





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Nga Jahja ibën Umare el-Mazini përcillet se ka thënë: “Isha i pranishëm kur Amër ibn ebil-Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin rreth abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Sakaq Abdullahu kërkoi t’i sillnin një enë me ujë dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) Ai mori ujë nga ena dhe e hodhi në dorën e tij dhe i lau duart tri herë. Mandej ai e futi dorën e tij në enë dhe shpëlau gojën e pastroi hundën me tre grushta. Më pas, ai e futi përsëri dorën në enë dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj lau duart gjer te bërrylat dy herë. Pastaj e futi prapë dorën në enë dhe fërkoi kokën një herë, e nisi nga pjesa e parme dhe kaloi nga pjesa e pasme. Më pas, lau këmbët gjer te nyjet.”
Muttefek alejhiAbdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegoi mënyrën e abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!) duke marrë vetë abdes. Ai kërkoi t'i sillnin një enë të vogël me ujë. Ai e filloi abdesin me shuplakat e tij; e anoi enën nga njëra anë dhe hodhi ujë mbi shuplakat e tij dhe i lau ato tri herë jashtë enës. Pastaj ai e futi dorën në enë dhe mori tre grushta ujë dhe me secilin prej tyre shpëlau gojën dhe lau hundën. Pastaj ai mori ujë me grushta nga ena dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj mori përsëri ujë dhe lau duart deri te bërrylat, secilën nga dy herë. Mandej e futi dorën në enë dhe fërkoi kokën me të dyja duart; e nisi nga pjesa e përparme e kokës derisa arriti te pjesa e fillimit të qafës dhe më pas i ktheu duart aty ku e nisi në fillim. Pas kësaj lau këmbët bashkë me nyjat e këmbëve.
Nga Amar ibën Jasiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Më dërgoi Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) për një nevojë dhe u bëra xhunub, dhe ngaqë nuk gjeta ujë u rrokullisa në dhe ashtu siç rrokulliset kafsha. Kur u ktheva te Profeti (paqja qoftë mbi të!), ia përmenda atë që bëra dhe ai më tha: "Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën."
Muttefek alejhiProfeti (paqja qoftë mbi të!) e dërgoi Amar ibën Jasirin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një udhëtim për një nevojë. Ndërkohë, gjatë udhëtimit ai u bë xhunub nga marrëdhënia intime bashkëshortore ose në gjumë dhe nuk gjeti ujë për t'u larë. Ai nuk e dinte dispozitën e tejemumit për xhunubllëkun, por dinte vetëm dispozitën e tij për abdesin. Kështu që, ai nxori një gjykim nga ana e tij dhe mendoi se meqenëse fërkohen me dhe disa gjymtyrë të abdesit, atëherë për shkak të xhunubllëkut duhet fërkuar me dhe i gjithë trupi! Duke bërë kështu analogji me larjen e trupit me ujë. Kësisoj, ai u rrokullis në tokë, derisa e fërkoi të gjithë trupin me dhe, dhe fali namazin. Kur u kthye te Profeti (paqja qoftë mbi të!) ia përmendi atij atë që kishte bërë, për të parë nëse ajo që kishte bërë ishte e saktë apo jo! Kësisoj, Profeti (paqja qoftë mbi të!) i shpjegoi atij se mënyra e pastrimit nga papastërtia e vogël si: urinimi, dhe nga papastërtia e madhe si: xhunubllëku, është që të përplasë shuplakat në dhe, një herë, dhe të fërkojë shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e jashtme të të dyja duarve dhe fytyrën.
Nga Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "I dhashë besën Profetit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) për dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dëgjimin dhe bindjen (ndaj të parit) dhe dashamirësinë ndaj çdo muslimani"
Muttefek alejhiSahabiu Xherir ibn Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka dhënë besën Profetit (paqja qoftë mbi të!) se do të jetë monoteist, do të falë pesë namazet e detyrueshme të natës dhe të ditës, duke i plotësuar kushtet e tyre, gjërat e domosdoshme, gjërat e detyrueshme dhe gjërat që janë sunet në to. Si dhe se do të japë zekatin e detyrueshëm, i cili është adhurim monetar i detyrueshëm që i merret pasanikëve dhe i jepet nevojtarëve dhe të tjerëve që e meritojnë, si dhe se do të jetë i bindur ndaj udhëheqësve dhe dashamirës ndaj çdo muslimani, duke dëshiruar t'i sjellë dobi dhe t'i bëjë mirë dhe të largojë të keqen nga ai me fjalë dhe me vepra.
Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"
رواه أبو داود والنسائي وأحمدProfeti ﷺ e mori për dore Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: "Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis, o Muadh, që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend", - në çdo fjalë e vepër që më afron drejt adhurimit. "Të të falënderoj", - për t'i arritur begatitë dhe për t'iu shmangur fatkeqësive. dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!", - duka ia kushtuar adhurimin sinqerisht Allahut dhe duke e ndjekur Profetin ﷺ.''
