





























Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
All
Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që, pasi ta dëgjojë ezanin, thotë: “Allahumme rabbe hadhihi davetit-tammeti ves-salatil kaimeti, ati Muhammedenil vesilete vel fadilete, veb athhu mekamen mahmudenil-ledhi veadtehu. (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe këtij namazi që po falet, jepja Muhamedit ndërmjetësimin dhe mirësinë. Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud, - të cilën ia ke premtuar), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”
Transmeton BuhariuProfeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se kushdo që thotë këtë lutje pasi ta përfundojë muezini ezanin: "O Allah, Zot i kësaj thirrjeje", që janë fjalët e ezanit, me të cilat thirren njerëzit për të adhuruar Allahun dhe për të kryer namazin. "të përsosur", do të thotë të plotë, pra thirrja e teuhidit dhe e mesazhit hyjnor. "dhe këtij namazi që po falet", që është i vazhdueshëm dhe i afërt për t’u kryer. "...jepja Muhamedit ndërmjetësimin", që është pozita më e lartë në Xhenet, e cila nuk do t’i jepet askujt tjetër përveç tij ﷺ. "...dhe mirësinë", që është shkalla e epërsisë ndaj shkallëve të tjera të krijesave. "Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud", që i sjell lavdërim atij që qëndron aty, dhe që i referohet ndërmjetësimit të madh në Ditën e Gjykimit. " të cilën ia ke premtuar", me fjalën e Tënde: "Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar." (El Isra 79), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit. Kushdo që thotë këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Profetit ﷺ, dhe ajo me siguri do t’i jepet atij në Ditën e Gjykimit.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i shani shokët e mi, sepse, edhe nëse ndonjëri prej jush dhuron ar sa mali Uhud, (vlera e tij), nuk arrin as sa grushtet e tyre (që ata kanë dhuruar), madje as sa gjysma e kësaj.”
Muttefek alejhiProfeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që të shahen sahabët, veçanërisht besimtarët e parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Gjithashtu tregoi se, nëse ndonjë njeri dhuron ar sa mali Uhud, shpërblimi i tij për këtë nuk do ta arrinte shpërblimin e asaj që dhuroi ndonjëri prej sahabëve prej ushqimit, qoftë dy grushte, qoftë gjysma e kësaj. Kjo është për shkak të sinqeritetit të tyre të madh, qëllimit të tyre të çiltër dhe se shpenzuan e luftuan para Çlirimit të Mekës, ku nevoja për këtë ishte e madhe.
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: "Këta të dy janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të Xhenetit, nga të parët dhe të fundit, përveç pejgamberëve dhe të dërguarve."
Transmeton TirmidhiuProfeti ﷺ njoftoi se Ebu Bekër Sidiku dhe Omer Faruku (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve dhe më të mirët prej atyre që do të hyjnë në Xhenet pas pejgamberëve dhe të dërguarve.
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit."
Transmetojnë Tirmidhiu dhe AhmediProfeti ﷺ në këtë hadith tregoi se dy nipërit e tij, Hasani dhe Husejni, djemtë e Ali ibn Ebu Talibit dhe Fatimes, vajzës së Profetit ﷺ, janë zotërinjtë e atyre që vdesin të rinj dhe hyjnë në Xhenet për nga virtyti, ose janë zotërit e të rinjve të Xhenetit, përveç pejgamberëve dhe halifëve të drejtë.
Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe; me krenarinë e krenarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e nënçmon kufrin (mosbesimin)." Temim Dariu thoshte: "Këtë e vura re te familjarët e mi. Ata që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, u nënçmuan, poshtëruan dhe paguan xhizjen (taksën vjetore)."
