





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë, - ndërkohë Numani i drejtoi dy gishtat nga veshët e vet: "Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ na sqaroi në këtë hadith një rregull të përgjithshme në lidhje me gjërat dhe se ato në sheriat ndahen në tri kategori: hallall i qartë, haram i qartë dhe gjëra të dyshimta, vendimi i të cilave nuk është i qartë në aspektin e hallallit dhe haramit e këtë vendim nuk e dinë shumë njerëz. Kushdo që i braktis këto gjëra të dyshimta, feja e tij do të jetë e sigurt duke e larguar nga rënia në haram dhe nderi i tij do të jetë i sigurt nga fjalët e njerëzve, për faktin se ata do ta kritikonin për kryerjen e kësaj vepre të dyshimtë. Kushdo që nuk u shmanget të dyshmitave, e ka ekspozuar veten: ose duke rënë në haram, ose duke përfoluar njerëzit nderin e tij. Profeti ﷺ ka dhënë një shembull për të treguar gjendjen e atij që i vepron të dyshmitat, se i tilli është sikurse bariu që kullot bagëtinë e tij pranë një toke që e ka rrethuar pronari i saj, kështu që bagëtitë e bariut mund të kullotin në këtë zonë të rrethuar, për shkak të afërsisë me të. Po ashtu, kushdo që bën diçka të dyshimtë, atëherë ai i afrohet haramit dhe është gati për të rënë në të. Pas kësaj, Profeti ﷺ tregoi se në trupin e njeriut është një copë mishi (zemra), që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi.
Shedad ibën Evsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Dy gjëra i kam mbajtur në mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: "Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe, kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: mprihni thikat dhe qetësojeni bagëtinë (kurbanin)."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje. Mirësia nënkupton që robin ta shoqërojë në vazhdimësi ndjenja se Allahu e vëzhgon gjatë adhurimit të Tij, kur bën hair, kur t'ua largojnë ndonjë dëmtim krijesave. Këtu bëjnë pjesë edhe vrasja e therja. Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet. Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë."
Transmeton DarakutniuProfeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij duhet të pengohet nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që është njësoj e nuk i lejohet askujt që të dëmtojë as vetveten e as të tjerët. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë implementimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), duke mos bërë shkelje në këtë rast. Pastaj Profeti ﷺ e sqaroi kërcënimin për atë që i dëmton të tjerët, se do ta zërë dëmi dhe atë që ua vështirëson njezëzve, do ta zërë vështirësia.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, sepse ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve."
Muttefek alejhiI Dërguari i Allahut ﷺ na përudhi se nëse na ndalon të bëjmë diçka, duhet ta shmangim atë pa përjashtim, e, nëse na urdhëron të bëjmë diçka, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi mundësi. Pastaj ai na paralajmëroi që të mos jemi si disa nga popujt e mëparshëm të cilët u bënin shumë pyetje profetëve të tyre pavarësisht se i kundërshtonin ata. Kështu që Allahu i ndëshkoi ata me lloje të shkatërrimit dhe asgjësimit, kështu që nuk duhet të jemi si ata, që mos të shkatërrohemi si ta.
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith na njofton se Xhibrili ia përsëriste vazhdimisht dhe e porosiste që të kujdesej për fqinjin, i cili është afër shtëpisë, qoftë musliman, qoftë jomusliman, qoftë i afërm, qoftë i largët, duke ia ruajtur të drejtën dhe duke mos e dëmtuar, duke i bërë mirë dhe duke duruar dëmin që mund ta shkaktojë, saqë Profeti ﷺ, duke e parë respektin që gëzon fqinji dhe faktin se Xhibrili e porosiste në vazhdimësi për këtë gjë, mendoi se do të zbriste shpallje ku fqinji do të kishte të drejtë në trashëgimi.
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”
Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe AhmediProfeti ﷺ sqaroi se veprimi i disa gjërave është shirk (idhujtari). Prej tyre theksoi: 1. Rukjet (yshtjet): fjalë përmes të cilave kërkonin shërim njerëzit e xhahilietit (periudhës para se të vinte Profeti), të cilat përmbanin shirk. 2. Hajmalitë prej rruazave dhe të ngjashme, të cilat u ngjiten fëmijëve, kafshëve dhe të tjerëve, për të shmangur mësyshin. 3. Tivele, e cila bëhet për ta bërë të dashur njërin bashkëshort për tjetrin. Këto gjëra janë shirk, sepse është konsideruar diçka shkak (për shërim etj.), që nuk është shkak fetar, që vërtetohet me argument, e as shkak konkret, që vërtetohet me përvojë. Sa u përket shkaqeve fetare, si: leximi i Kuranit ose shkaqeve konkrete, siç janë barnat, që janë vërtetuar me përvojë (se janë të dobishme), ato lejohen, por duke besuar se janë shkaktare dhe se dobia dhe dëmi janë në Dorë të Allahut.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!"
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se është e ndaluar sharja e të vdekurve dhe cenimi i nderit të tyre dhe se kjo është një nga veset. Ata tashmë kanë arritur te veprat që kanë punuar, qofshin të mira, qofshin të këqija, si dhe kjo sharje nuk u arrin atyre, por përkundrazi i lëndon të gjallët (nga familjarët e miqtë e tyre).
Xhundub ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e fal sabahun është në mbrojtjen, ruajtjen dhe kujdesin e Allahut. Ai e mbron dhe e bën të ngadhënjejë. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër prishjes dhe zhvlerësimit të kësaj bese, qoftë duke braktisur namazin e sabahut, qoftë duke sulmuar namazfalësit. Kushdo që e bën këtë, e ka shkelur këtë mbrojtje dhe meriton kërcënim të rëndë, se Allahu do t'i kërkojë atij atë që ka lënë pas dore, e, kujtdo që Allahu ia kërkon këtë gjë, do ta dënojë atë, e pastaj do ta hedhë me fytyrë në Zjarr.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut."
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sadakaja nuk e pakëson pasurinë, por, përkundrazi, i largon të këqijat dhe Allahu ia zëvendëson personit të tillë me mirësi madhështore, prandaj i shtohet dhe nuk i pakësohet. Falja, duke pasur mundësi për t'u hakmarrë ose për ta ndëshkuar personin që të ka bërë dëm, vetëm e shton fuqinë dhe krenarinë tënde. Kushdo që tregohet modest dhe i thjeshtë për hir të Allahut, e jo nga frika a lajkatimi për ndokënd ose për të përfituar prej ndokujt, shpërblimi i tij do të jetë lartësim dhe nderim te të tjerët.