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë, andaj, ditën që dikush agjëron, të mos thotë fjalë të ndyta e as të mos bërtasë. Nëse dikush e shan ose e sulmon, le të thotë: "Unë jam agjërues!" Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut. Agjëruesi i ka dy gëzime që i përjeton: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin për agjërimin e tij.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartësuar në hadith kudsij thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit shumëfishohet: një e mirë shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqindfish, përveç agjërimit: ai është vetëm për Mua, pasi në të nuk ka hipokrizi, dhe Unë jam që shpërblej për të, duke e veçuar vetëm për Vete dijen për masën e shpërblimit dhe shumëfishimin e të mirave të tij." Pastaj tha: "agjërimi është mburojë" dhe mbrojtje, mbulesë dhe kështjellë e fortifikuar nga Zjarri, sepse është largimi nga dëshirat epshore dhe kryerja e mëkateve, kurse Zjarri është i rrethuar me dëshira epshore. "andaj, ditën që dikush agjëron, të mos thotë fjalë të ndyta" rreth marrëdhënieve intime dhe gjërave që i paraprijnë asaj, e as të mos flasë në mënyrë absolute asnjë fjalë të turpshme. "e të mos bërtasë", duke u zënë me të tjerët dhe duke bërë piskamë. "Nëse dikush e shan ose e sulmon", në Ramazan, le të thotë: "Unë jam agjërues!", ndoshta kjo do ta ndalojë atë. Por, nëse ai këmbëngul dhe nuk ndalet përveçse duke sulmuar seriozisht, atëherë (duhet) ta zmbrapsë me mjetin më të lehtë dhe më të butë, siç do të veprohej kundrejt një sulmuesi. Pastaj, Profeti ﷺ u betua në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i tij, se ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit për shkak të agjërimit është më i këndshëm për Allahun në Ditën e Gjykimit sesa era e myshkut te ju dhe është më i shpërblyer sesa përdorimi i myshkut që rekomandohet për ditën e xhuma dhe për tubimet e diturisë, ku përmendet Allahu. Agjëruesi ka dy gëzime që i përjeton: kur të bëjë iftar, gëzohet për iftarin e tij, për shkak të largimit të urisë dhe etjes, pasi i është lejuar të prishë agjërimin, si dhe gëzohet për përfundimin e agjërimit dhe mbylljen e adhurimit, për lehtësimin që Zoti ia dha dhe për ndihmën për agjërimet e ardhshme. "dhe gëzohet kur ta takojë Zotin për agjërimin e tij”, për shkak të shpërblimit dhe sevapeve që do t'i marrë.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, të Dërguarin e Allahut ﷺ nuk e gjeta në shtrat, ndaj fillova ta kërkoj, sakaq dora më preku shputat e tij, të shtrira, ndërsa ai ndodhej në sexhde, duke thënë: “All-llahumme, inni eudhu bi ridake min sehatik, ve bi muafatike min ukubetik, ve eudhu bike minke, la uhsi thenaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsik" - "O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”
Transmeton MuslimiAishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Po flija pranë Profetit ﷺ dhe nuk e gjeta natën. Preka me dorë vendin ku ai falej në dhomë dhe e gjeta duke bërë sexhde me këmbët e ngritura, ndërsa thoshte: "... kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt", respektivisht afrohem tek Ti përmes kënaqësisë Sate të më mbrosh mua dhe umetin tim. Dhe kërkoj mbrojte "me faljen Tënde" të madhe "nga dënimi Yt." "...dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti!" me cilësitë e bukurisë Sate nga cilësitë e madhështisë Sate, sepse askush nuk mund të ofrojë mbrojtje prej Teje përveç Teje, dhe nuk ka strehë e as shpëtim prej Allahut, përveçse tek Allahu. "Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton", jam i paaftë dhe nuk mund ta rendis apo ta numëroj, për shkak të pamundësisë sime për të përmendur plotësisht mirësinë dhe bujarinë Tënde në mënyrën që të takon Ty, sado që të përpiqem. "Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten!", sepse vetëm Ti e ke lavdëruar Veten në mënyrën që të takon Ty, e kush mund të të lavdërojë siç duhet?!
Shurejh ibn Hani ka thënë: “E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Profeti ﷺ me të hyrë në shtëpi?” Më tha: “Përdorte misvakun.”
Transmeton MuslimiNjë ndër udhëzimet dhe praktikat e Profetit ﷺ ishte që, sa herë hynte në shtëpinë e tij, fillonte me përdorimin e misvakut, pa marrë parasysh nëse ishte ditë apo natë.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”
Muttefek alejhiËshtë përmendur në prani të Profetit ﷺ një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes, derisa ka lindur dielli, kështu që nuk ishte zgjuar për ta falur namazin e obliguar (të sabahut). Kësisoj Profeti ﷺ tha: Ai është një njeri, në veshin e të cilit ka urinuar shejtani.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!" Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv e shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith e përshkruan gjendjen e shejtanit dhe përpjekjen e tij për ta penguar njeriun që dëshiron të ngrihet për të falur namazin e natës ose të sabahut. Kur besimtari shkon për të fjetur, shejtani lidh mbi pjesën e pasme të kokës së tij tri nyja. Kur besimtari zgjohet dhe e përmend Allahun e Lartësuar, pa iu përgjigjur ngacmimeve të shejtanit, i zgjidhet njëra nyjë. Kur të marrë avdes, i zgjidhet tjetra. E, nëse ngrihet dhe falet, zgjidhet edhe nyja e tretë, rrjedhimisht gdhihet aktiv dhe shpirtmirë, për shkak të gëzimit se Allahu i dha sukses t'i bindet Atij dhe është i ngazëllyer për premtimin e Allahut për shpërblim e falje, njashtu për shkak të çlirimit nga nyjat dhe pengesat e shejtanit. Por, nëse nuk ngrihet, gdhihet shpirtkeq, zemërpikëlluar, përtac për të kryer vepra të mira dhe të mirësisë, sepse është i lidhur me nyjat e shejtanit e i larguar nga afërsia e Gjithëshiruesit.