibn Asimi vajti te Profeti ﷺ dhe dëshironte të konvertohej në Islam, kështu që Profeti ﷺ e urdhëroi që të lahej me ujë dhe pemë të sidrit; sepse gjethet e saj përdoren për pastrim dhe kanë erë të mirë.
Mahmud ibën Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Othman ibën Afani deshi ta rindërtojë xhaminë, por njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, kështu që parapëlqyen ta linte ashtu siç ishte, e ai u tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Muttefek alejhiOthman ibën Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte ta rindërtonte Xhaminë e Profetit ﷺ në një mënyrë më të mirë se ndërtimi i saj i parë, por njerëzit nuk e pëlqyen këtë gjë, për shkak të ndryshimit të ndërtimit të xhamisë nga mënyra e ndërtimit të saj në kohën e Profetit ﷺ. Xhamia më parë ishte e ndërtuar me baltë dhe çatia e saj ishte me degë të palmës, por Othmani deshi ta ndërtojë me gurë dhe suva. Kështu, Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u tregoi se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Atë që ndërton një xhami, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar e jo syefaqësinë e reputacionin, Allahu do ta shpërblejë me shpërblimin më të mirë nga lloji i veprës së tij, dhe ky shpërblim është se Allahu do t'i ndërtojë një të ngjashme në Xhenet."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Një namaz në këtë xhaminë time është më i vlefshëm sesa një mijë namaze në xhamitë e tjera, përveç në Xhaminë e Shenjtë (Qabe).”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron vlerën e namazit në xhaminë e tij dhe se ai është më i mirë në shpërblim sesa një mijë namaze në çdo xhami tjetër në tokë, përveç Xhamisë së Shenjtë në Mekë, ku namazi në të është më me vlerë sesa namazi në Xhaminë e Profetit ﷺ.
Ebu Katade Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith inkurajon këdo që vjen dhe hyn në xhami, në çfarëdo kohe dhe për çfarëdo qëllimi, që të falë dy rekate para se të ulet. Këto ndryshe quhen dy rekatet e përshëndetjes së xhamisë.
Ebu Humejdi ose Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith e udhëzoi umetin e tij ta thonë lutjen me rastin e hyrjes në xhami (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate), kështu që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia përgatitë shkaqet për ta arritur mëshirën e Tij. E, nëse dëshiron të dalë prej saj, le të thotë: "O Allah, kërkoj nga Ti begatitë e Tua." Kështu, ai i kërkon Allahut mirësitë e Tij dhe t'ia shtojë begatitë e Tij, nga furnizimi hallall.
Salim ibën Ebi Xhadi tregon se një njeri tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata sikur e qortuan për këtë gjë. E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!"
Transmeton Ebu DavudiDikush nga sahabët tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata që ishin përreth tij sikur e qortuan për këtë gjë. Kësisoj (Salimi tha se) e kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ezanin për namaz, që të qetësohemi me të!" Sepse në namaz i drejtohemi Allahut të Lartësuar dhe e qetësojmë shpirtin dhe zemrën.
Ebu Hazim ibën Dinari tregon se disa burra erdhën te Sehël ibën Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe filluan të debatonin rreth minberit (të Profetit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar, andaj e pyetën atë për këtë çështje. Ai u tha: "Betohem në Allahun se unë e di mirë se prej çfarë materiali ka qenë i punuar. E kam parë kur është vendosur këtu për herë të parë dhe kur është ulur në të i Dërguari i Allahut ﷺ për herë të parë. Ai porositi një grua ensare, - së cilës Sehli ia përmendi emrin (por Ebu Hazimit nuk i kujtohej): - “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar që të më ndërtojë një minber, që të hip në të gjatë kohës sa u ligjëroj njerëzve.” Ajo e urdhëroi shërbëtorin e vet, i cili ia ndërtoi (minberin) prej drurëve të Gabës, pastaj e solli. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të vendosej këtu. Më vonë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke u falur në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti nga mbrapa dhe ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të). Pasi e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