Transmeton AhmediI Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith tregon se kjo fe do të përhapet në të gjitha anët e botës, kështu që kjo fe do të arrijë në çdo vend ku arrin nata dhe dita. Allahu i Lartësuar nuk do të lërë shtëpi në qytete, fshatra e shkretëtirë pa e futur këtë fe. Kushdo që e pranon këtë fe dhe e beson, do të nderohet me krenarinë e Islamit. Kushdo që e refuzon atë dhe e mohon, do të poshtërohet dhe do të jetë i nënçmuar. Pastaj sahabiu, Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se këtë çfarë i kishte thënë i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte vënë re te familjarët e vet. Atyre që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që ishin jobesimtarë, u nënçmuan, u poshtëruan dhe i paguajtën muslimanëve xhizjen (taksën vjetore).
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”
Transmeton MuslimiProfeti ﷺ tregoi për Abdullah ibn Xhudanin, i cili ishte një nga udhëheqësit e kurejshëve para Islamit dhe shquhej për disa punë të mira, siç janë: mbajtja e lidhjeve me të afërmit dhe mirëbërësia ndaj tyre, dhënia ushqim nevojtarëve dhe virtyte të tjera në të cilat nxit Islami, se këto vepra nuk do t'i bëjnë dobi në botën tjetër, për shkak të mosbesimit të tij në Allahun dhe se ai kurrë nuk tha: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”
Zejd ibën Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", më besuan Mua dhe i mohuan yjet. Ndërkaq, ata që thanë: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", më mohuan Mua, e u besuan yjeve."
Muttefek alejhiProfeti ﷺ e fali namazin e sabahut në Hudejbije, - fshat afër Mekës, - pasi atë natë ra shi. Kur dha selam dhe e mbaroi namazin, iu drejtua njerëzve dhe i pyeti: "E dini se çfarë tha Zoti juaj i Lartmadhërishëm?” Ata iu përgjigjën: "Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë më së miri!" Ai tha: "Allahu i Lartësuar e ka bërë të qartë se njerëzit ndahen në dy grupe kur bie shi: një grup që beson në Allahun e Lartësuar dhe një grup që nuk beson në Allahun e Lartësuar. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", ia adresuan zbritjen e shiut Allahut të Lartësuar dhe të tillët janë besimtarë në Allahun, Krijuesin, i Cili e kontrollon Universin dhe janë mohues të yjeve. Ndërkaq, ata që thanë: "Na ra shi për shkak të filan yllit", të tillët e mohuan Allahun dhe u besuan yjeve. Një veprim i tillë është kufër (mosbesim) i vogël, pasi shiu iu adresua yjeve, meqë Allahu nuk e bëri atë as shkak fetar (sheratik) e as shkak të krijimit (kaderik). E, ata që ia adresojnë rënien e shiut dhe ngjarjet e tjera tokësore lëvizjeve të yjeve gjatë ngritjes dhe rënies së tyre, duke besuar se ato janë vepruesi i vërtetë, atëherë janë jobesimtarë, që kanë bërë kufër të madh (që i nxjerr nga feja).
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa sahabë erdhën te Profeti ﷺ dhe e pyetën: "Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”
Transmeton MuslimiNjë grup shokësh të Profetit ﷺ erdhën dhe e pyetën për gjëra të rënda që mendja po u shkonte për to, të cilat janë të rënda po të përmendeshin, sepse janë të shëmtuara dhe neveriten prej tyre. Profeti ﷺ u tha: "Kjo që e ndieni është imani i kulluar dhe bindja e sigurt, e cila ju shtyn ta parandaloni atë që shejtani e hedh në zemër dhe ta urreni që ta shqiptoni, si dhe ta konsideroni këtë gjë diç të rëndë e të madhe në shpirtrat tuaj. Shejtani nuk mund t'jua kontrollojë zemrat tuaja, ndryshe nga të tjerët, zemrat e të cilëve shejtani ua kontrollon dhe nuk kanë si të mbrohen kundër tij.
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka, - që i shkon ndërmend, - e që të bëhet hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj." Profeti ﷺ i tha: “Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”
Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka që i shkon ndërmend, por të flasë rreth saj është e rëndë, kështu që të jetë hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj. Profeti ﷺ dy herë tha: "Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi!" Dhe e falënderoi Allahun që dredhinë e shejtanit e ktheu thjesht në një cytje (vesvese).