Hadeeth Cards
Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way






























Da'wa cards that highlight great meanings from the noble prophetic hadiths in a simple style and attractive display that helps the Muslim to have a deeper understanding of his religion in an easy way
Profeti ﷺ në këtë hadith e ka ndaluar rruajtjen e një pjese të kokës së fëmijës dhe lënien e një pjese tjetër. Kjo ndalesë është e përgjithshme për të gjithë meshkujt, qofshin të vegjël, qofshin të mëdhenj. E, sa u përket femrave, atyre nuk u lejohet t'i rruajnë flokët.
Në këtë hadith, Profeti ﷺ na shpjegon një nga arsyet më të zakonshme të dënimit të varrit, që është mosruajtja dhe mospastrimi nga urina.
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se Allahu e urdhëroi që, kur të falet, të bëjë sexhde me shtatë pjesë të trupit, të cilat janë: E para: balli, që është pjesa e fytyrës mbi hundë dhe sy. dhe Profeti ﷺ bëri me dorë në hundën e tij, duke sqaruar se balli dhe hunda konsiderohen një gjymtyrë nga të shtatat, si dhe duke theksuar se namazliu në sexhde e prek tokën me hundë. E dyta dhe e treta: dy duart. E katërta dhe e pesta: dy gjunjët. E gjashta dhe e shtata: majat e gishtërinjve të këmbëve. Gjithashtu na urdhëroi që të mos i lidhim flokët dhe të mos i mbledhim rrobat kur bëjmë sexhde në tokë për t'i ruajtur ato, por, përkundrazi, t'i lëshojmë, derisa të bien në tokë dhe të bien në sexhde së bashku me gjymtyrët.
Profeti ﷺ në namazin e tij i bënte këto pesë lutje ndërmjet dy sexhdeve, për të cilat muslimani ka shumë nevojë. Këto lutje ngërthejnë në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, bie fjala, kërkimi i faljes, mbulimi i mëkateve dhe tejkalimi i tyre, kërkimi i mëshirës, shpëtimi nga dyshimet, epshet e sëmundjet; lutja drejtuar Allahut për udhëzim drejt së vërtetës dhe qëndrueshmërisë në të; lutja për të të dhënë besim, dituri, vepra të mira dhe për të të dhënë pasuri hallall e të mirë.
Kur Profeti ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, e pastaj e madhëronte Zotin e tij duke thënë: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje e pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Allahu është i përkryer në cilësitë e Tij, është i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi. Ti nga Ai e kërkon shpëtimin nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, e jo nga dikush tjetër. Të mirat e Allahut të Lartësuar janë të shumëfishuara në të dyja botët, Ai është Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit."
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, në parim, namazi falet në këmbë, mirëpo, nëse personi nuk mund të qëndrojë në këmbë, falet ulur. E, nëse nuk mund të falet ulur, atëherë i lejohet të falet i shtrirë anash.
Një i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë jam i verbër dhe nuk kam njeri që të më ndihmojë e të më marrë për dore në xhami për faljen e pesë vakteve" dhe kështu kërkonte lehtësim nga Profeti ﷺ, që të mos merrte pjesë në faljen e namazit me xhemat, e në atë rast Profeti ﷺ ia lejoi. Mirëpo, kur njeriu po largohej, Profeti ﷺ e thirri dhe e pyeti: "A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po." Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju pra thirrësit për në namaz!”
Nëse ndonjëri prej jush i bashkohet namazit me xhemat dhe e gjen imamin në një nga pozicionet e namazit: në këmbë, në ruku, në sexhde ose ulur, ai duhet të bëjë të njëjtën gjë si imami, qoftë qëndrim në këmbë, ruku, qoftë diçka tjetër, e jo të presë derisa imami të ngrihet në këmbë, siç bëjnë masa e thjeshtë e popullit.
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ua mësoi hutben që thuhet në raste nevoje, e cila thuhet në fillim të fjalimeve në hutbe dhe para ndonjë rasti të caktuar, siç është hutbeja e martesës, hutbeja e xhumasë dhe të tjera. Kjo hutbe ngërthen në vete kuptime madhështore, duke përfshirë shpjegimin e së drejtës së Allahut për të gjitha llojet e lavdërimeve, kërkimndihmën vetëm prej Tij, i Cili nuk ka ortak, mbulimin e gjynaheve, anashkalimin e tyre dhe kërkimin e strehimit tek Ai nga të gjitha të këqijat; të këqijat e vetes (shpirtit) dhe të tjera. Pastaj Profeti ﷺ lajmëroi se udhëzimi është në dorën e Allahut, kështu që, këdo që udhëzon, nuk ka kush që mund ta humbë, si dhe këdo që Ai humb, nuk ka kush ta udhëzojë. Më pas e përmendi dëshminë e monoteizmit se nuk ka zot të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshminë se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Në fund, ai e mbylli këtë hutbe me këto tri ajete, që përfshijnë urdhrin për t'iu frikësuar Allahut të Lartmadhëruar: duke i zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij, duke synuar kështu Fytyrën (kënaqësinë) e Allahut, dhe se shpërblimi për këdo që e bën këtë është se veprat dhe fjalët e tij do të përmirësohen, të këqijat do t'i fshihen, gjynahet do t'i falen dhe do të ketë jetë të këndshme në të dyja botët dhe do ta fitojë Xhenetin në Ditën e Kiametit.