Muttefek alejhiDisa burra erdhën te një nga sahabët duke e pyetur për minberin e Profetit ﷺ, me të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ shërbehej: "Nga se ishte bërë?" Ata diskutuan dhe polemizuan për këtë, andaj ua përmendi se Profeti ﷺ dërgoi një grua ensare, e cila kishte një shërbëtor zdrukthëtar, e i tha asaj: “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar që të më ndërtojë një minber, që të hip në të gjatë kohës sa u ligjëroj njerëzve.” Kur gruaja e dëgjoi, e urdhëroi shërbëtorin e saj që të bënte për Profetin ﷺ një minber prej drurëve të Gabës. Kur e mbaroi, kjo gruaja ia dërgoi Profetit ﷺ, kështu që ai urdhëroi të vendoset në vendin e vet në xhami, pastaj Profeti ﷺ u fal në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti nga mbrapa, pa e kthyer fytyrën nga mbrapa dhe ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të). Pasi e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
Hitan ibën Abdullah Rrekashiu tregon: "Njëherë u fala me Ebu Musa Eshariun dhe në uljen e fundit, një burrë nga të pranishmit tha: "Namazi sjell mirësinë dhe pastërtinë." Kur Ebu Musai kreu namazin dhe dha selam, u kthye dhe tha: "Kush tha kështu e kështu?" Të pranishmit heshtën. Ai sërish përsëriti: "Kush nga ju tha kështu e kështu?" Të pranishmit vazhduan të heshtin. Ebu Musai tha: "Ndoshta fole ti, o Hitan?" - Nuk fola unë, - tha Hitani, - kësaj i frikohesha, se do të më fajësoje mua. Në atë rast, një burrë nga të pranishmit tha: "Unë i thashë ato fjalë, por mendova se po bëja mirë." Atëherë Ebu Musai tha: "A nuk dini, vallë, çfarë duhet të thoni në namazin tuaj?! I Dërguari i Allahut ﷺ na ligjëroi dhe na qartësoi Sunetin dhe na mësoi namazin. Ai na pati thënë: “Kur të faleni, drejtojini safat dhe le t'ju prijë dikush nga ju. Kur të marrë tekbir, merrni edhe ju. Kur të thotë: "Gajril-magdubi alejhim ve ledal-lin", (El Fatiha, 7) thoni: "Amin!", sepse Allahu ju përgjigjet. Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në ruku, merrni edhe ju tekbir dhe bini në ruku. Imami bie dhe ngrihet para jush nga rukuja.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo (kompensohet) me të. Kur të thotë: "Semiallahu limen hamideh", thoni: "Allahumme, rabbena lekel-hamd", Allahu ju dëgjon. Allahu i Lartësuar, nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij ﷺ, ka thënë: "Allahu i përgjigjet atij që e falënderoi (semiallahu limen hamideh)." Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në sexhde, merrni edhe ju tekbir dhe bini në sexhde. Imami bie dhe ngrihet para jush nga sexhdja.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo (kompensohet) me të. Kur të qëndrojë në ulje, gjëja e parë që thoni, le të jetë: "Et-tehijatu et-tajibatu es-salavatu lil-lahi, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu, es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin, eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluh. (Përshëndetjet, selamet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)."
Transmeton MuslimiSahabiu, Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), fali një namaz e, kur ishte në pozicionin ulur, në teshehud, një nga namazlinjtë tha: "Namazi është përmendur në Kuran së bashku me mirësinë dhe zekatin." Kur Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e mbaroi namazin, u kthye nga xhemati dhe i pyeti: "Kush prej jush e tha fjalinë: "Namazi është përmendur në Kuran së bashku me mirësinë dhe zekatin?" Xhemati heshtën dhe asnjëri prej tyre nuk foli, prandaj ai ua përsëriti pyetjen dhe, kur askush nuk iu përgjigj, kësisoj Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Ndoshta ti, Hitan, e ke thënë!" Për shkak të guximit të tij, afërsisë dhe lidhjes së tij me të, gjë që akuza nuk do ta dëmtonte dhe do ta shtynte vepruesin e vërtetë ta miratojë veprimin e bërë. Hitani e mohoi këtë dhe tha: "Kisha frikë se do të më qortoje, duke menduar se unë kisha thënë." Kështu, njëri nga të pranishmit tha: "Unë i thashë ato fjalë, por mendova se po bëja mirë." Në atë rast, një burrë nga të pranishmit tha: Atëherë Ebu Musai, duke dashur ta mësojë atë, tha: "A nuk dini, vallë, çfarë duhet të thoni në namazin tuaj?!”, duke kundërshtuar. Pastaj, tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ua kishte shpjeguar Sunetin dhe namazin, duke thënë: Kur të faleni, drejtoni safat (rreshtat) tuaj dhe qëndroni drejt në ta dhe njëri prej tyre t'u prijë njerëzve në namaz. Kur imami të marrë tekbirin fillestar, merrni edhe ju njëjtë. Kur ai e lexon Fatihanë dhe thotë: "Gajril-magdubi alejhim ve led-dalin", (El Fatiha, 7) thoni: "Amin!" Nëse e bëni këtë, Allahu do t'i përgjigjet lutjes suaj! Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në ruku, merrni edhe ju tekbir dhe bini në ruku. Imami bën ruku para jush dhe ngrihet nga rukuja para jush, andaj mos i paraprini, ngase çasti në të cilin imami ju paraprin në ruku ju plotësohet duke ju lënë në ruku pas çastit që ai ngrihet nga rukuja. Ky çast (paraprirja e tij në ruku) plotësohet me atë çast (lënien tuaj në ruku pas ngritjes së tij), kështu që koha e qëndrimit tuaj në ruku bëhet sa qëndrimi i tij në ruku. E, nëse imami thotë: "Semiallahu limen hamideh", thoni: "Allahumme rabbena lekel hamd." Nëse namazlinjtë thonë kështu, atëherë Allahu i Lartësuar ua dëgjon lutjet dhe fjalët e tyre. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë në gjuhën e Profetit të Tij ﷺ: "Semiallahu limen hamideh." Pastaj, kur imami merr tekbir dhe bie në sexhde, atëherë namazlinjtë duhet të marrin tekbir dhe të bëjnë sexhde, sepse imami bie në sexhde para tyre dhe ngrihet para tyre, kështu që ky moment është për atë tjetrin. Kësisoj koha e qëndrimit në sexhde të xhematit është aq sa koha e sexhdes së imamit. Kur ulet për teshehud, gjëja e parë që namazliu e thotë duhet të jetë: “Et tehijatu et tajibatu es salavatu lil-lah”, pra, sundimi, përhershmëria dhe madhështia i takojnë që të gjitha Allahut të Lartësuar dhe po kështu edhe pesë namazet ditore janë për Allahun. "Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetullahi ve berakatuhu, es-selamu alejna ve ala ibadilahis-salihin." Pra, lutju Allahut për shpëtim nga çdo e metë, mundim, mangësi dhe telashe. Me përshëndetjet tona veçojmë Profetin tonë, Muhamedin ﷺ, pastaj përshëndesim veten tonë, pastaj përshëndesim robërit e devotshëm të Allahut, që i përmbushin obligimet, qofshin të drejtat e Allahut të Lartësuar, qofshin të drejtat e robërve të Tij. Pastaj dëshmojmë se nuk meriton askush adhurimin me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte "Allahu Ekber" (tekbir) në çdo namaz farz e vullnetar, në Ramazan e jashtë tij. Bënte tekbirin kur ngrihej për t'u falur dhe kur binte në ruku. Pastaj (duke u ngritur nga rukuja dhe) para se të binte në sexhde, thoshte: "Semiallahu limen hamideh", dhe: "Rabbena ve lekel-hamd." Duke rënë në sexhde, thoshte: "Allahu ekber". Kur e ngrinte kokën, bënte tekbirin, kur binte sërish, bënte tekbirin dhe, kur ngrihej prej sexhdes, sërish bënte tekbirin. Bënte tekbirin sa herë që ngrihej prej uljes pas dy rekatesh. Kështu vepronte në çdo rekat, derisa e përfundonte namazin. Pasi e përfundonte, thoshte: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë."
Muttefek alejhiEbu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në këtë hadith transmeton një pjesë të përshkrimit të namazit të Profetit ﷺ dhe tregon se, kur ngrihej për t'u falur, merrte tekbir, kur qëndronte në këmbë gjatë tekbirit fillestar, e pastaj merrte tekbir kur shkonte në ruku, kur bënte sexhde, kur e ngrinte kokën nga sexhdja dhe kur bënte sexhden e dytë; kur e ngrinte kokën prej saj dhe kur ngrihej në këmbë pas dy rekateve të para pasi ishte ulur për teshehudin e parë në namazin trerekatësh ose katërrekatësh, e kështu vepronte gjatë tërë namazit, derisa e përfundonte. Kur e ngrinte shpinën nga rukuja, thoshte: "Semiallahu limen hamideh", dhe duke qëndruar në këmbë, thoshte: "Rabena ve lekel hamd." Pastaj Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi e përfundonte namazin, thoshte: "Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju, namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë."